Dr. Maja Kaliçanin: qëndrimi ulur në pozicion W , dobëson muskujt dhe aftësitë motorike të fëmijëve (intervistë)

Shpeshherë,  kur fëmijët janë duke luajtur, në mënyrë të pavetëdijshme ata i mbajnë këmbët në formë W (pozicion i quajtur “frog leg” këmbë në pozicion bretkose) dhe prindërit menjëherë reagojnë dhe i vendosin ata në pozicion tjetër. Çfarë ndodh në të vërtet me trupin gjatë qëndrimit në këtë pozicion, a është rreptësisht i ndaluar qëndrimi ulur në pozicion W, dhe si duhet ti mësojmë fëmijët të qëndrojnë ulur në mënyrën e duhur, shpjegon Dr. Maja Kaliçanin Markovska, ortopede në “Acibadem Sistina”.

Shpeshherë,  kur fëmijët janë duke luajtur, në mënyrë të pavetëdijshme ata i mbajnë këmbët në formë W (pozicion i quajtur “frog leg” këmbë në pozicion bretkose) dhe prindërit menjëherë reagojnë dhe i vendosin ata në pozicion tjetër. Çfarë ndodh në të vërtet me trupin gjatë qëndrimit në këtë pozicion, a është rreptësisht i ndaluar qëndrimi ulur në pozicion W, dhe si duhet ti mësojmë fëmijët të qëndrojnë ulur në mënyrën e duhur, shpjegon Dr. Maja Kaliçanin Markovska, ortopede në “Acibadem Sistina”.

Përse është e rëndësishme që fëmijët të mos qëndrojnë ulur në pozicion W?

Ky pozicion konsiderohet të jetë i pafavorshëm për fëmijën tuaj, pasi i dobëson aftësitë motorike të fëmijës.  Në pozicion W, fëmija ulet në një bazë më të gjërë, këllçet dhe trupi i tyre janë të fiksuar në një pozicion. Pothuajse gjithça ndodhet pranë fëmijës dhe nuk ka nevojë që të mundohet dhe të manipulojë me trupin. Në këtë mënyrë nuk sigurohet motosika si: ekuilibri i trupit, koordinimi në hapësirën e ambientit, koordinimi ndërmjet duarve dhe syve.  Si rezultat i këtij “mosaktiviteti” fëmijëve i’u mungon koordinimi i mirë për ta transferuar ekuilibrin nga njëra pikë në tjetrën gjatë ecjes, kërcimeve, vrapimeve,  arritjeve të objekteve gjatë ndonjë pengese.

Në njëfarë mënyre, ndryshon qendra e gravitetit të trupit, prandaj mendohet se gjatë këtij qëndrimi dobësohet muskulatura e trupit, e këllçeve, në pjesën e sipërme të gjurit dhe poshtë gjurit – shprehet Dr. Kaliçanin.

A referohet kjo edhe për fëmijët të cilët kanë një zhvillim normal të këllçeve, apo vetëm për ata fëmijë të cilët kanë rrezik?

Një numër i madh kirurgësh ortopedik e shohin këtë pozicion si një kalim i zhvillimit të fëmijëve nga një fazë në tjetrën. Fëmijët kanë një lëvizshmëri normale  më të madhe se të rriturit, muskulatura dhe tetiva janë më elastike. Prandaj ata mund të qëndrojnë ulur në këtë pozicion, ndërkohë që ne të rriturit prej kohësh nuk mund të qëndrojmë ulur në atë pozicion.

Nuk duhet të mësohemi që të qëndrojmë ulur në atë pozicion pasi në këtë mënyrë rritet rrotullimi i këllçeve nga brenda.  Nëse kjo mënyrë e të ulurit praktikohet rregullisht, atëherë edhe këmbët futen nga brenda.  Në ordinancën tonë vijnë prindër me fëmijë të cilët nuk kanë pasur asnjëherë probleme me këllçet gjatë kryerjes së kontrolleve të para. këta fëmijë kanë problem gjatë ecjes me këmbët e tyre, nuk kanë stabilitet dhe rrëzohen më shpesh.  Ne japim rekomandime se si ata duhet të ulen, çfarë këpucësh duhet të veshin, ndonjëherë rekomandojmë edhe këpucë ortopedike të posaçme me kallëp të drejtë, gjë e cila nuk i lejon këmbët që të kthehen nga bredna, duke ruajtur kështu mënyrën e rregullt të ecjes.

Në disa raste të caktuara është rreptësisht i ndaluar qëndrimi ulur në pozicion W. Veçanërisht tek fëmijët të cilët kanë displazia në këllçe, fëmijët të cilët përdorin pajisje ortopedike ndihmëse, aparatë, rripa, gips ose nëse kanë pasur intervenim operativ  për displazia apo përdredhje të këllçeve. Qëndrimi ulur në këtë pozicion  mund të shkaktojë përsëritjen e dislokimit të këllçeve. Është rreptësisht e ndaluar edhe për fëmijët me probleme neurologjike, zhvillim të vonuar motorik të formës së lehtë, si dhe për fëmijët me paralizë cerebrale , me spasticitet dhe hipotoni  tek gjymtyrët e poshtme – shprehet Dr. Kaliçanin.

Deri në cilën moshë vlen ky rregull?

Fëmijët deri në moshën 3 vjeçare shpesh ulen në pozicion W. Ne e tolerojmë këtë gjë gjatë momentit kur ata janë duke luajtur, kur fëmija e ndryshon pozicionin e trupit, kur nuk qëndron shumë gjatë në atë pozicion.  Por, kur fëmija vazhdimisht qëndron në atë pozicion, atëherë prindërit duhet patjetër të ndërhyjnë, she me kalimin e kohës duhet ti shpjegoni fëmijës se nuk është mirë që të qëndrojë ulur në atë pozicion.  Në këtë pozicion fëmijët mund të qëndrojnë ulur deri në moshën 8-9 vjeçare. Më pas vetë orrganizmi maturohet, strukturat ngurtësohen, ata ndryshojnë dhe nuk e kanë të lehtë të qëndrojnë në atë pozicion.

Si ti kontrollojmë fëmijët kur ata gjatë momentit kur janë duke luajtur i vendosin këmbët në këtë pozicion?

Nuk ekziston mënyra për ti kontrolluar pasi ata këtë veprim e bëjnë në mëynrë të pandërgjegjshme, megjithatë personat që i ruajnë fëmijët duhet të edukohen në lidhje me këtë gjë, në mënyrë që herë pas here ti flasë fëmijës dhe ti tregojë se nuk duhet të qëndroj ulur në atë pozicion. Prindërit i dërgojnë fëmijët në ortoped, nga ku  marrin këshilla dhe rekomandime të dobishme.  Edukatoret në kopësht, tashmë janë të informuar dhe dinë se si të veprojnë. Shumë prej tyre kanë vetë fëmijë, nipër, mbesa, kështu që në përgjithësi njerëzit janë të edukur në lidhje me këtë gjë.

Cili është pozicioni i duhur i qëndrimit ulur?

Anglezët e quajnë pozicion Q (si gërma Q), ne e njohim atë si ulje (këmbë kryq)ose pozicion joga/pozicion lotus, ose me këmbët e shtrira përpara, të bashkuara ose të hapura dhe në këtë pozicion duhet të luaj. Pozicion i saktë është edhe ulja anash ose në karrige.

Shpërndaj