Fibroadenoma është tumori beninj më i zakonshëm i gjirit tek gratë. Tek gratë në moshën 20 deri në 30 vjeç shfaqet nga një fibroadenoma, ndërsa më shumë fibroadenoma shfaqen në vetëm 10-15% të pacientëve. Në dy të tretat e fibroadenomave bëhet fjalë për fibroadenoma beninje dhe nuk rrisin rrezikun e kancerit të gjirit përveç nëse nuk ekzistojnë faktorë shtesë të rrezikut (siç është historia familjare). Fibroadenomat komplekse në kombinim me një histori familjare rrisin trefish rrezikun e kancerit të gjirit. Tek gratë në moshën mbi 40 vjeç, në rast të një rritje të shpejtë (rritje të papritur gjatë javëve të fundit) më shumë se 2 cm dhe me një histori familjare të kancerit të gjirit fibroadenoma duhet të hiqet menjëherë. Fibroadenomat e mëdha që rriten shpejt (më shumë se 5 cm) mund të shfaqen edhe tek adoleshentët. Ato duhet të hiqen me ndërhyrje kirurgjikale. Mastektomia ose kirurgjia plastike nuk është procedurë e domosdoshme në trajtimin e këtyre pacienteve. Rezultate të mira mund të merren vetëm me heqjen e fibroadenomes.

Shpërndaj