Diagnoza dhe trajtimi i metastazave në shtyllën kurrizore

Shtylla kurrizore është boshti dhe mbështetja kryesore e trupit, ajo është e përbërë nga 34 rruaza, disqe, ligamente dhe struktura të tjera.  Megjithatë, shtylla kurrizore është pjesa e cila preket më shpesh nga tumoret e organeve të tjera – tumoret metastatike.  Tumoret metastatike më të zakonshme janë ato të: gjirit, mushkërive, gjendrës tiroide prostatës, zorrës së trashë dhe veshkave.  Nga ana tjetër, shumë rrallë ndodh që në shtyllën kurrizore të shfaqen tumore të zhvilluara nga struktura e saj. Këto janë tumre primare.  Zakonisht, një tumor i tillë është  plazmocitom , melanoma e shumfishtë, limfomë, nevromë.

Shtylla kurrizore është boshti dhe mbështetja kryesore e trupit, ajo është e përbërë nga 34 rruaza, disqe, ligamente dhe struktura të tjera.  Megjithatë, shtylla kurrizore është pjesa e cila preket më shpesh nga tumoret e organeve të tjera – tumoret metastatike.  Tumoret metastatike më të zakonshme janë ato të: gjirit, mushkërive, gjendrës tiroide prostatës, zorrës së trashë dhe veshkave.  Nga ana tjetër, shumë rrallë ndodh që në shtyllën kurrizore të shfaqen tumore të zhvilluara nga struktura e saj. Këto janë tumre primare.  Zakonisht, një tumor i tillë është  plazmocitom , melanoma e shumfishtë, limfomë, nevromë.

Prof. Dr. Jordan Savevski, specialist në traumatologji dhe shef i qendrës kurrizore në spitalin klinik “Acibadem Sistina” shpjegon se  tumoret zakonisht janë të lokalizuara tek rruazat kurrizore dhe 70% në pjesën e gjoksit (pjesën torakale), 20% në mes (në pjesën lumbale) dhe 10% tek qafa (në pjesën cervikale).Tumori fillon të rritet dhe të rrisë presionin në boshtin e rruazave kurrizore, të shkaktojë shpërbërjen e strukturave kockore, me patologji të njëpasnjëshme dhe paqëndrueshmëri kurrizore. Të gjitha këto përsa i përket aspektit biomekanik, shfaqin apo gjenerojnë dhimbje të forta dhe deformim të shtyllës kurrizore – gibbus (gungë në kurriz). Nga ana tjetër, masa e tumorit shkakton presion mbi palcën kurrizore dhe rrënjët e saj, gjë e cila shkakton dëme neurologjike.

  • Manifestimi më i hershëm dhe më i shpeshtë I tumorit spinal është dhimbja e shtyllës kurrizore. Ajo është statike, mekanike dhe i kufizon aktivitetet  fizike.  Ajo është e pranishme tek 90-95 % e pacientëve. Ata në fillim e përshkruajnë si një dhimbje të lehtë e cila shpesh i bën nervozë në lidhje me aktivitetet e tyre,  dhe më pas bëhet më e fortë dhe më progresive e cila shkakton dhimbje gjatë ditës edhe gjatë natës, e cila i kufizon aktivitetet e përditshme dhe prish qetësinë e gjumit.
  • Me kalimin e kohës shfaqen edhe çrregullime neurologjike të cilat manifestohen me mosfunksionimin motorik (palëvizshmëri) dhe mosfunksionimin ndijor. Pacientët zakonisht ankohen për humbjen e ndjesisë në gjymtyrë, ndjenjën e dobësimit të tyre, dhe me kalimin e kohës e humbasin krejtësisht ndjeshmërinë e tyre ( paralizë). Kufizimi i lëvizshmërisë së këmbëve është i njohur si paraplegji e poshtme, ndërkohë që kufizimi  apo paraliza e katër gjymtyrëve, është e njohur si  kuadriplegji (quadriplegia). Çrregullimet neurologjike, manifestohen edhe me mosfunksionim të sfinktereve. Pacientët ankohen në lidhje me çrregullimin e urinimit, për pamundësinë për të urinuar, si dhe për pamundësinë për ta mbajtur urinën. Gjithashtu shfaqet edhe çrregullim i muskulit unazor anal (probleme me jashtëqitjen).

Diagnoza

Shpesh pacientët vijnë tepër vonë  ose atëherë kur simptomat  e çrregullimeve të sfinktereve shoqërohen me sëmundje të tjera (hipertrofija e prostatës tek meshkujt) . Prandaj, diagnostikimi duhet të kryhet sipas një protokolli të përcaktuar saktë – skemë e cila përfshin:

  • Shqyrtimin e plotë të gjendjes (pyetje të detajuara për të gjitha simptomat e pacientit) dhe kontroll i vëmendshëm  veçanërisht në lidhje me problemet neurologjike.
  • Rëntgeni në shtyllën kurrizore është hapi i parë për përcaktimin e diagnozës. Ai jep të dhëna për pikat osteolitike tek rruazat (njolla në rruaza). Më pas në rëntgen mund të shihen  fraktura patologjike, zvogëlimi i trupit rruazor, ose deformim apo paqëndrueshmëri të shtyllës kurrizore, edhe pse nuk ka asnjë dëmtim të shaktuar nga aktivitetet.
  • Tomografia e kompjuterizuar – është një procedurë e shkëlqyer diagnostikuese për strukturën e kockave. Tregon në mënyrë të qartë osteolizën, shkatërrimin, frakturat patologjike dhe paqëndrueshmërinë.
  • Rezonanca magnetike – është një standard i artë për diagnostikimin e tumorit në shtyllën kurrizore. Ajo tregon lokalizimin e tumorit, përhapjen e tij, nëse shkakton presion mbi indet e buta, strukturat nervore (palcën kurrizore dhe rrënjët), nëse ka dalë nga trupi, nëse është futur në kanalin spinal aty ku gjendet palca kurrizore, nëse prek një apo më shumë rruaza, dhe si reagon në zonat përreth.
  • Skanimi i kockës – Tc99m –  izotop technetium  i cili tregon përhapjen e tumorit  dhe tregon nëse është vetëm në shtyllën kurrizore , nëse ka një, dy apo më shumë metastaza kockore të afërta apo të largëta.
  • Biopsia – marrja e mostrës  nga masa e tumorit, e cila dërgohet për shqyrtim patohistologjik. Kjo zakonisht kryhet me anë të një gjilpëre speciale nën kontrollin e kompjuterit apo rëntgenit fluoroskopik në sallën e operacionit, nëpërmjet lëkurës, pa prerje kirurgjike. Në këtë mënyrë kirurgu është i sigurt  se për çfarë tumori bëhet fjalë, gjë e cila është tepër e rëndësishme për planin operativ kirurgjikal.
  • PET / CT – tregon vendnodhjen lokale të tumorit por edhe përhapjen e tij nëpër trup (metastaza të largëta). Spitali klinik “Acibadem Sistina” i posedon të gjitha këto mundësi diagnostikuese, disponon terknologjinë më të fundit dhe më të saktë për diagnostikimin e sëmundjeve, si dhe stafin profesional më me përvojë  në të gjitha disiplinat dhe të gjitha këto janë të lokalizuara në një vend.

Trajtimi

Në varësi të llojit të tumorit dhe fazës në të cilën është zhvilluar sëmundja jepet edhe trajtimi i përshtatshëm. Nëse tumori është në fazë fillestare,   mund të trajtohet me anë të radioterapisë dhe kimioterapisë.  Ajo duhet të jetë e  balancuar nga një ekip multidisiplinar, i cili përbëhet nga onkolog dhe  kirurg, dhe secili prej tyre jep mendimin e vet. Seritë e njëpasnjëshme kanë treguar se fillimisht duhet të kryhet pjesa kirurgjikale dhe më pas vijojnë terapitë e tjera (onkologjike). Kur kjo kryhet sëbashku dhe është e kombinuar mirë, arrihen rezultate të mira dhe të plota. Indikacionet për trajtimin kirurgjik janë të përcaktuara qartë: dhimbje e progresuar spinale e padurueshme, fraktura patologjike, deformim spinal me paqëndrueshmëri, deficit progresiv neurologjik dhe tumore radiorezistente (tomoret në veshka, mushkëri, zorrën e trashë, gjendrën tiroide). Për tumoret e vaskulizuara është i nevojshëm embolizimi paraoperativ, për të parandaluar gjakderdhjen masive. Ky spital është i pajisur me teknikë dhe me një staf tepër profesional për ta kryer atë.  Trajtimi kirurgjik përfshin heqjen e plotë të tumorit, rindërtimin dhe fiksimin e mëtejshëm. Në këtë spital, kjo është një procedurë rutinë, qasja multidisiplinare për diagnostikimin dhe trajtimin e këtyre tumoreve (kirurg, onkolog, radiolog, mjekësia nukleare, neurolog dhe terapia fizikale) është e pranishme në praktikën e përditshme. 

Shpërndaj