Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova – zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme nuk do të thotë ushqim i duhur

Me dietologen Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova, në departamentin e dietologjisë dhe nutricionizmit në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, biseduam për ushqimin e duhur, për parimet e të ushqyerit , për dietoterapinë dhe për shumë aspekte të tjera të rëndësishme, të cilat i studion dietologjia. Sot, njeriu modern, ka mundësi të përzgjedhë ushqimin që dëshiron të konsumojë. Për  vendimin e tij, ndikojnë  një numër i madh qëndrimesh relevante nga nutricionistë dhe mjekë si dhe eksperienca të personave të cilët për arsye  të ndryshme kanë pranuar një nga këto mënyra të të ushqyerit, dhe me anë të popullarizimit të këtyre ushqimeve, ndikojnë edhe tek personat e tjerë. Për shumë keqkuptime  dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me ushqimin e duhur, biseduam me dietologen Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova,  pjesë e ekipit profesional të spitalit klinik “Acibadem Sistina”.

Me dietologen Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova, në departamentin e dietologjisë dhe nutricionizmit në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, biseduam për ushqimin e duhur, për parimet e të ushqyerit , për dietoterapinë dhe për shumë aspekte të tjera të rëndësishme, të cilat i studion dietologjia. Sot, njeriu modern, ka mundësi të përzgjedhë ushqimin që dëshiron të konsumojë. Për  vendimin e tij, ndikojnë  një numër i madh qëndrimesh relevante nga nutricionistë dhe mjekë si dhe eksperienca të personave të cilët për arsye  të ndryshme kanë pranuar një nga këto mënyra të të ushqyerit, dhe me anë të popullarizimit të këtyre ushqimeve, ndikojnë edhe tek personat e tjerë. Për shumë keqkuptime  dhe shumë çështje të tjera që kanë të bëjnë me ushqimin e duhur, biseduam me dietologen Dr. Aleksandra Haxhi-Dimova,  pjesë e ekipit profesional të spitalit klinik “Acibadem Sistina”.

Si fillim, a ekziston ndryshim ndërmjet konceptit të ushqimit të shëndetshëm dhe të ushqyerit shëndetshëm?

Vetëm për faktin se keni përzgjedhur ushqime të shëndetshme në menynë tuaj, nuk do të thotë se jeni ushqyer shëndetshëm. Për të konsumuar ushqimin e duhur, nuk  duhet  që vetëm të konsumoni ushqime të shëndetshme, por duhen plotësuar edhe disa kushte të tjera, para së gjithash ato duhen përgatitur në mënyrën e duhur, duhen kombinuar siç duhet dhe duhet të kenë një ritëm të të konsumuarit, gjë e cila do të rezultojë me një digjestim të mirë të ushqimit. Me fjalë të tjera, për shembull, nëse fasulet i përgatisni me mish, edhe pse keni zgjedhur dy ushqime të shëndetshme, kombinimi i tyre është i papërshtatshëm, për shkak të dallimit të tyre përsa i përket tretjes, kështu ky ushqim futet në grupin e ushqimeve të parregullta.

A mund të konsumohen frutat në çfarë do lloj periudhe të ditës, për shkak se ato janë të shëndetshme?

Të gjithë ne i konsiderojmë frutat si një ushqim i shëndetshëm, por ato nuk duhet të konsumohen në mbrëmje.

Çdo ditë shfaqen dieta të reja me të njejtin prefiks “më i/e”, cili është mendimi juaj për këtë?

Kohët e fundit, tregu gjithnjë dhe më tepër ofron produkte të ndryshme ushqimore, dhe dieta të ndryshme dhe në të njejtën kohë ka një paradoks, pasi shtimi i peshës trupore është gjithnjë dhe më i pranishëm. Kjo ndodh kështu për shkak se dietat janë të paqëndrueshme përsa i përket afateve të gjata, dhe trupi shpejt fillon të  ndihet i uritur. Duke qëndruar të uritur, nuk do të thotë se ju da ta humbisni yndyrën tuaj të tepërt trupore në mënyrën e duhur, pasi mbipesha trupore ka të bëj me akumulimin e yndyrës në trup. Gjithashtu, nuk është e njejta gjë nëse pesha juaj rrjedh nga muskuli apo nga masa yndyrore, nga lëngjet , si dhe nga e humbisni peshën.
Nuk besoj se ndokush mund të ushqehet gjithë ditën për një kohë të gjatë vetëm me fruta, apo ndokush të ushqehet me mish gjatë 7 ditëve të javës, apo ndonjë tjetër, të ushqehet vazhdimisht me drithëra dhe me Jogurt, apo çdo ditë për drekë të konsumohet bishtaja.

Përmëndët pak më parë parimin nutricionistik, çfarë është kjo?

Bazuar në praninë e karbohidrateve në ushqim përgjatë gjithë ditës, ekzistojnë tre parime dietologjike kryesore: karbohidrate të larta, normokarbohidrate ( me nëngrupin e tyre për të limituar futjen e karbohidrateve ) dhe parimi i karbohidrateve të ulëta, i cili mund të ketë tre nëngrupe: proteina të larta, futje të yndyrës së lartë dhe futje të proteinave të ulëta dhe në fund  yndyra të larta. Cilën nga këto tre parime të përgjithshme me nëngrupet e tyre do të vendosni të aplikoni dietoterapinë tuaj, kjo varet nga shumë faktorë individualë, si dhe nga gjendja shëndetësore e pacientit.

Përsa i përket humbjes së kilogramëve të tepërt, a ekziston ndonjë faktor vendimtarë të cilit duhet ti kushtohet vëmendje e veçantë?

Është e rëndësishme që të dihet se në luftën kundra peshës së tepërt, një rol kryesor luan hormoni insulin i cili sekreton pankereasot, ndërsa ai stimulohet nën stimulimin e karbohidrateve gjë e cila bën rregullimin e sheqerit në gjak.  Gjithashtu, nuk është e njejta gjë nëse keni rezistencë ndaj insulinës apo jo.  Kështu, ndërprerja e kalorive nuk do të shkaktojë apo ndikojë në humbjen e kilogramëve të tepërt, kështu zgjedhja e dietave me karbohidrate të larta, nuk është aspak mënyra e duhur për reduktimin e peshës trupore (ushqimet në të cilat dominojnë ushqimet me niseshte, patate, drithëra, ushqime bishtajore). Nga ana tjetër, dietat pa kalori, domethënë, duke mos u kujdesur për prejardhjen e kalorive, tek ata persona të cilët nuk janë rezistentë ndaj insulinës, do të mund të arrihet ndonjë rezultat, por a i’a vlen që të ushqehemi me ushqime të rafinuara dhe të përpunuara, dhe të na interesojnë vetëm kilogramët, pa menduar për prejardhjen e tyre? Prandaj nëse do të ndiqni këtë metodë ushqyese, kaloritë duhet të vijnë nga ushqime të shëndetshme, e cila do të përshtatet individualisht për çdo person, dhe nuk duhet të jenë nën nivelin bazë të metabolizmit.

Çfarë përmban parimi nutricionistik i qëndrueshëm?

Parimi nutricionistik i qëndrueshëm për një kohë të gjatë, nënkupton shumëllojshmërinë e ushqimeve të cilat nuk ndikojnë në mënyrë agresive dhe të shpejtë në rritjen e nivelit të sheqerit në gjak (nga mesatar deri tek ai i ulët GI) me eliminimin e sheqerërave të përpunuara dhe përpunime të tjera të mishit të cilat janë të dëmshme, pa pasur frikë nga yndyrërat natyrale të shëndetshme.

A ushqehen shëndetshëm maqedonasit dhe si është gjendja e tyre lidhur me mbipeshën? Dëgjohet të flitet publikisht për shifra shqetësuese rreth ushqimit të fëmijëve. A bëhet fjalë për ndonjë situatë alarmuese?

Sot ka shumë tekste, editorale në mediat e shkruara dhe elektronike, fushata dhe veprimtari të tjera që kanë të bëjnë me tema që lidhen me ushqimin, të cilat informojnë dhe edukojnë  përsa i përket mënyrës dhe ndikimit pozitiv dhe negativ  të ushqimit. Por kjo nuk është e mjaftueshme, sepse edhe pse pranohen një pjesë e madhe e sugjerimeve për të ndryshuar disa zakone apo vese të caktuara, është e nevojshme për më tepër njohuri dhe sigurisht kohë. Gjithësesi, ka ndryshime, dhe njerëzit janë gjithnjë dhe më të vetëdijshëm, se ushqimi i duhur i konsumur në mënyrën e duhur, është baza për një familje të shëndetshme.

Jemi larg nga rezultatet e mira, për të mos folur për rezultatet e përkryera. Mjafton të vëzhgohet një meny shkolle, dhe çdo gjë është e qartë. Por, shpresoj se do të vij koha apo momenti kur në sistemin arsimor do të shtohet lëndë e cila do të trajtojë temat ushqimore, pasi unë mendoj se një njohuri bazë e të ushqyerit siç duhet është e barabartë me shkrim dhe lexim tek fëmija, diçka e tillë si në rastin e Popeye dhe spinaqi, apo jo? Është e papranueshme që një fëmijë 7-8 vjeçar  të ketë një peshë trupore 40-50 kg, kjo është alarmante.

Cila është këshilla juaj?

Një këshillë e njohur e biologjisë nutritive, është se jetëgjatësia është një përpjestim i kundërt i masës  së shterimit të enzimës potenciale në organizëm. Rritja e futjes së enzimave në ushqim, e ruan potencialin e enzimës dhe prandaj ushqimi i freskët duhet të jetë i pranishëm në menynë ditore, pa përdorur  arsyetimin e njohur “ do të filloj që nesër”.

Shpërndaj