Gjumi ndikon pozitivisht mbi shëndetin për shkak të disa arsyeve, relakson trupin dhe çliron toksinat nga truri. Çdo organizëm, pavarësisht nga mosha, ka nevojë për shtatë deri në tetë orë optimale pushim. Gjumi i shëndetshëm varet nga shumë faktorë – nga aktivitetet e përditshme, ngjarjet, ndjenjat dhe emocionet. Edhe pse me kalimin e viteve ndjeni se mund të funksiononi mirë edhe me më pak orë gjumë, gjithësesi, çrregullimi kronik i gjumit, mund të ndikojë seriozisht në cilësinë e jetës.
Çfarë ju mban zgjuar?
Pothuajse të gjitha kushtet mjekësore mund të jenë shkak për çrregullimin e gjumit normal. Si fillim, ndryshoni veset e këqija të cilat mund të jenë armiku I gjumit tuaj. Këto janë vetëm disa këshilla, të cilat do t’ju mundësojnë gjumë më të mire dhe më cilësor.
- Kufizoni gjumin gjatë ditës
- Shmangni ushqimet e rënda para se të flini
- Të paktën një orë para se të shkoni në shtrat, mos e mbingarkoni veten me cellular, televizor, kompjuter…
- Ndani pak kohë për të lexuar një libër të bukur, dëgjoni muzikë të lehtë ose bëni banjë me ujë të ngrohtë
- Mbani një temperaturë optimale në dhomën në të cilën flini. Mos flini në ambient tepër të nxehtë
- Mos pini tepër lëngje para se të flini
- Nëse zgjoheni gjatë natës dhe nuk mund të vazhdoni të flini, mos u mundoni që të flini me çdo kusht, por ngrihuni nga shtrati dhe prisni derisa t’ju rikthehet gjumi
Nëse do t’ju duhet më tepër kohë për t’ju zënë gjumi, zgjoheni disa herë gjatë natës dhe nuk mund të vazhdoni të flini, ngriheni herët në mëngjes, ndiheni të lodhur edhe pse keni fjetur, është e nevojshme që të konsultoheni me doktorin tuaj. Duhet të tregoni veçanërisht kujdes me shëndetin tuaj nëse kjo situate zgjat për disa javë.
E rëndësishme është që të gjeni shkakun e pagjumësisë. Përdrzshe, nëse ajo zgjat tepër mund të shkaktojë depresion, ndikon në rënien e humorit, përqëndrimit dhe kujtesës, si dhe reduktim të aftësisë për të kryer aktivitetet e përditshme.