Diagnoza e saktë dhe trajtimi i tumoreve në gji në fazë të hershme

Biopsia me shënues (marker) nën kontrollin e ultratingullit dhe mamografisë. Biopsia kirurgjike me shënues (marker) nën kontrollin e metodës radiologjike është një proces i cili kryhet në mënyrë ekipore. Kjo procedurë është një metodë e saktë  dhe e sigurt e cila mundëson mënjanimin e tumoreve beninje, dhe përdoret për diagnostikimin e saktë të sëmundjeve malinje në fazën paraklinike, atëherë kur trajtimi është i thjeshtë dhe rezultatet e trajtimit janë të mira. Në rastin e sëmundjeve beninje kjo procedurë përdoret për trajtimin përfundimtar të tyre. Dr. Dragan Smilevski, kirurg torakal, thotë se qëllimi i kësaj procedure është heqja e indeve abnormale nga parenhima e gjirit e cila për mjekun dhe për pacientin është e paprekshme. Prania e saj është e konfirmuar më parë me anë të një prej metodave radiologjike siç është ultratingulli apo mamografia.

Ku zbatohet?

Kjo procedurë zbatohet tek proceset e tumoreve beninje (siç është fibroadenomot), dimensionet e të cilave janë aq të vogla saqë mjeku me anë të ekzaminimit klinik nuk mund të përcaktojë lokalizimin e saktë të procesit. Në këtë rast procedura ka qëllim terapeutik, mënjanimin e plotë të tumorit, gjë e cila ka për qëllim edhe trajtimin përfundimtar. Treguesi i dytë  ka të bëjë me mikrokalcifikimet e grupuara të para me anë të kontrollit mamografik, të cilat kanë të bëjnë me ndryshime të dyshuara radiologjike dhe verifikimi i tyre histologjik luan një rol tepër të rëndësishëm. Në këtë rast, procedura ka një karakter diagnostikues dhe trajtimi përfundimtar do të përcaktohet pas marrjes së rezultatit histologjik.

Si zbatohet?

Procedura përbëhet nga tre pjesë. Pjesa e parë zhvillohet apo nis në departamentin e radiologjisë, ku radiologu nën kontrollin e ultratingullit apo mamografisë vendos shënues (tela) fundi apo skaji i të cilëve përfundon pikërisht aty ku ndodhet ndryshimi. Kjo pjesë e procedurës zhvillohet nën ndikimin e anestezisë lokale. Në këtë mënyrë, lezioni i identifikuar bëhet shumë lehtë i dallueshëm për kirurgun.  Pjesa e dytë e procedurës zhvillohet në sallë operative dhe nën ndikimin e anestezisë së përgjithshme. Kirurgu me anë të ndjekjes së shënuesit identifikon lezionin dhe e mënjanon atë tërësisht. Kur bëhet fjalë për biopsi kirurgjike të mikrokalcifikateve, mostra e marrë nga parenhima e gjirit dërgohet përsëri në mamografi ndërkohë që pacienti dhe ekipi i kirurgëve janë ende në sallën e operacionit për të vërtetuar mënjanimin e plotë të ndryshimit. Intervenimi përfundon pas konfirmimit të radiologut për mënjanimin e plotë të ndryshimit. Pjesa e tretë e procedurës zhvillohet në laboratorinë histologjike, ku patologu nën mikroskop shqyrton materialin dhe identifikon histologjikisht procesin. E gjithë procedura zhvillohet brënda një dite. Pacienti i përgatitur dhe i vlerësuar më parë, pranohet në spital ditën e intervenimit dhe në shumicën e rasteve lëshohet nga spitali në të njejtën ditë.Pas intervenimit, pacienti ndjen dhimbje minimale e cila kontrollohet lehtë me anë të anagjezikëve (ilaçe qetësuese) të rekomanduar nga mjeku. Pacienti mund të merret me aktivitet fizik të moderuar gjatë dy javëve të ardhshme, por jo aktivitete fizike intenzive, rekreativitet, apo aktivitete sportive profesionale. Pasi të jetë hartuar rezultati histologjik, në kontrollin e parë postoperativ pacientit i jepet diagnoza e saktë dhe në rast se është e nevojshme.

A ekziston rrezik?

Rreziqet nga kjo procedurë janë minimale dhe tepër të rralla. Mjeku do t’ju informojë për të gjitha rreziqet e mundshme para kryerjes së intervenimit. Dr. Dragan Smilevski thotë se rreziku nga vetë procedura është minimal, ndërkohë që benefitet janë të mëdha. Diagnostikimi në kohë i sëmundjeve malinje luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e mëtejshëm të sëmundjes.

Shpërndaj