Shumë shpesh gjendjet si dhimbja e kokës, shtimi i peshës apo aroma e keqe në gojë, nuk i marrim seriozisht dhe nuk i’u kushtojmë shumë vëmendje. Por, pikërisht për shkak të këtyre gjërave nuk arrijmë të përfundojmë aktivitetet e përditshme dhe e humbjasim shumë shpejtë përqëndrimin. Si të shpëtojmë prej tyre dhe cili është shkaku I shfaqjes së tyre, përgjigje mund të gjejmë tek toksinat e tepërta që konsumojmë vazhdimisht. Shenjat e mëposhtme tregojnë për rritjen e marrjes së toksinave në trup.
Problemet me peshën
Nuk është e lehtë që ti zbrisni kilogramët e tepërt, por edhe pavarësisht ushtrimeve të përditshme dhe përzgjedhjes së saktë të ushqimeve, trupi juaj ka përsëri peshë të tepërt, atëherë trupi juaj mund të ketë problem hormonal. Prandaj, është shumë e rëndësishme të dini se sasia e tepërt e toksinave me të cilat trupi juaj përballet çdo ditë, mund të shpërqëndrojë funksionin e gjendrave. Për këtë qëllim ne kemi nevojë për detoksifikim të plotë të trupit, duke bërë të mundur kështu rikthimin natural të hormoneve.
Aroma e keqe e kojës
Edhe pse përdorni shpesh çamçakëz dhe tregoni shumë kujdes ndaj higjenës orale, aromën e keqe të gojës tuaj mund ta ndjeni dhe vetë. Fryma e keqe zakonisht shkaktohet nga problemet me tretjen e ushqimit por shpesh lidhet me rritjen e marrjes së toksinave në trup.
Kapsllëku
Zorrët tona çdo ditë marrin shumë toksina dhe çdo ditë përballen me to. Kur kemi problem me jashtëqitjen, të gjitha toksinat qëndrojnë në pjesën e traktit digjestiv. Kjo gjendje ndikon negativisht në të gjithë organizmin. Dhimbja në kokë apo në pjesë të tjera të trupit dhe lodhja, janë vetëm disa nga pasojat e kapsllëkut. Nëse ushqimi juaj përmban shumë kimikate dhe pesticide, atëherë toksinat janë të pashmangshme, dhe si rezultat I kësaj shfaqen dhe problem në lidhje me shkarkimin e rregullt të zorrëve.
Lodhje e vazhdueshme
Me siguri shpesh ju ka ndodhur që të zgjoheni si të dehur edhe pse keni fjetur mirë dhe gjatë. E vetmja gjë për të cilën mendoni është se si mbushni ditën me shumë obligime. Kjo mund të jetë si rezultat I toksinave të tepërta që trupi juaj mundohet ti shkarkojë. Si të luftoni kundër kësaj gjendje? Shumica prej nesh do të merrnin një filxhan të madh kafe ose ëmbëlsirë. Sigurisht që do të bënit gabim. Kafeina dhe sheqeri mund vetëm t’ju rrisë problemin dhe akoma më tepër do t’ju mundojnë proceset metabolike të shtypura.