Ftohjet e zakonshme në shumicën e rasteve kalojnë vetë dhe nuk kërkojnë ndonjë trajtim të veçantë. Por, ndonjëherë mund të zhvillohen komplikime si bronkiti, pneumonia, infeksionet e veshit, pezmatim i sinuseve, astma dhe sëmundje pulmonare obstruktive kronike. Komplikimet zakonisht shfaqen tek fëmijët e vegjël, tek personat e moshuar dhe tek ata persona me sistem të dobët imunitar. Veçanerisht këta persona duhet ti ndjekin simptomat dhe të paraqiten tek mjeku në rast se simtomat në vënd që të zhduken ato bëhen më intenzive dhe zgjasin më tepër se 10 ditë. Këtë herë për komplikimet e mundshme do të bisedojmë me Dr. Kamelija Bushljetiq, pulmoalergologe.
Simtomat e ftohjes së zakonshme
Simtomat e ftohjes zakonisht zgjasin 3-10 ditë dhe manifestohen me :
- Rrjedhje të hundës – me apo pa ngjyrë jeshile apo të verdhë të sekrecionit
- Bllokim të hundës
- Teshtitje
- Përlotje të syve
- Dhimbje fyti
- Kollë
Mundohuni që të bëni pushim gjatë periudhës së ftohjes. Në rast se shfaqen simtoma të tjera dhe nëse gjendja përkeqësohet, konsultohuni dhe kërkoni ndihmën e mjekut.
Trajtimi
Zakonisht ftohja e zakonshme nuk trajtohet. Pirja e antibiotikëve nuk rekomandohet përveç rasteve kur shfaqen komplikime të pneumonisë. Trajtimi është i fokusuar ndaj lehtësimit të simptomave.
- Ilaçe për lehtëisimin e dhimbjeve – Përsa i përket etheve, dhimbjes së fytit, dhimbjes së kokës, rekomandohen marrja e ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve.
- Pikat dekongestante për hundë – Rekoandohen për përdorim në hundë për një periudhe deri në 5 ditë. Përdorimi i zgjatur i këtyre pikave në hundë mund të shkaktoj më tepër bllokimin e hundës. Fëmijët nën moshën 6 vjeçare nuk duhet të përdorin pika dekongestante apo sprej (spray).
- Ilaçe për lehtësimin e kollës – Nuk rekomandohen ilaçet për lehtësimin e kollës, vetëm në rast se kolla është tepër intenzive dhe pacienti nuk fle dot dhe nuk mund t’i kryej aktivitetet e përditshme për një periudhë të gjatë.Megjithatë, duhet të paraqitet tek mjeku pasi nëse kolla është tepër e fortë /intenzive atëherë nuk bëhet fjalë për ftohje të zakonshme.
Cilat janë komplikimet që mund të shfaqen nga ftohja?
Ndonjëherë ftohja mund të shkaktojë komplikime më të mëdha si:
Infeksion të sinuseve: Kjo ndodh atëherë kur virusi i infekton sinuset. Këto pjesë fryhen apo ëjnten dhe krijohet sekrecion i cili është një shtresë e përkryer për bakteret. Mund të shfaqet dhimbje koke dhe temperaturë ose:
- Dhimbje në fytyrë, veshë dhe nofulla (dhimbja shtohet kur ju përkuleni)
- Bllokim të hundëve
- Reduktim të ndjenjës së aromës dhe shijes
- Sekrecione me ngjyrë jeshile ose të verdhë
- Kollë gjatë natës
- Frymë e keqe
Otitis akut (pezmatim i veshit të mesëm) – Kjo shfaqet atëherë kur bakteret apo viruset hyjnë pas daulles së veshit. Një simptomë apo shenjë tipike e kësaj është dhimbja e veshit. Shpesh, infeksionet në vesh kalojnë për një periudhë një apo dy javore. Trajtohet me antibiotik. Nëse fëmija juaj ka simptoma të infeksionit të veshit, kontaktoni menjëherë mjekun. Infeksionin nuk duhet ta trajtoni vetë pa ilaçe të rekomanduara nga mjeku, pasi mund të shkaktoni ndërlikime tepër serioze. Simptomat më të zakonshme janë:
– Ndjenja e presionit në vesh
– Dhimbje tek njëri vesh apo tek të dy veshët
– Irritim dhe dhimbje në fyt
Bronkiti – Si pasojë e ftohjes shfaqet bronkit, pezmatim i rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Simtomat e bronkitit janë:
– Kollë që zgjat më shumë se një javë
– Kollë produktive e shoqëruar me nxjerrje të sekrecionit me ngjyrë jeshile ose të verdhë
Penumonia – Si komplikim i ftohjes mund të shfaqet edhe pneumonia e cila manifestohet me:
– Temperaturë mbi 38.5℃ e cila zgjat më shumë se tre ditë
– Rrahje të shpeshta zemre
– Kollë
– Dhimbje në kraharor dhe vështirësi në frymëmarrje
Sëmundjet kronike – Ftohja është një nga shkaqet më të zakonshme për shfaqjen e astmës. Përkeqësimi i astmës manifestohet me vështirësi në frymëmarrje dhe shtrëngim të gjoksit gjë e cila zgjat më tepër se 48 orë dhe është e shoqëruar me fishkëllimë në kraharor për shkak të mungesës së ajrit dhe me lodhje të shpejtë, veçanërisht gjatë ngarkesave të rënda fizike. Ftohja mund të çojë në përkeqësim të sëmundjes obstruktive pulmonare kronike dhe sëmundje kronike të zemrës, veçanërisht me dëbësim të zemrës. Gjithashtu mund të shkaktojë çrregullim të kontrollit të sheqerit tek pacientët me diabet. Sado që të duket si ftohje “naive” nuk duhet ti besoni pasi mund të zhgënjeheni. Për këtë arsye ekzistojnë mjekët të cilët do ta nxjerrin atë në pah dhe do ti parandalojnë pasojat e mundshme të shkaktuara nga kjo sëmundje.