Diagnostikimi i shpejtë i tuberkulozit me testin Xpert MTB/RIF

Tuberkulozi është një sëmundje infektive sistemike e shkaktuar nga bakteria Mycobacterium tuberculosis. Ajo është përcaktuar si një nga 10 sëmundjet të cilat shkaktojnë vdekjen në nivel global. Dr. Biljana Qurçiq, mikrobiloge, thotë se infeksioni zakonisht prek mushkëritë, edhe pse mund të prekë çdo organ tjetër të trupit. Supozohet se 15-20% të rasteve të diagnostikuara të tuberkulozit, janë me paraqitje ekstrapulmonare të sëmundjes. Kjo shifër është më e madhe se 25% tek fëmijët dhe personat me çrregullim të sistemit imunologjik. Në këtë rast infeksioni primar prek ndonjë nga organet në trup me ose pa përfshirjen e mushkërive. Ky lloj tuberkulozi është më i vështirë për tu diagnostikuar, dhe zakonisht mbetet i pazbuluar dhe në këtë mënyrë shumë pacientët nuk kanë mundësi për tu trajtuar në kohë me anë të ilaçeve antituberkulare.

A ka ende persona të sëmurë nga tuberkulozi?

Sipas raportit zyrtar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2015 janë regjistruar 10.4 milion raste të reja të tuberkulozit, ndërsa 1.8 milionë njerëz kanë vdekur nga kjo sëmundje. Llogaritjet kanë treguar se 30-60%  e personave të rritur në vendet në zhvillim janë të prekur nga tuberkulozi. OBSH ka zhvilluar një strategji për luftën kundër tuberkulozit, e cila fokusohet në diagnostikimin e hershëm dhe të shpejtë të sëmundjes, testimin universal për ndjeshmërinë e tuberkulozit dhe trajtimin e duhur të të gjithë personave të sëmurë.

Diagnostikimi i shpejtë i rëndësishëm për trajtimin e sëmundjes

Diagnoza e tuberkulozit është një procesi i gjatë dhe i komplikuar. Diagnostikimi konvencional zgjat të paktën 2 muaj, nga momenti i mbjelljes së mostrës së marrë. Për shkak të shpërsisë së sëmundjes, si dhe faktit të përhapjes së shpejtë në formë epidemiketek nje njerëzit, nevojitet një lloj diagnoze tjetër për marrjen e rezultatit të saktë.

Rezultatet në të njejtën ditë

Një mostër për kryerjen e analizës mund të jetë: marrja e sekrecionit të nxjerrë me anë të kollës, marrja e gjakut nga vena, ose me anë të çdo mostre të indeve të marra nga pacienti qoftë tek personat e rritur apo tek fëmijët. Spitali klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi institucion shëndetësor në rajon ku marrja e mostrës së indeve mund të dërgohet menjëherë për analizë në laborator. Kështu mostra dërgohet dhe analizohet për një kohë të shkurtër dhe mundësitë për paketim dhe transport të papërshtatshëm janë të reduktuara. Këto janë faktorë tepër të rëndësishëm për vendosjen e diagnozës. Rezultati është i saktë, pa mundësi për ndër-reaksione me baktere të tjera, dhe rezultati merret përreth 2 orë. Në këtë mënyrë, mjeku i cili kërkon testin e tuberkulozit, merr rezultatin e vlevshëm në të njejtën ditë.

Testi Xpert MTB/RIF zbulon sëmundjen shpejt dhe saktë

Eseja e vetme diagnostikuese e rekomanduar nga OBSH e cila i plotëson kërkesat për diagnostikimin fillestar dhe të shpejtë, si dhe testimin për ndjeshmërinë ndaj ilaçeve të tuberkulozit është Testi Xpert MTB/RIF. Ky test në të njejtën kohë zbulon nëse është e pranishme bakteria e cila shkakton tuberkuloz, dhe nëse në të ekziston rezistencë ndaj rifampicinës. Testi mbështetet nga bordi këshilltar shkencor dhe teknik i OBSH-së, si zgjidhja e parë e testit në vendet endemike siç është vendi ynë. Testi Xpert MTB/RIF tashmë ka një vit që punon në laboratorinë për diagnostikimin molekular në “Acibadem Sistina”. Për analizën e saktë, të ndjeshme dhe specifike, përdoret një metodë e automatizuar e bazuar në amplifikimin e acidit nukleik, që është teknologjia e vetme e rekomanduar nga gjenerata e re e platformës së automatizuar molekulare diagnostikuese” – shprehet Dr. Qurçiq.

Shpërndaj