Gjatë dhimbjeve të barkut mos pini ilaçe – konsultohuni me mjekun

Tek 80% e rasteve, inflamacioni i apandesitit fillon me dhimbje në pjesën e sipërme të abdomenit, e cila pas një periudhe kohore të caktuar kjo dhimbje zberet në pjesën e poshtme në anën e djathtë të barkut. Dr. Alen Jovçevski, kirurg abdominal këshillon: në rast se keni dhimbje në bark, të konsultoheni me mjekun dhe të mos pini ilaçe të cilat mund ta bëjnë më të vështirë diagnostikimin e apandesitit.

Tek 80% e rasteve, inflamacioni i apandesitit fillon me dhimbje në pjesën e sipërme të abdomenit, e cila pas një periudhe kohore të caktuar kjo dhimbje zberet në pjesën e poshtme në anën e djathtë të barkut. Dr. Alen Jovçevski, kirurg abdominal këshillon: në rast se keni dhimbje në bark, të konsultoheni me mjekun dhe të mos pini ilaçe të cilat mund ta bëjnë më të vështirë diagnostikimin e apandesitit.

A ekzistojnë simptoma karakteristike të apandesitit?

Apandesiti akut, inflamacioni i apandesitit apo i njohur në gjuhën popullore si “sulm i apandesitit” , në shumicën e rasteve karakterizohet me simptoma tipike.  Tek më shumë se 80% e pacientëve, dhimbja nis në pjesën e sipërme të barkut, e cila më pas zbret në pjesën e pshtme në anën e djathtë të barkut, kjo dhimbje lokalizohet gradualisht, por shfaqet në mënyrë të vazhdueshme.  Barku bëhet i ndjeshëm gjatë prekjes, fillimisht në të gjithë pjesën abdominale, më pas lokalizohet në një vend të vetëm. Kjo dhimbje është e shoqëruar me simptoma të përgjithshme si ethe, dobësi, marramendje, të vjella, diarre, dhimbe e cila zbret deri në pjesën e sipërme të gjurit, prandaj dhe shpesh pacientët thonë se ndjejnë mpirje të këmbës së djathtë.

 Tek fëmijët nën moshën 2 vjeçare, përjashtohet mundësia e  inflamacionit të apandesitit për shkak të veçorive anatomike të moshës, ndërkohë që tek personat e rritur  (personat mbi moshën 60 vjeçare) zakonisht pamja klinike është atipike (jo tipike).

A mund të shfaqet sulm i apandesitit dhe më pas të qetësohet?

Apandesiti është një rritje që ka formën e një kribi e  cila komunikon me pjesën e parë të zorrës së trashë gjatë hapjes.  Nëse për ndonjë arsye kjo hapje do të mbyllet apo bllokohet ( për shkak të feçes, ënjtjes së mukozës, për shkak të ndonjë organi tjetër, parazitëve në zorrë, tumorit) komunikimi ndërmjet tyre ndërpritet.

 Nga ky moment, në lumenin (hapësirën) e  apandesitit fillon procesi i shumimit të baktereve, shfaqja e gazrave, si dhe produktet avari të cilat shkaktojnë presion mbi cipën e murit të apandesitit, për arsye, pas disa orësh, shfaqet çrregullim  i mikroqarkullimit, shfaqet ishemi, dhe ndryshime në pjesën e murit të apandesitit, të cilat manifestohen në shkallë të ndryshme të inflamacionit duke filluar nga katarrale deri në gangrenë.  

Por nëse shkaku i shfaqjes së inflamacionit mënjanohet spontanisht , nëse hapja ndërmjet zorrës së trashë dhe apandesitit   çlirohet dhe përsëri  krijohet komunikimi ndërmjet tyre mund të shkaktohet regresion lokal, në të njejtën kohë edhe qetësim përsa i përket pamjes klinike.

Në rast  se gjithë kjo që përmendëm më parë, ndodh disa herë gjatë jetës, kjo gjendje quhet përsëritje e apandesitit.

Si diagnostikohet?

Jo çdo dhimbje në bark ka të bëjë me apandesitin, si dhe jo çdo dhimbje në bark trajtohet në mënyrë kirurgjike.

Diagnoza e inflamacionit të apandesitit, zakonisht vendoset gjatë kontrollit të parë klinik, por për shkak të progresit të shpejtë të tij, është e nevojshme kryerja e disa kontrolleve të tjera të njëpasnjëshme gjatë një intervali kohor të caktuar. Ky është momenti kur doktori ju thotë “pacienti nuk duhet të hajë dhe të pijë, nuk duhet të marrë ilaçe për qetësimin e dhimbjeve” dhe ju kërkon që kontrollin ta kryeni pas disa orësh.  Pamja e gjendjes klinike mund të shfaqet krejtësisht ndryshe në rast se pa lejen apo miratimin e mjekut, ju do të merrni analgjetikë apo antibiotikë, duke penguar vonesën e dallimit dhe shfaqjen e komplikimeve të mundshme.  Përveç ekzaminimit klinik, ekziston edhe ekzaminimi abdominal me anë të ultratingullit, tomografisë kompjuterike abdominale si dhe me anë të analizave laboratorike të gjakut.

Përse thuhet se duhet të jeni  veçanërisht të kujdesshëm gjatë diagnostikimit të apandesitit tek vajzat,  në mënyrë që kjo të mos ngatërrohet me dhimbjen e shkaktuar nga vezoret?

Apandesiti ka një lokalizim anatomik, në anën e djathtë të pjesës së poshtme të barkut, dhe ndërvepron  me shumë organe, ndër to edhe me vezoren e djathtë.
Rastet e perofacionit të apandesitit me peritonitis mund të jenë shkak  për shfaqjen e disa rritjeve në hapësirën e barkut, gjë e cila në mënyrë indirekte mund të shkaktojë infertilitet.

Simptomat e apandesitit mund të shkaktojnë edhe probleme gjinekologjike siç është rrotullimi i vezoreve rreth kërcellit të madh të enëve të gjakut, shtatzëni ektopike,  absces tubo-ovarial, etj, të cilat gjithashtu trajtohen në mënyrë kirurgjike por në institucionin për gjinekologji.  Ndonjëherë edhe sasia e vogël e rrjedhës së gjakut gjatë ovulimit mund të imitojë një pamje klinike të apandesitit, por nuk është një tregues i cili kërkon trajtim kirurgjik.

Çfarë ndodh nëse “apandesiti shpërthen” cilat janë komplikimet e mundshme?

Si rezultat i perforacionit të apandesitit shkaktohet rrjedhja e zorrëve përreth  nga shfaqja inflamacionit në cipën e zgavrës së barkut (peritoneumit), gjendje kjo e cila quhet peritonit, dhe mund të jetë e lokalizuar në zonën e apandesitit, ose mund të jetë  peritonit i përhapur.  Gjendja e peritronit zakonisht manifestohet me inflamacion të tumorit  në pjesën e poshtme të anës së djathtë të barkut, dhimbje e ndjeshme lokale, rritje e temperaturës së trupit, dhe ndryshime të gjetjeve laboratorike,  ndërsa peritroni i përhapur është një gjendje e rrezikshme për jetën, e cila shfaq shenja të defansit abdominal, intoksikim dhe sepsë. Ndodh rrallë, megjithatë është i mundshëm transmetimi i embolisë septike nëpërmjet venave të gjakut drejt mëlçisë duke shkaktuar absces të mëlçisë.

Mënyra e vetme e trajtimit është operacioni

Apendektomia  apo mënjanimi i apandesitit është mënyra e vetme e trajtimit të kësaj gjendje. Ndonjëherë, gjatë situatave kur për disa arsye të caktuara nuk mund të kryhet trajtimi kirurgjik, trajtimi i apandesitit bëhet në mënyrë konseratore me anë të antibiotikëve.  Mund të kryhet me metodë laparatomike ose me hapje kirurgjike të murit të barkut, ose në mënyrë laparaskopike, gjatë të cilës veprohet me anë të instrumentëve në bark të cilat shoqërohen me anë të kamerës. Kirurgjia laparaskopike ka përparësi për shkak të prerjes së vogël, rehabilitimit të shpejtë dhe qëndrimit  më të shkurtër në spital. Pavarësisht nga metoda, qëllimi i operacionit ësh
të që të mënjanohet apandesiti dhe pastrimi i lëngshëm apo sekrecioni i shkaktuar nga procesi inflamator.  Në varësi të gjendjes, përcaktohet  nëse pastrimi apo drenimi do të kryhet një herë apo disa herë. Ky organ, apo më saktë kjo pjesë e sistemit digjestiv dërgohet për analizë në patohistologji, ndërsa një pjesë e lëngut të drenuar dërgohet për analizë mikrobiologjike.  Komplikimet e apandesitit akut, kryesisht zgjidhen me anë të trajtimit kirurgjik, në kombinim me  trajtimin e ilaçeve pas marrjes së antibiogramit. 

Shpërndaj