Dhëmbët e sëmurë në nofullën e sipërme në segmentet anësore mund të jenë në nga shkaqet për infektim të sinuseve maksilar. Kjo ndodh për shkak të faktit se zbrazëtirat e sinuseve janë të lidhura ngushtë me dhëmbët dhe gojën. Për lidhshmërinë mes dhëmbëve dhe sinuseve biseduam me dr. Andrejço Gërnçarovski, kirurg oral.
Sinuset maksilar janë sinuset më të mëdhenj paranazal, të cilët gjenden në nofullën e sipërme, duke marrë pjesë në ndërtimin e zbrazëtirës së syve, hundës dhe gojës. Sinusiti maksilar zakonisht është shkaktuar nga infektimi i hundës, por gjithashtu, infektimi mund të ndodh edhe nga dhëmbët jo të sanuar. Prandaj, kontrollet e rregullta stomatologjike janë të domosdoshme që me kohë të diagnostifikohet dhe të mjekohet infektimi i sinusit maksilar.
Dhimbja e dhëmbëve dhe sinusi i inflamuar
Në disa raste, dhimbja në dhëmbë ose nofulla mund të jetë simptomi i parë për ekzistimin e infektimit në sinusin maksilar. Hulumtimet tregojnë se në shumicën e rasteve ekziston kontakt i afërt i dhëmbëve molar me shtresën e poshtme të sinusit maksilar, kështuqë çdo procedurë terapeutike e këtyre dhëmbëve, nëse nuk realizohet në mënyrë profesionale mund ta dëmtojë të njëjtin. Veçanërisht gjatë intervenimit operativ duhet t’i kushtohet vëmendje nofullës së sipërme në rajonin anësor (nxjerrja e dhëmballëve të pjekurisë së impaktuar, cistektomi, apikotomi, sinus lift procedurat) të mos lëndohet jargëzua e sinusit maksilar do të thotë të njëjtët të jenë dera hyrëse për paraqitjen e të ashtuqutjaturit sinusit odontogen maksilar.
Inflamacioneve të rralla të sinusit, gjegjësisht dhimba nga të njëjtit mund të manifestohet si dhimbje dhëmbi. Prandaj me rëndësi të madhe është kontrolli stomatologjik dhe vlerësimi i drejt, nëse bëhet fjalë për dhimbje dentare (dhëmbi) ose shkak për dhimbjen është procesi patologjik në sinusin maksilar. Prandaj nevojitet që të bëhen të gjitha procedurat diagnostifikuese (anamneza, kontrollet klinike të gojës, RTG incizimet e dhëmbëve dhe nofullave, TK të sinuseve paranazale), që në mënyrë diagnostikimi diferencial të vërtetojmë nëse dhimbja është shkaktuar nga dhëmbët ose nga sinusi maksilar. Në rastet e tilla ne i qasemi në mënyrë shumë disiplinore, gjegjësisht planin e terapisë e caktojmë në bashkëpunim me specialistin otorinolaringolog.
Sinus lift procedura
Pas ekstraktimit të dhëmbëve në nofullën e sipërme, ndodh atrofia e eshtrës, do të thotë humbja e saj, dhe atë në muajt e parë edhe deri në 30%. Me këtë mund të vijë edhe deri te ulja e shtesës së poshtme të sinusit maksilar. Ky është problem nëse duhet të vendosen implantë dentar, e zbatohet procedura e quajtur sinus lift, do të thotë ngritja e shtresës së poshtme të sinusit që të krijohet hapësirë për vendosjen e implantëve. I njëjti mund të realizohet me qasje krestale (përmes kurorës së dhëmbëve) dhe quhet metoda e mbyllur ose qasja laterale, do të thotë metoda e hapur.
Si realizohet?
Procedura realizohet me ngritjen e membranës së sinusit me instrumente speciale që të bëhet vend për vendosjen e graftit kockor, me çka rritet gjerësia dhe lartësia e kurorës alveroale. Pastaj vijon vendosja e implantëve. Duhet të përmendim se intervenimi realizohet me anestezion lokal. Nëse kjo procedurë realizohet në mënyrë profesionale dhe të saktë, gjasat për komplikime janë minimale.