Dr. Dimitar Dushkoski : Asnjë sulm në zemër nuk është i njejtë

Ndryshimi i temperaturave të menjëhershme rrit presionin e gjakut dhe shkakton sulme në zemër dhe në tru, gjatë të cilave është shumë e rëndësishme të dallohen simptomat dhe pacientët të mos veprojnë si doktorë të vetes, por menjëherë të kërkojnë ndihmë – këshilloi Dr. Dimitar Dushkoski, kardiolog në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Ndryshimi i temperaturave të menjëhershme rrit presionin e gjakut dhe shkakton sulme në zemër dhe në tru, gjatë të cilave është shumë e rëndësishme të dallohen simptomat dhe pacientët të mos veprojnë si doktorë të vetes, por menjëherë të kërkojnë ndihmë – këshilloi Dr. Dimitar Dushkoski, kardiolog në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Ndryshimet e menjëhershme të temperaturës, të cilat janë kryesisht të rrezikshme për të sëmurët me sëmundje kronike, shkaktojnë rritje të presionit të gjakut, sulm në zemër dhe në tru. Simptomat duhet të dallohen dhe menjëherë të kërkohet ndihmë mjekësore. Në rast se keni histori familjare përsa i përket sëmundjes së zemrës apo sulmit në tru, duhet të filloni me kryerjen e kontrolleve të rregullta – rekomandon Dr. Dimitar Dushkoski specialist në mjekësinë e brendshme në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.

Si ndryshimet drastike të temperaturës që kanë ndodhur këtë javë mund të ndikojnë tek të sëmurët kronik, por edhe tek njerëzit e shëndetshëm?

Gjatë ndryshimeve të menjëhershme të motit rrisin incidencën e sëmundjeve kardiovaskulare. Problemi kryesor që shfaqet është rritja e presionit të gjakut. Pasoja e këtyre krizave hipertenzive, veçanërisht tek të sëmurët kronik, shkakton sulm në tru apo në zemër, dëmtim të enëve të mëdha të gjakut, aritmi.  Tek personat e shëndetshëm, vështirësitë e shakaktuara nga ndryshimet e motit janë më të buta, dhe zakonisht manifestohen me lodhje dhe dhimbje koke, nervozizëm dhe ankth.

Tek qendrat shëndetësore në të gjithë vendin ka pasur raporte se sulm në tru përjetojnë edhe të rinjtë që i përkasin moshës 30-40. Sa është e prekur kjo grupmoshë nga ndryshimeve të shpeshta të temperaturave.

Sulmet në zemër dhe në tru  në këtë moshë janë të rralla por nuk mund të përjashtohen. Personat të cilët kanë gjendje të mëparshme të anomalive të lindura të enëve të gjakut, të arterieve të trurit, bëjnë pjesë në grupin e rrezikshëm. Gjithashtu edhe personat të cilët nuk kanë asnjë problem shëndetësorë, por për shkak të pranisë së tresit të vazhdueshëm, për shkak të ushqyerit jo siç duhet dhe për shkak të konsumimit të tepërt të alkoholit dhe duhanit , për shkak të mundimit të tepërt të organizmit, ekziston rrezik i shfaqjes sëmundjeve të tilla.

Si mund ta dallojmë sulmin në tru dhe në zemër?

Duhet të theksoj se asnjë sulm në zemër nuk është i njëjtë. Dikush që mund të ketë përjetuar sulm në zemër, mund të përjetoj përsëri por me simptoma krejtësisht të ndryshme. Simptomat dhe shenjat e para ndryshojnë tek çdo pacient.  Sulmet e para jo gjithmnë janë të papritura dhe të rënda, në shumicën e rasteve ato shfaqen ngadalë, me dhimbje të buta dhe me parehati. Tek disa persona ndodh që të mos kenë aspak dhimbje në kraharor, por mund të ndjejnë vetëm parehati në pjesën e sipërme të trupit.  Sulmi në zemër mund të manifestohet shumë ndryshe, por gjithsesi simptomat dhe shenjat janë si më poshtë:  parehati në gjoks, manifestohet si dhimbje gjoksi, presion, shtrëngim,  si dhe rëndesë në gjoks. Vështirësitë kryesisht ndihen në zonën e sternumit (pjesën e gjoksit) dhe në shumicën e rasteve në një pjesë më të gjërë. Parehati në pjesë të tjera të trupit, si dhimbje, shtrëngim  në pjesën e supeve, dhimbje në pjesën e shpinës, më shpesh në shpatullën e majtë, por ndonjëherë edhe në të djathtën, më pas në pjesën e sipërme të barkut , në pjesën e qafës dhe në nofullën e poshtme.  Ndjenja e mungesës së ajrit, të përzjerat, të vjellat, dobësi e përgjithshme dhe gjendje e këputur , djersë të ftohta. Përshpejtim i rrahjeve të zemrës, gjithashtu mund të shfaqen rrahje të ngadalëta apo të çrregullta (aritmi). Presioni i gjakut është zakonisht i rritur, rrallë herë është i ulët, madje nuk mund të matet.

Simptomat e sulmit në tru, varen nga madhësia e enës së gjakut e cila është e zënë dhe lokalizimi i sulmit të trurit.  Simptomat mund të jenë minimale (mpirje në gjysmën e trupit, paralizë e lehtë në disa muskuj të caktuar, çrregullim apo dëmtim i të folurit, etj) por gjithashtu, simptomat mund të jenë tepër të forta ( paralizë e plotë e krahut, e këmbës, humbje të vetëdijes, gjendje kome).  Gjithashtu mund të shfaqet dhimbje koke, të përziera apo të vjella.

Çfarë duhet të bëhet si ndihmë e parë, derisa të arrijë ndihma mjekësore?

Nëse shfaqen këto simptoma, trajtimi më i mirë dhe më efektiv është mbërritja e menjëhershme në ambulancën më të afërt.  Në rast se simptomat janë më të theksuara, duhet të thërrisni menjëherë urgjencën për dhënien e ndihmës mjekësore.  Pacientët nuk duhet të veprojnë si mjekë të vetës dhe të mos i atribuojnë simptomat në një sëmundje tjetër.  Telefononi menjëherë mjekun,  i cili duhet ta zbulojë menjëherë shkakun e saktë të simptomave.

Çfarë këshilloni për qytetarët , si duhet të veprojnë gjatë ndryshimeve të motit? A rekomandoni ndonjë regjim të veçantë të cilin ata duhet ta zbatojnë?

Të sëmurët kronik gjatë ndryshimeve të menjëhershme të temperaturave  fillimisht këshillohen që ti përmbahen terapisë e cila i’u është dhënë.  Të mos kryejnë aktivitete fizike të rënda, të konsumojnë mjaftueshëm lëngje, të vishen sipas kushteve të motit. Për pjesën tjetër të popullatës, rekomandohet konsumimi i frutave dhe perimeve, aktivitete të lehta fizike, konsumim të vakteve të rregullta por jo të tepruara (jo të rënda). Të kryejnë kontrolle të rregullta tek mjekët e tyre, nëse kanë histori familjare të sëmundjes së zemrës apo të sulmit në tru, duhet patjetër të kryejnë kontrolle të rregullta.  Kontrollet parandaluese, rekomandohen individualisht një herë në vit, në rast se gjendet ndonjë kusht apo gjendje kardiovaskulare, frekuenca e kontrolleve të mëtejshme përcaktohet nga mjeku juaj.  Çdo aktivitet fizik duhet të përshtatet në bazë të moshës dhe gjendjes fizike. 

Shpërndaj