Fakte interesante rreth sistemit tuaj të tretjes

Sistemi digjestiv luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj. Në rast se nuk keni asnjë vërshtirësi me tretjen e ushqimit, as që mendoni se si funksionon sistemi digjestiv. Në vijim lexoni disa fakte interesante për mënyrën sesi funksionon sistemi i tretjes:

Sistemi digjestiv luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tuaj. Në rast se nuk keni asnjë vërshtirësi me tretjen e ushqimit, as që mendoni se si funksionon sistemi digjestiv. Në vijim lexoni disa fakte interesante për mënyrën sesi funksionon sistemi i tretjes:

Acidi në stomak është aq i fortë saqë mund ta djegë lëkurën.  Me siguri pyesni përse atëherë nuk e dëmton edhe stomakun? Stomaku është i mbështjellë nga një shtresë e trashë e mukozës e cila e mbron atë. Në rastet kur acidi i stomakut kthehet në ezofag keni ndjesi të djegies së stomakut. Medikamentet e grupit inhibatorë të pompës proton mund të ndihmojë në uljen e sekretimit të acidit në stomak   duke i zvogëluar simptomat dhe duke bërë të mundur mbrojtjen e stomakut.

Disa ilaçe dhe baktere mund të shkaktojnë ulçër

Pirja afatgjatë e disa ilaçeve të caktuara ( anti-inflamatore pa steroide si aspirinë,  ibuprofen …). Përsa i përket baktereve, është vërtetuar se prania e Helicobacter pylori mund të shkaktojë ulçër në stomak. Ulçëra apo plaga në stomak, shfaqet atëherë kur acidi i stomakut për shkak të disa arsyeve të caktuara kalon nëpër shtresën e trashë të mukozës,  dhe shkakton plagë në murin e stomakut. Kjo gjendje është e nevojshme që të ndiqet, pasi në ras se ulçëra shpërthen mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme e cila është kërcënuese për jetën.

Reduktimi i shfaqjes së kancerit në stomak

Një nga arsyet për të reduktuar shfaqjen e kancerit në stomak, në krahasim me dekadat e fundit është fakti se është rritur ndërgjegjësimi tek njerëzit  në lidhje me shmangien e pirjes së duhanit. Nga ana tjetër, diagnoza e hershme  dhe trajtimi i Helicobacter pylori janë fakt për parandalimin e kancerit në stomak.

Një numër i madh i njerëzve që kanë  intolerancë të glutenit nuk kanë celiac.  Celiac është sëmundje e cila shfaqet kur proteina e glutenit bën që sistemi juaj imunitar të dëmtojë zorrën e hollë.  Simptomat kanë të bëjnë me fryerjen dhe dhimbjen e barkut, diarre dhe lodhje.  Disa njerëz të cilët mendojnë se janë intolerant ndaj glutenit, nuk janë të diagnostikuar, por ndihen më mirë kur e shmangin glutenin  në ushqim.

Acidet bilare luajnë rolin e “detergjentëve”  në zorrë

Pa praninë e tyre nuk mund të tretet ushqimi dhe nuk mund të absorbohen yndyrërat.  Roli i tyre është i ngjashëm me detergjentët (pastruesit), bëjnë që të përzihet yndyra me ujin dhe në këtë mënyrë  enzimat për tretjen e ushqimit i ndajnë yndyrat të cilat më pas futen në sistemin  e gjakut.

Kolesteroli dhe yndyrërat janë krejtësisht të ndryshme

Mëlçia përdorë kolesterol për të prodhuar acide biliare, tëmthi është e vetmja mënyrë për të shpëtuar trupin nga kolesteroli i tepërt. Trupi juaj përdor kolesterol  për krijimin e hormoneve gjinore si testosteroni dhe estrogjeni. Nëse keni problem me funksionimin e mëlçisë, atëherë do të keni problem me absorbimin e yndyrës në organizëm si dhe me çrregullimet hormonale. Yndyrërat kanë përbërje të ndryshme kimike të kolesterolit, trupi djeg dhjamin për të marrë energji.

Shpërndaj