Dr. Hristovski: Puna me fëmijët dhe vrapimi rekreativ- janë pasionet e mia më të mëdha

 

Në prag të Maratonës së Shkupit folëm me Dr. Antoni Hristovski, mjek pediatër, cili është anëtari i parë i ekipit të vrapuesve rekreativ të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. Në profesionin e tij mes fëmijëve është i njohur më shumë se 25 vjet, ndërsa dashuria ndaj vrapimit atij i është paraqitur akoma gjatë fëmijërisë. Në mënyrë rekreative merret me vrapim katërdhjete vite, ndërsa mbrapa vetës ka gjithsej 6 gjysmëmaratone. Thotë se me këtë sport u kënaqet dhe kohën e  tij të lirë e përdor për vrapim. Kolegët e tij, thonë se ai është themeluesi i grupit dhe motivimi për shumicën e tyre që të kyçen. Ndihen krenare me të, sepse e ka arritur rezultatin më të mirë në tërë grupin që numëron më shumë se 80 anëtarë. Од кога се занимавате со трчање и од каде љубовта?

Kur keni filluar të merreni me vrapim dhe nga ku vjen dashuria?

Dashurinë dhe dëshirën i kisha prej moshës së hershme. Gjatë shkollës fillore fillova të merrem aktivisht me futboll dhe isha anëtar në KF Vardar, dhe pastaj vazhdova  në klubin atletik Vardar në disiplinë 800-1500 metra. Me kalimin e kohës dashuria ndaj vrapimit rekreativ mbizotëronte si sport individual. Nuk ka nevojë nga organizatat më të mëdha, më e thjesht është kur bëhet fjalë për sport individual dhe në çdo kohë mund të trajnohem ose ta ushtroj.

Me sa kilometra keni filluar?

Së pari fillova në shtigje më të shkurtra nga 800, 1500 metra deri në 3 kilometra- shtigje të mesme, dhe pastaj kah fundi i ditëve të gjimnazit vura re se më shumë me kënaqen shtigjet e gjata dhe fillova të vrapoj në 5 dhe 10 kilometra. Siç kalonte koha ashtu edhe gjatësia e shtigjeve u rriste që sot të vrapoj  21 kilometër.

Sa shesh vraponi?

Tri deri në katër herë në javë përkushtoj kohën për vrapim. Nga muaji mars deri në muajin nëntor në mënyrë të rregullt jam në bregun e lumit Vardar ose në parkun e qytetit. Afërsia e parkut të qytetit më motivon edhe më shumë që kohën e lirë ta kaloj duke vrapuar. Për fat të keq për shkak të ndotjes së ajrit gjatë muajve të dimrit ndërpres vrapimin, dhe gjatë kësaj periudhe shkoj në Vodno.

Punë në ndërrime, punë kujdestare…si gjeni kohën e lirë për veten?

Kur dëshironi një gjë, gjithçka është e mundshme. Zakonisht kur jam në punë ndërrim i parë ose nuk jam kujdestar ose gjatë vikendeve të lira. Kjo është përparësia e sportit individual, nuk je i varur nga personat e tjera. Thjesht del nga shtëpia dhe i përkushtoni vrapimit.

Më e rëndësishme është të vendosni qëllimin

Duke pasur parasysh se ky sport kërkon përgatitje lidhur asaj që e planifikoni për ta realizuar. Kjo është kënaqësi e madhe personale, ky sport është për arritje personale, jo për njerëzit rreth vetes. Përfitimet më të mëdha janë shëndetësore dhe psikike. Sportet e ndryshme  mbajnë rritjen e hormoneve të lumturisë, pra të gjithë sportistë pas garës së përfunduar me sukses ndihen shumë më të mirë. Pa dallim si janë rezultatet. Nëse arrini rezultatin e mirë kënaqësia është akoma më e madhe, e dini se e bëni për veten. Para çdo gare vendosni qëllimin, ndonjëherë ndodhet që të mbivlerësohem, ndonjëherë të nënvlerësohem.

Trajnime intensive para çdo maratone

Para maratonës kam trajnime më intensive. Paraprakisht vrapoj në mënyrë rekreative, ndërsa për gjysmëmaratonë kërkohet së paku tre muaj përgatitje më intensive. Në këtë periudhë kujdesem për mënyrën e ushqimit. Para garës zakonisht konsumoj sasi të madhe karbonhidrate për të rritur rezervat e karbonhidrateve dhe trajnimet intensive i ndërpres shtatë ditë para maratonës. Rezultati im më i mirë është 1:51:50. Ky është rezultat i shkëlqyeshëm për njerëz që merren me vrapim në mënyrë më intensive dhe rekreative. Rezultatin e arrita para 2 vitesh.

Pritjet për këtë maratonë:

Jam i përgatitur, motivi është i madh për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve që janë paraqitur për këtë vit. Për mua më e rëndësishme ta vrapoj qëllimin me një tempo të mirë në mënyrë të suksesshme. Me vjen mirë që gjithnjë e më shumë persona merren me këtë sport. Sporti është  i shkëlqyeshëm për shëndetin psikik dhe fizik, dhe nuk lidhet me mjetet materiale për pajisje, marrjen e sallës. Ana e mirë e sportit është se njihesh me shumë njerëz me të cilët ke interesa të ngjashme. Në mënyrë të veçantë me motivon që Spitali Klinik “Acibadem Sistina” disponon me një ekip të madh të personave të profileve të ndryshme që janë të dashuruar në këtë sport. Mbështetemi mes neve, jemi afër njëri- tjetrit, marrim pjesë në garat humanitare dhe e intensifikuam këtë sport. Është lumturi të kesh kolegë të tillë pranë vetës.

 

 

Shpërndaj