Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Është koha për klasën e parë: si të ulet stresi për fëmijën dhe prindërit

Nisja në shkollë  është hap i madh për fëmijët e vegjël. Shumica e fëmijëve fillimin e vitit shkollor pranojnë në mënyrë të qetë dhe adaptohen shpejtë, por disa, veçanërisht ata që nuk kanë shkuar në kopsht, mjedisin e ri pranojnë në mënyre më të vështirë.

Shkolla paraqet ndryshim i madh si për fëmijën ashtu edhe për ju. Me nisjen në shkollë ndryshohet ritmi ditor i fëmijës dhe bëhet pjesë nga një mjedis të strukturuar, në të cilin ekzistojnë rregulla dha obligime që duhet të respektohen. Në shkollë fëmija nuk duhet vetëm të mësoje por edhe të adaptohet ndaj shumicës së fëmijëve të tjerë, ndaj personit të panjohur (mësuesja) dhe ndaj disiplinës së caktuar shkollore.

Gatishmëria për shkollë është kombinim nga aftësi të ndryshme, shkathtësi, shprehi, njohuri, d.m.th përvojën dhe njohurinë që fëmija i ka arritur në moshën parashkollore.

Suksesi i fëmijës nuk varet vetëm nga gatishmëria e tij dhe  përkushtimi juaj, por edhe nga puna e shkollës, përkatësisht nga mësuesi. Detyra e shkollës është që ta shfrytëzojë gatishmërinë e fëmijës përmes mësimit, dhënies së ushtrimeve të caktuara, nxitjes së interesave të fëmijëve.

Faktorët prej të cilëve varet gatishmëria ose pjekura për shkollë?

Defektologu Sonja Jovanova- Cacanovska thotë se është e domosdoshme që fëmija të jetë i zhvilluar fizikisht për të përballuar me jetën shkollore. Këtu më se pari bëhet fjalë për kalimin e përditshëm të rrugës nga shtëpia deri në shkollë dhe anasjelltas. Në shkollën fëmija duhet të jetë i qetë disa orë, dhe ky është ngarkim i madh për muskujt e tij të shpinës.

”Nëse këto muskuj nuk janë të zhvilluar në mënyrë të mjaftueshme, vjen deri në pozitën e uljes në mënyrë të parregullt dhe deri në shtrembërim të kurrizit. Zhvillimi i motorikes së mirë dhe kontrollit vizomotorik mundësojnë mbajtjen e drejtë të lapsit, kontroll mbi presionin e lapsit gjatë ngjyrosjes ose gjatë shkrimit, aftësi për të vizatuar figura të caktuara gjeometrike, njeri. Për çdo nxënës më të rëndësishmet janë organet shqisore. Për të njohur me botën rreth vetes, shqisat e shikimit dhe shqisat e dëgjimit duhet të zhvillohen mirë. Dëgjimi mundëson ta dëgjojë të folurin e njerëzit, të kyçet në komunikim të përshtatshëm.

Kur duhet fëmija juaj ta vizitojë logopedin?

Të folurit është një nga kushtet thelbësore të qarkullimit njerëzor, në transmetimin e përvojave të mësimit. Fëmija duhet ta kuptojë të folurin e bashkëbiseduesit dhe pa vështirësi  t’i tregojë mendimet dhe nevojat e tij. Nëse fëmija juaj ndryshon zërin me një zë tjetër, nuk i shqipton të gjithë tinguj, nuk i shqipton mirë fjalitë, ka vështirësi gjatë zbulimit të shkronjës inciale të fjalës së dhënë ose nëse ekziston problem që ju brengos, vizitoni logopedin që do të ju japë këshillë se si ta përgatitni fëmijën tuaj për nisjen në shkollë. Të menduarit është funksioni më i lartë psikik i fëmijës dhe i të rriturve. Zhvillimi intelektual u mundëson të gjejë zgjidhje gjatë përballimit me problemet e ndryshme shkollore dhe situatat dhe për t’i marrë njohuritë e shumta në shkollë. Përveç mendimit të zhvilluar, për shkollim të suksesshëm është e nevojshme që të ekzistojnë edhe funksione të zhvilluara psikike, veçanërisht ndjenjat dhe emocionet. Ndjenjat janë veçanërisht të rëndësishme për jetën sociale të fëmijës. Nga fëmija pritet që të reagojë në mënyrën e përshtatshme gjatë shkurtimit e dëshirave dhe nevojave dhe të ketë ndërtuar kontroll i pers hatashëm  emocional.

“Nga gjithë kjo vërehet se gatishmëria e fëmijës për në shkollë është shumë komplekse dhe se nuk ekziston fëmijë që do t’i zhvillojë të gjitha shkathtësi me të njëjtën shpejtësi. Këtë duhet ta marrin parasysh prindërit ose mësuesit dhe nëse ndonjë fëmijë ka nevojë nga plotësimi i kushteve shtesë me qellim për t’u mundësuar adaptim përkatës, para fillimit të vitit shkollor është e nevojshme të bëhet strategji e mirë me të cilën do të mundësohet realizimi i kushteve, me qëllim të ulet stresi te fëmija dhe prindërit”, thotë Sonja Jovanova Cacanovska.

Përgatitni fëmijën tuaj para nisjes në shkollë. Mos u brengosni nëse fëmija nuk i ka mësuar shkronjat dhe numrat dhe mos insistoni ti mësojë për shkak se fillon klasën e parë.

Bisedoni me fëmijën tuaj

Detyra juaj është që ta inkurajoni t’i pranojë ndryshimet e reja. Ndani përvojë pozitive nga nisja juaj në shkollë. Mos krijoni pamje ideale për shkollën dhe përgatitni fëmijën se ekzistojnë edhe obligime që duhet t’i kryejë. Mos  i përsëritni vazhdimisht çfarë duhet të bëjë dhe si duhet të sillet gjatë qëndrimit në shkollë. Mos u dëshpëroheni nëse në fillim të vitit shkollor fëmija juaj nuk i respekton rregullat e sjelljes së mirë. (ngritët gjatë mësimit, qan dhe nuk e pranon kryerjen e detyrave të dhëna nga mësuesja). Pranoni sjelljen e ndryshueshme në fillimin dhe mos i jepni detyra shtesë me qëllim që më shpejtë t’i kryejë detyrat shkollore. Mos harroni çdo ditë ta mbështesni fëmijën tuaj dhe t’i tregoni se e doni, se është i vlefshëm, pa dallim të suksesit të tij në shkollë.

Shpërndaj