Është koha për te kardiologu!

Sëmundjet kardiovaskulare mbeten në krye të shkaqeve më të zakonshme të vdekjeve në vend dhe në botë. 29 shtatori është Dita Botërore e Zemrës, prandaj rezervoni që sot kontrollin tuaj kardiak.

Kur bëhet fjalë për sëmundjet kardiovaskulare ekzistojnë shkaqe të cilat thjeshtë nuk varen nga ne, por ekzistojnë edhe zakone të cilat mund t’i ndryshoni dhe t’i zvogëloni rreziqet e mundësisë të shfaqjes së sëmundjeve të zemrës.  Gjëja e parë dhe kryesore të cilën duhet të mbani mend është kontrolli i rregullt te kardiologu, edhe atëherë kur nuk ndjeni ndonjë problem. Për të ditur se kur është koha për të kontrolluar zemrën tuaj, konsultohuni me ekipin kardiologjik të Spitalit klinik ‘Acibadem Sistina’.

Mos i neglizhoni dhimbjet në kraharor

Me siguri, shumë herë deri tani ju ka ndodhur të ndjeni dhimbje në kraharor dhe zakonisht i’a vini fajin fjetjes jo të mirë, të qëndruarit në korent ose dhimbjeve të forta gastrike (të stomakut). Asnjëherë mos e neglizhoni dhimbjen në kraharor, ajo mund të jetë një shenjë e cila tregon se keni probleme me zemrën ose mund të jetë shenjë e atakut në zemër.  Vetëm diagnaza e gjetur në kohë mund t’a shpëtojë jetën tuaj. Kontrolli kardiologjik është i detyrueshëm nëse:

  • Dhimbje apo shqetësim në kraharor
  • Ndiheni të rënduar pas kryerjes së aktiviteteve fizika të cilat më parë i kryenit shumë lehtë.
  • Dhimbje dhe shtrëngim në krahë, shpinë, supe, qafë dhe nofulla.
  • Ndiheni shpesh të lodhur edhe kur nuk kryeni aktivitete fizike.

I harroni kontrollet Check up

Në jetë mund të harroni shumë gjëra, por mos lejoni asnjëherë që t’i harroni kontrollet e rregullta Check up, mund të jetë zemra juaj ajo e cila t’i vuaj pasojat e neglizhimit tuaj. Nëse gjatë kontrollit doktori juaj zbulon se keni presion të lartë të gjakut, rritje të nivelit të kolesterolit apo sheqer në gjak, menjëherë duhet të kontaktoni me kardiolog.  Secila prej këtyre parametrave mund t’a dëmtojë zemrën tuaj.  Edhe nëse nuk është e trashëguar nga familja, sëmundjet kardiovaskulare nuk kanë kursyer askënd.

Zakone të këqija të mënyrës së jetesës

Pirja e duhanit, konsumi i alkoolit, të ushqyerit keq, mungesa e kryerjes rregullisht të aktiviteteve  fizike, shtimi i peshës trupore, stresi – janë vetëm pjesë e zakoneve të këqija të mënyrës së jetesës  të cilët janë shkaktarët kryesorë të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Kardiologët këshillojnë që çdo moment të lirë t’a shfrytëzoni duke u marrë me aktivitete fizike, t’a lini pirjen e duhanit dhe të alkoolit, dhe në të njejtën kohë duhet të konsumoni ushqim të shëndetshëm. nëse vendosni të merreni me ndonjë aktivitet fizik i cili kërkon përpjekje dhe mundim më të madh, ekzaminimi i zemrës është i detyrueshëm.

Në kontroll te kardiologu

Kontrolli kardiologjik zakonisht përfshin elektrokardiogramë, eko të zemrës dhe test për stresin.  Këto teste janë të rëndësishme për përcaktimin e normës së zemrës, si dhe për diagnostikimin e dëmit apo problemit. Në këtë ekzaminim është shumë e rëndësishme të përcaktohet rreziku koronar për shkak se kjo përcakton mundësinë e vuajtjes nga zemra në 10 vitet e ardhshme.

Zakonisht ekzaminimet kardiologjike rekomandohen nga mjeku i familjes, por nëse ndjeni ndonjërën nga simptomat e përmendura më lartë, duhet patjetër të konsultoheni me mjekun kardiolog. 

Shpërndaj