Dr. Andrej Petrov: Përtëritja e lëkurës me lazer është më e mirë për pacientët

Spitali klinik “Acibadem Sistina” filloi me zbatimin e metodës së re për përtëritjen e lëkurës. Bëhet fjalë për lazerin Er YAG, që punon në mënyrë ablative dhe joablative, por jep një efekt shumë të mirë. Mjeku Andrej Petrov, dermatovenerolog, thotë se kjo është një metodë bashkëkohore me të cilën lëkura shtrëngohet pa skuqje dhe ënjtje. Zbatohet në fytyrë, qepallat, por edhe në pjesën e brendshme të gojës me qëllim të augumentacionit dhe mbushjes së rrudhave.

Spitali “Acibadem Sistina” nga hapja e tij tregon kritere të larta për punë. Në çka mbështetet arritja e suksesit?

-“Acibadem Sistina” është brendi kryesor në mbrojtën shëndetësorë në Maqedoni. Mund të them lirisht se paraqiste një hap pionierësh në shëndetësinë private që sot u bë një pjesë  të pashmangshme të sistemit shëndetësor maqedonas. Sot, nuk mund të paramendohet sistemi shëndetësor në Maqedoni pa spitali “Acibadem Sistina”. Shumica e njerëzve përveç sigurimit shëndetësor shtetëror, që e paguajnë, vizitojnë edhe spitalin tonë të kërkojnë ndihmë. Trajtim për veten, për sëmundjen e tyre. Dhe jo vetëm në Maqedoni, spitali ynë është me rëndësi rajonale. Shumica e pacientëve të rajonit të Serbisë, Kosovës, Shqipërisë janë pacientë tanë. Ky është një tregues për besimin në spitalin dhe ekipin mjekësor të “Acibadem Sistina”.

 “Acibadem Sistina” është lider në zbatimin e intervenimeve të reja. Kjo herë bëhet fjalë për metodën e re të përtëritjes lazerike. Saktësisht për çfarë bëhet fjalë?

– Ne e vazhdojmë tregimin e suksesshëm në lidershipin në një pjesë të zbatimit të teknologjive lazerike në dermatologjinë. Qëmoti punojmë përtëritjen e lëkurës me përdorimin e teknologjisë lazerike frakcione, me traumë minimale invasive të lëkurës. Tani kemi përfshirë metodat e reja dhe përmbajtje me të cilat shpresoj se do t’i përmbushim kërkesat e pacientëve tanë.  Tanimë disponojmë me 5 aparate lazerike. Në rastin konkret e shtrëngojmë, dmth. e bëjmë përtëritjen e lëkurës përmes intervenimeve lazerike të sipërfaqes.

Kjo metodë bashkëkohorë zbatohet në fytyrë, qepallat por edhe në pjesën e brendshme të gojës. A mundeni ta shpjegoni intervenimin më konkretisht për pacientët e mundshëm? Cilat lazere i përdorni?

-Tanimë 6 vite përdorim sistemin lazerik frakcion të dioksit karbon, ndërsa tani kemi filluar edhe me përdorimin e lazerit Er YAG ose me rejuvenimin e lëkurës së ashtuquajtur “smooth”. Një lloj i rejuvenimi të ftohtë të lëkurës, pa skuqje dramatike ashtu që pacienti menjëherë mund të kthehet në punë ose të vazhdojë me aktivitetet e zakonshme. Nuk ka ndonjë periudhë të gjatë të shërimit, këto janë përparësitë komparative në raport me metodat  konvencionale kirurgjikale. Është i mirë për ngritjen e qepallave, për augmentacionin (zmadhimin) e buzëve, për mbushjen e rrudhave (rrudhave nazolabiale), por mund të përdoret edhe për intervenime të tjera siç është rejuvenimi vaginal, shtrëngimi i lëkurës së qafës dhe të dekoltesë etj. Bëhet fjalë për intervenime estetike me diskomfort minimal të pacientit.

Ajo që duhet të theksohet është se nuk bëhet fjalë për intervenim kirurgjikal, ndërsa lëkura shtrëngohet pa skuqje dhe ënjtje. A thotë kjo që pas intervenimit pacienti menjëherë mund të vazhdojë me aktivitetet e përditshme në mënyrë normale?

Po, ashtu. Nuk ka plagë kirurgjikale. Pa qepje. Pa dren. Nuk ka ënjtje dhe deformim në fytyrë, ndërsa koha për shërim matet në orë, jo në javë ose muaj. Kuptohet se në raste të caktuara mund të zbatohet metoda kirurgjikale që paraqet standard ari ose i ashtuquajturi Lifting, por sot më shumë përdoret përtëritja e lëkurës me lazer. Gjithashtu, bëhet fjalë për metodë që mund të përsëritet  disa here gjatë jetës, dhe rrallë kush do të marrë vendim çdo vit për ndërhyrje të mëdha rekonstruktiuve kirurgjikale. Siç thotë populli, me përtëritjen lazerike kryhet një ndërhyrje të vogël por merret një përfitim të madh. Përveç kësaj, të theksoj se gjithë kjo duhet të bëhet në mënyrë profesionale, sepse lazeri nuk është një lodër, bëhet fjalë për thikë, që nëse nuk përdoret në mënyrë adekuate mund të shkaktojë probleme të mëdha. Kam pare raste ku me intervenime joadekuate  kanë shkaktuar  probleme shtese, në vend që të zgjidhen problemet. Duhet të jesh i kujdesshëm.

Ju jeni specialist në dermatovenerologji. Siç keni treguar edhe ju në një intervistë, dermatologjia ka një përparësi të madhe, pra pacienti mund të ekzaminohet vetë. Thoni se lëkura nuk është lukthi, vihet re me sytë prandaj çdo ndryshim që në habit është sinjal i mjaftueshëm për ta vizitoni mjekun. A është popullsia e ndërgjegjshme për melanomë?

-Po, lëkuren e kemi para syve. Me sy mund të vërejmë çka po ndodhet. Por jo gjithmonë kjo është mjaftë për të marrë përfundim, por mund të na jap sinjalin se duhet ta vizitojmë mjekun dermatolog. Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, edhe më i disponueshëm. Gjithmonë kur jam në publik e promovoj vetë-ekzaminim. Rregulla e ashtuquajtur ABCD për dyshim për melanomë, që është  akronimi i fjalëve angleze – asimetri, kufijtë e ndryshimit, ngjyra e ndryshimit, diametri. Nëse një prej këtyre ndryshohet, duhet ta vizitoni mjekun. Popullsia më shumë kujdeset për shëndetin e saj veçanërisht për mbrojtjen e karcinomeve të lëkurës. Ekzaminimet që çdo ditë i bëjmë me dermoskop, në një numër të madh, e tregojnë këtë, se populli kujdeset për shëndetin e vetë. Gjithashtu, edhe mbrojtja efektive nga dielli me përdorimin e kremave me faktorë mbrojtës, bëhet një pjesë të pashmangshme  në shprehitë e njerëzve.

Çfarë tregojnë statistikat? Gjatë viteve të fundit a është rritur numri i të sëmurëve nga kanceri i lëkurës?

-Është i rritur. Ka rritje. Kjo ndoshta është pasoje e kushteve të jetës sepse karcinogjeneza paraqet një problem kompleks në të cilin marrin pjesë disa faktorë, jo vetëm ndikimi i diellit. Ndërsa sot jeta ka shumë sfida. Jeta nuk është e relaksuar dhe e qetë si para shumë viteve. Në të njëjtën kohë ka edhe zbulim më i mirë  i këtyre tumoreve se sa më herët, shprehi më të mira shëndetësorë të popullsisë, teknologji më e mirë, përdorimi i dermoskopisë digjitale dhe ndjekja e ndryshimeve etj.

Për të cilat intervenime ndiheni më krenar veçanërisht?

-Më shumë ndihem i kënaqur kur me këto metoda të reja të punës do të arrijmë për 15 minuta t’ia zgjidhim problemin e një fëmije që paraprakisht i është sugjeruar një intervenim kirurgjikal në fytyrë. Kjo është një lloj tronditje edhe për fëmijën edhe për prindërit. Duke folur në mënyrë pozitive. Paramendoni t’ju rekomandojnë operacion në fytyrë, me qepje, me mbresë në vendin e operacionit dhe ta mbaroni punën për 15 minuta  pa asgjë nga kjo. Paramendoni se ju jeni prind dhe se bëhet fjalë për fëmijën tuaj. Unë gjithmonë përpiqem që të mendoj në këtë mënyrë. Dallimi është i madh edhe për pacientin edhe për familjen. Gjithashtu, jam krenar se kemi shumë melanoma të zbuluara në stadiumin fillestar të sëmundjes in situ, ose në stadiumin 1-2 të sëmundjes, që në mënyrë drastike e ndryshon mundësinë për shërim të tërësishëm. Veçanërisht që shumica e këtyre pacientëve i shoh pas 5 viteve në ekzaminime kontrolluese dhe jetojnë normalisht me familjet e tyre, e kanë fituar sëmundjen e rëndë.

 

Shpërndaj