Fëmijët mund të dehidratohen shumë lehtë në plazh

Edhe pse janë të rrethuar nga uji, fëmijët shumë lehtë mund të dehidratohen ndërkohë që luajnë në plazh. Nëse i lini që të kujdesen për veten e tyre, ata mund ta kalojnë gjithë ditën duke luajtur në rërë apo pranë pishinës. Lexoni në vijim disa këshilla se si ta parandaloni humbjen e lëngjeve gjatë periudhës së pushimeve verore.

Edhe pse janë të rrethuar nga uji, fëmijët shumë lehtë mund të dehidratohen ndërkohë që luajnë në plazh. Nëse i lini që të kujdesen për veten e tyre, ata mund ta kalojnë gjithë ditën duke luajtur në rërë apo pranë pishinës. Lexoni në vijim disa këshilla se si ta parandaloni humbjen e lëngjeve gjatë periudhës së pushimeve verore.

Jepini lëngje fëmijëve në intervale të rregullta

Mjekët pediatër këshillojnë që fëmijët të pijnë lëngje para dhe pasi të futen në ujë për të notuar. Pija më e mirë është uji pasi ai e shuan etjen dhe plotëson nevojat për që ka trupi për lëngje. Pijet e gazuara dhe lëngjet e ëmbla mund të japin efekt të kundërt. Nëse fëmija nuk e pranon ujin natyral, mundohuni që ti jepni ujë me shije limoni, luleshtrydhe, apo me shije të ndonjë fruti tjetër.

Këshilla të dobishme për të shmangur dehidratimin

Lexoni hapat më të rëndësishëm të cilët nuk do të lejojnë rënien e nivelit të lëngjeve në trup:

Shmangni periudhën më të nxehtë. Mos lejoni ekspozimin e fëmijës ndaj rrezeve të drejtpërdrejta të diellit duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Tregohuni veçanërisht të vëmendshëm gjatë ditëve me lagështirë. Kontrolloni sasinë e lëngjeve që merr fëmija juaj veçanërisht gjatë ditëve ku lagështia e ajrit është e rritur. Gjatë këtyre ditëve fëmija djerësitet më tepër duke humbur në këtë mënyrë më tepër lëngje dhe elektrolite. Nëse lagështia e ajrit është tepër e lartë, këshilla më e mirë është që fëmija të mos qëndrojë shumë gjatë jashtë.

Pushim nën hije – rrezet e diellit janë të dobishme, por është mirë që herë pas here fëmijët t’i largoni nga rrezet e diellit dhe të gjeni argëtim për ta në ndonjë vend me hije. Merrni të gjitha lodrat e tyre të preferuara, bëni një kullë prej rëre, gjeni një mënyrë që fëmija të pushojë.

Pushimi nga uji – Ky veprim duhet t’ju bëhet rutinë, kështu fëmija do të kuptojë që herë pas here duhet të pushojë dhe duhet të pijë ujë. Nëse fëmijën nuk mund ta mësoni në këtë mënyrë, atëherë jeni ju ata të cilët duhet t’i siguroni fëmijës futjen e mjaftueshme të lëngjeve në organizëm.

Shenjat e lehta të dehidratimit

Nëse fëmija ankohet se ka marramendje dhe të përziera, nëse vëreni rënie të urinimit, tharje të gojës, këto shenja tregojnë se fëmija juaj ka humbur lëngje dhe se këto lëngje dhe elektrolite duhet patjetër të zëvendësohen. Përgatitni për fëmijën supë, lëng frutash apo thjeshtë një gotë ujë me pak sheqer/kripë.

 

Shpërndaj