Epilimi me lazer

Një problem i përbashkët për të gjitha gratë janë qimet e padëshiruara. Kjo temë është gjithashtu e rëndë edhe për meshkujt të cilët gjithnjë dhe më tepër aplikojnë metodat më të fundit për mënjanimin e tyre. Biseduam me Dr. Vesna Pljakoska, specialiste dermatovenerologe në Qendrën e lazerit, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, në lidhje me epilimin me lazer – metoda revolucionare me anë të së cilës arrihet mënjanimi i përhershëm i qimeve të padëshiruara.

Një problem i përbashkët për të gjitha gratë janë qimet e padëshiruara. Kjo temë është gjithashtu e rëndë edhe për meshkujt të cilët gjithnjë dhe më tepër aplikojnë metodat më të fundit për mënjanimin e tyre. Biseduam me Dr. Vesna Pljakoska, specialiste dermatovenerologe në Qendrën e lazerit, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, në lidhje me epilimin me lazer – metoda revolucionare me anë të së cilës arrihet mënjanimi i përhershëm i qimeve të padëshiruara.

Mjekësia moderne, e thekson gjithnjë dhe më tepër  epilimin me lazer si  më të shëndetshëm, më të sigurtë dhe më të shpejtë se metodat e tjera. Falë epilimit me lazer arrihet  shkatërrimi i folikulit (gjendrës) të qimeve me anë të nxehtësisë së energjisë së lazerit. Me ndihmën e kësaj metode, folikulat shkatërrohen për disa sekonda. Kjo teknologji e përparuar, për zgjidhjen afatgjatë të problemit me qimet e padëshiruara, padyshim do ti “fshijë” metodat e tjera të vjetra të cilat shpesh janë të shoqëruara me dhimbje.

Cilat janë avantazhet e epilimit me lazer?

Kjo metodë ndikon në rrënjën e cila stimulon rritjen e qimeve dhe pengon shfaqjen e tyre. Nëpërmjet trajtimeve afatshkurtra, pastrohet një sipërfaqe e madhe e qimeve. Epilimi me lazer nuk është një metodë krejtësisht pa dhimbje, por në krahasim me metodat e tjera mund të quhet si një metodë pa dhimbje. Falë epilimit me lazer arrihet  shkatërrimi i folikulit (gjendrës) të qimeve me anë të nxehtësisë së energjisë së lazerit. Me ndihmën e kësaj metode, folikulat shkatërrohen për disa sekonda. Për të arritur rezultatin e dëshiruar, epilimi me lazer bëhet me anë të disa trajtimeve për faktin se qimet e padëshiruara kanë madhësi të ndryshme në sipërfaqen e lëkurës (për shkak të fazave të ndryshme të rritjes së qimeve).

Kur është momenti ideal për kryerjen e trajtimit të parë?

Momenti i rekomanduar për fillimin e epilimit me lazer tek popullata femërore është të paktën dy vjet pas fillimit të periudhës së pare menstruale. Tek meshkujt nuk ka ndonjë dallim përsa i përket fillimit të trajtimit, megjithatë, rekomandohet që të fillohet pas moshës 18 vjeçare.  I vetmi dallim tek meshujt, është fakti që trajtimi duhet të përsëritet disa herë më tepër në krahasim me popullatën femërore, kjo për shkak të ndikimit të hormoneve mashkullore mbi rritjen e qimeve. Në mënyrë që energjia të jetë e përqëndruar tek qimja,  lëkura nuk duhet që të jetë ekspozuar më pare ndaj rrezeve të diellit (nuk duhet të keni marrë ngjyrë të errët në lëkurë/ lëkurë e bronzuar).  Në rast se lëkura është e nxirë, një pjesë e energjisë futet në lëkurë, e cila përthithet nga ana e melaninës dhe melanocitit, dhe si rezultat I kësaj gjendje, reduktohet intensiteti i energjësë së synuar tek qimja. Pikërisht për këtë arsye, në mënyrë që të arrihen rezultate më të mira, nuk rekomandohet që të ekspozoni lëkurën tuaj ndaj rrezeve të diellit  para fillimit të trajtimit të parë.

Sa trajtimi janë të nevojshme për mënjanimin e përhershëm të qimeve?

Numri i trajtimeve varet nga ngjyra e lëkurës, si dhe nga lloji i lazerit i cili përdoret për mënjanimin e qimeve. Mesatarisht, për mënjanimin e qimeve të padëshiruara janë të nevojshme 5-10 sesione. Koha ndërmjet trajtimeve zakonisht është nga 4-6 javë, por mund të ndryshojë në varësi të personit dhe të mënyrës së trajtimit. Koha ndërmjet dy trajtimeve mund të vazhdojë në varësi të trajtimit.

Çfarë duhet të dimë para se të fillojmë me epilimin me lazer?

Personat të cilët janë alergjikë ndaj diellit, fillimisht duhet të bëjnë disa shqyerime… Duhet të shqyrtojnë hormonet të cilat stimulojnë rritjen e qimeve. Dermatologu duhet të vihet në dijeni në rast se përdorni ilaçe të cilat ndikojnë në rritjen e qimeve në trup, si dhe nëse keni zona të irrituara apo plagë në trup. Zonat në të cilat është kryer epilimi, nuk duhet të ekspozohen ndaj rrezeve të diellit apo ndaj solarit. Rekomandohet përdorimi i kremrave apo lëndëve me faktor 30 mbrojtës ndaj diellit dhe rezistentë ndaj ujit.  Gjatë trajtimit nuk duhet të aplikoni make-up, si dhe nuk duhet të përdorni krem hidratues.

A mund të shfaqen komplikime?

Nuk është regjistruar asnjë efekt anësor. Mund të ndodhë që në rastet e lëkurës së errët të shfaqen njolla me ngjyrë kafe. Për këtë arsye përmenda dhe më lart që epilimi nuk duhet të bëhet menjëherë pas ekspozimit tndaj diellit, apo pasi të keni kryer solar.

A aplikohet epilimi me lazer për qëllime mjekësore?

Përveç aplikimit kozmetik tek personatë të cilët duan të çlirohen nga prania e qimeve të padëshiruara, epiliimi me lazer përdoret edhe për qëllime mjekësore, tek personat të cilët janë të lindur me rritje të tepërt të qimeve. Tek këta persona rekomandohet që trajtimi të nisë sa më shpejtë të jetë e mundur.

Shpërndaj