Rrudhat në lëkurë shpesh janë shenjë e plakjes, apo shenjë treguese që lëkura juaj reagon ndaj faktorëve të jashtëm. Shfaqja e tyre nuk mund të parandalohet, por me anë të ushqimit të duhur dha kujdesit ndaj lëkurës, shfaqja e tyre mund të shtyhet në mënyrë ndjeshmje. Muskujt e fytyrës mundësojnë pantomimat (mimikat), por me kalimin e kohës këto kontraktime dobësohen dhe fillon krijimi i rrudhave në fytyrë.
Më të theksuara janë në pjesën e ballit, ndërmjet vetullave, përreth syve dhe përreth buzëve. Me anë të këtyre rrudhave, përveç faktit që dukeni disa vitë më të moshuar, gjithashtu dukeni më të lodhur dhe të rraskapitur. Për trajtimin i cili aplikohet më shpesh për rinimin e plotë të lëkurës, biseduam me Dr. Ilija Mostrov, specialist në kirurgjinë plastike dhe rindërtuese, në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Botoks
Botoksi (Botulinum toxin tip A) është një proteinë natyrale e cila prodhohet nga bakteret Clostridium botulinum. Përdoret në mjekësi për trajtimin e pakontrolluar të spazmave në pjesën e qepallave (blefarospazma), dhe vietet e fundit aplikohet së tepërmi në trajtimet estetike. Me aplikimin e botoksit bëhen korrigjime në pjesën e fytyrës dhe të qafës. Pacientët mund ti rikthehen punëve të përditshme menjëherë pas trajtimit.
Aplikimi i saktë në doza të vogla, bllokon punën e muskujve të cilët ndikojnë në krijimin e shprehjeve të fytyrës (mimikës) në mënyrë individuale. Veprimi nis pas 2-5 ditësh, ndërkohë që efektin maksimal e arrin pas 7-10 ditësh. Ky ndikim zgjat 4-8 muaj. Kundraindikacionet janë tepër të rralla. Ky aplikim nuk duhet të merret në rast se: jeni shtatzënë apo ushqeni bebe me qumështin e gjirit, nëse keni lëkurë tepër të ndjeshme, keni infeksion apo irritim në lëkurë, në rast se jeni duke përdorur antibiotikë aminoglikosidë.