Disa vese të cilat ndikojnë në thyerjen e kockave tuaja

A keni menduar se si disa veprime ndikojnë në shëndetin dhe vitalitetin tuaj? A mundet që vetëm me një ndryshim të bëni një hap të madh drejt forcimit të tyre, sikurse edhe vetëm me një veprim të gabuar të shkaktoni dobësimin e indideve të kockave?  

A keni menduar se si disa veprime ndikojnë në shëndetin dhe vitalitetin tuaj? A mundet që vetëm me një ndryshim të bëni një hap të madh drejt forcimit të tyre, sikurse edhe vetëm me një veprim të gabuar të shkaktoni dobësimin e indideve të kockave?  

Konsumi i kripës së tepërt

Me përdorimin e tepërt të kripës, trupi juaj e humbet kalcium, kështu që sa më tepër kripë, më pak kalcium gjendet në trupin tuaj. Reduktoni përdorimin e kripës në ushqimin e përditshëm, shmangni patatinat, djathin e kripur si dhe ushqimin e shpejtë i cili përmban tepër kripë.

Qëndrimi ulur para televizorit

Të gjithëve na pëlqen që të qëndrojmë para televizorit për të parë serinë tonë të preferuar, por qëndrimi I gjatë ulur apo shtrirë I bën kockat tuaja dembele. Stërvitja apo kryerja e ushtrimeve është zëvendësimi ideal  për të. Gjëja më e mirë për kockat është qëndrimi në këmbë, këmbëet dhe shputat e këmbëve e mbajnë të gjithë peshën e trupit, ndërsda muskujt dhe kockat tuaja janë active dhe luftojnë me forcën e gravitetit.

Çiklizmi në rrugë të gjata

Çiklizmi forcon zemrën dhe mushkëritë, por jo kockat.  Për të përmirësuar fuqinë dhe dendësinë e kockave, mjekët rekomandojnë ecjen dhe vrapimin si gjënë më efikase.  Nëse jeni çiklist I apasionuar, atëherë përpiquni që ti kombinoni aktivitetet në agjendën sportive , duke përfshirë tenisin, notin, vallëzimin, etj.

Të mbyllur në zyrë

Rrezet e diellit ndihmojnë në krijimin e vitaminës D në organizëm. Mjafton ekspozimi 10-15 minuta në diell gjatë ditës, për të pasur kocka të shëndetshme. Por problem është se një pjesë të mirë të ditës e kalojmë në ambiente të mbylluara  dhe e humbasim diellin. Gjithashtu, krijimi I vitamins D me ndihmën e rrezeve të diellit, varet nga mosha, ngjyra dhe stina e vitit.

Alkooli

Dozat e larta të  alkoolit janë të dëmshme për indet e kockave. Alkooli zvogëlon aftësinë e trupit për të absorbuar kalcium.  

Pirja e duhanit e ngadalëson procesin e krijimit të indeve të reja të kockave. Tek duhanpirësit, periudha e shërimit të kockave të thyera zgjat më tepër dhe kërkon me tepër trajtim. Heqja dorë nga ky ves i keq, do t’ju ndihmojë në përmirësimin e shëndetit të kockave tuaja.

Mosushqimi / kequshqimi

Vlerat e ulëta  të BMI (body mass index) mund të shkaktojnë lehtë thyerje të kockave apo humbje të indeve të kockave.  Nëse pa arsye humbisni peshë trupore, bisedoni me doktorin tuaj. 

Shpërndaj