Disa këshilla se si ti kapërceni sulmet e panikut

Karakteristika bazë e të ashtuquajturës çrregullim i panikut, është ankthi i fortë i përsëritur i cili shndërrohet në panik, pa patur një arsye reale të dukshme. Gjendje të tilla mund të shfaqen tek kushdo dhe në çdo kohë. Megjithatë, tek personat të cilët vuajnë nga ky çrregullim mund të gjejmë shumë ngjashmëri në aspektin e tipareve të tyre të personalitetit.

Karakteristika bazë e të ashtuquajturës çrregullim i panikut, është ankthi i fortë i përsëritur i cili shndërrohet në panik, pa patur një arsye reale të dukshme. Gjendje të tilla mund të shfaqen tek kushdo dhe në çdo kohë. Megjithatë, tek personat të cilët vuajnë nga ky çrregullim mund të gjejmë shumë ngjashmëri në aspektin e tipareve të tyre të personalitetit.

 Cilat janë simptomat e sulmeve të panikut?

Simptomat dominuese janë rrahjet e shpejta të theksuara të zemrës, dhimbja në gjoks, ndjenja e mbytjes, marramendja, ndjenja e diçkaje joreale e shoqëruar nga frika e vdekjes, humbjen e kontrollit, me humbjen e ndjenjave apo me humbjen e trurit (çmenduri). Simptomat mund të manifestohen edhe me shtrëngim apo ngërç në zonën e stomakut e cila përhapet shumë shpejt në pjesën e kokës dhe të qafës. Si pjesë e simptomave  të shpeshta shoqëruese shfaqet edhe dobësia e muskujve, dhimbja e muskujve, mpirje apo dhimbje në trup. Sindromi  i tërheqjes nga shoqëria mund të shfaqet si komplikim i pranisë së zgjatur i çrregullimit të panikut, dhe kjo sjellë në mënyrë të pashmangshme depresionin dhe mungesën e vazhdueshme të shpresës përsa i përket mendimit për veten dhe mendimit se nuk keni rrugëdalje.

Për cilët njerëz bëhet fjalë?

Kryesisht bëhet fjalë për persona të cilët vazhdimisht të tensionuar, shumë shpesh të shqetësuar, me një nevojë shumë të theksuar për të rënë në të të tjerëve dhe për ti kënaqur ata, persona të cilët vazhdimisht kujdesen për të mos bërë gabime, tepër të ndërgjegjshëm, të ndjeshëm, teper pedantë, për ata persona të cilët thonë se” nuk i durojnë padrejtësitë”, si dhe për ata të cilët mbingarkohen me përgjegjësi dhe punë.  

Personat me këtë përshkrim të karakterit janë shumë më të prirur ndaj stresit, dhe është e njohur se shumica e atyre që vuajnë nga sëmundja e panikut, ka një prani të situatave të identifikuara apo të fshehura të stresit të cilat janë parakusht për shfaqjen e çrregullimit.

Si ti parandaloni sulmet e panikut?

Një nga mënyrat më të zakonshme për trajtimin e sulmit të panikut është kombinimi i ilaçeve të trajtimit sëbashku me këshillim psikoterapik. Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është se përdoren doza të ulëta të terapisë antidepresive dhe ilaçe të cilat e zvogëlojnë ankthin. Është e domosdoshme që sëbashku me marrjen e ilaçeve për trajtim të meret edhe këshilla psikoterapike, e cila çon në gjetjen e mënyrave efikase të relaksimit dhe luftimit të stresit. Shkalla e përcaktuar e depresionit tek personat me çrregullime paniku është gjithmonë e pranishme, kështu që, këshillimi psikoterapik fokusohet në gjetjen e mëyrave për të rikthyer “kuptimi i brendshëm” si dhe kthimin e kënaqësisë për jetën. Mënyra tjetër është luftimi i çrregullimit pa përdorimin e ilaçeve, në mënyrë natyrale, vetëm me anë të psikoterapisë. Terapitë e modifikimit të sjelljes ndihmojnë në ndryshimin e sjelljes  dhe frikës kundrejtë ndjenjave të pakëdshme dhe mendimeve vetjake në mënyrën e reagimit në situata të caktuara. I ashtuquajturi qëllim paradoksal mund të shërbejë në mënyrë efektive për shtypjen e siksesahme të panikut nëpërmjet pranimit të gjendjes vetjake dhe të lëshimit të frikës dhe simptomave të cilat shkaktojnë panik, në vend të përpjekjeve të vazhdueshme për të vendosur kontroll mbi to, që zakonisht e bëjnë persona të cilët përjetojnë sulme të tilla. Relaksimi dhe ushtrimet për frymëmarrje janë teknika shtesë të cilat mund të përdoren. Reduktimi i suksesshëm dhe i përditshëm i nivelit të ankthit është shumë i rëndësishëm sepse sulmi i panikut, edhe pse me një ndikim të dukshëm negativ tek individi, në thelb, paraqet vetëm një nga mënyrat më të zakonshme për lehtësimin e vazhdueshëm të tensionit të brendshëm.

Shpërndaj