Gjaku në urinë tek fëmijët – cili është shkaku?

Shfaqja e gjakut në urinë është një shenjë alarmi dhe paniku tek prindërit, veçanërisht nëse fëmija ka dhimbje në veshka dhe ënjtje në trup. Dr. Nadica Ristoska Bojkovska, pediatre nefrologe thotë se ekzistojnë shumë arsye të shfaqjes së gjakut në urinë, por gjëja më e rëndësishme është zbulimi i shkakut dhe trajtimi në kohë, në mënyrë që sëmundja të shërohet dhe të mos lërë pasoja të qëndrueshme dhe komplikime në shëndetin e fëmijës.

Mikrohematuria dhe makrohematuria

Hematuria (gjaku në urinë) është gjetja e gjakut në urinë e cila përcaktohet nga analiza e sedimentit të urinës. Në rast se urina është dukshëm e kuqe, atëherë bëhet fjalë për makrohematuri, në rast se ngjyra është e pandryshueshme, bëhet fjalë për mikrohematuri dhe përcaktohet vetëm me analizë mikroskopike të sedimentit urinar. Ngjyra e kuqe është për shkak të pranisë së eritrociteve në urinë, prejardhja e të cilës mund të jetë nga veshkat, uretra ose fshikëza e urinës. Hematuria makroskopike mund të shoqërohet me edemë (ënjtje), hipertension (presion i lartë)  ose me funksion renal të dëmtuar (dështim i veshkave). Hematuria mikroskopike asimetrike është e pranishme tek 0, 5-2% e fëmijëve në moshën shkollore.

Ngjyra e kuqe në urinë mund të jetë e pranishme edhe në raste të tjera:

  • Gjatë konsumimit të ushqimit (panxhari, ushqime me ngjyra)
  • Medikamentet: methyldopa, phenacetin, phenazopyridine
  • Porfuria
  • Prania e hemoglobinës në urinë

Shkaqet e hematurit tek fëmijët:

  • Sëmundjet glomerulare (nefropatia IgA, hematuria idiopatike (beninje), sindromi Alportov, glomerulonefrit akut poststreptokok, glomerulopatia membranore, lupus eritematoz sistemik, sindromi hemoliti uremik).
  • Infeksionet (bakteriale, virale, tuberkulozi)
  • Nefrolitiaza (gurë në veshka hiperkalciuria)
  • Hematologjia (trombocitopenia, koagulopatia)
  • Anomalitë anatomike (anomalitë kongjenitale, trauma, veshkat policistike, tumoret)
  • Aktiviteti fizik (mundimet e shumta gjatë aktiviteteve sportive)

Cilat teste duhet të kryhen?

Shqyrtimet e para përfshijnë testet laboratorike të gjakut, urinën dhe kulturën e urinës, eko në traktin urinar. Në varësi të pamjes klinike, mjeku nefrolog mund të kërkojë edhe ekzaminime të tjera siç është pielografia intravenoze, urografia magnetike , shqyrtime të mjekësisë nukleare, sitoskopi dhe citografi. Në disa raste të caktuara bëhet edhe biopsia renale (e veshkave).

Trajtimi

Mënyra e trajtimit varet nga shkaku i shfaqjes së gjakut në urinë. Tepër e nevojshme është anamneza, kryerja e kontrolleve dhe shqyrtimeve në kohë të cilat ndihmojnë në diagnostikimin e shkakut dhe fillimin e trajtimit. Çdo fëmijë me hematuri makroskopike të qëndrueshme duhet të shtrohet në spital për të hetuar dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të tij.

Simptomat

Simptomat të cilat fëmijët i përshkruajnë zakonisht janë: djegia gjatë urinimit, dhe urinimi i shpeshtë, si dhe ndjenja e pakëndshme nga fillimi i urinimit deri në fund të urinimit. Për përcaktimin e shkakut të vërtetë është e nevojshme që të informoni mjekun nefrolog për kohëzgjatjen e kësaj gjendje, nëse është e shoqëruar me ndonjë dhimbje, zakonisht me dhimbje të fortë të veshkave, nëse në familjen e fëmijës ka histori familjare të sëmundjeve glomerulare. Shfaqja e shpeshtë e gjakut në urinë tek fëmijët është e paraprirë nga infeksionet respirative të shkaktuara nga streptokoku beta hemolitik të grupit A. Tepër i rëndësishëm është ekzaminimi fizik dhe prania e ënjtjes në fytyrë dhe në trup. Në  rast se ka dyshime për praninë e sindromit poststreptokok nefritik akut, është i nevojshëm hospitalizimi dhe trajtimi i mëtejshëm.

Postreptokoku  glomerulonefrit akut

Ky lloj i glomerulonefritit ndodh më së shumti tek fëmijët e moshës shkollore të cilët kanë përjetuar infeksion të fytit ose të lëkurës me Streptokokus beta hemolitik. Ajo karakterizohet nga sindroma akute nefritike: hematuria makroskopike, ënjtja (edema), presioni i lartë (hipertensioni) dhe zvogëlimi i urinimit (oliguria). Nëse diagnoza bëhet në kohë, menjëherë fillohet me trajtimin. Prognoza e sëmundjes është e rëndësishme pasi mbi 95% e fëmijëve shërohen pa progres të sëmundjes në rastin e glomerulonefritit kronik.

Shpërndaj