Para 3 dekadave fëmijët e lindur para kohe kishin shumë pak gjasa që të mbijetojnë. Sot me zhvillimin e mjekësisë ndryshoi çdo gjë. Dr. Antoni Hristovski, neonatolog, na u përgjigj në pyetjet më të shpeshta lidhur me foshnjat e lindura para kohe.
Kur foshnja llogaritet si të parakohshëm?
Foshnja e lindura para javës së 37-të të gestacionit nga shtatzënia llogariten si të parakohshëm, gjegjësisht foshnjë e lindur para kohe. Llogaritet se java e 24-të e gestacionit nga shtatzënia është koha më e hershme kur foshnja është mjaft e zhvilluar dhe mund të mbijetojë, por me ndihmën e kujdesit intensiv neonatal. Foshnja që ka lindur pata javës 24-të të gestacionit në shumicën e rasteve nuk është sa duhet i pjekur që të mund të mbijetojë.
Sa është e rrezikshme nëse foshnja lindë para terminit?
Foshnjat e lindura para kohe janë të vogla dhe jo aq të zhvilluara, me peshë trupore më të vogël se 2.500 gramë. Për foshnjat ekstremist jo të zhvilluara llogariten ato që kanë lindur para javës 28-të të gestacionit dhe këto foshnja janë mjaft të ndjeshme. Dhe pikërisht për shkak të lindjes para kohe, në raste të caktuara te këto foshnja janë të mundura komplikime shëndetësore si:
– Probleme me frymëmarrjen (probleme kronike me mushkëritë)
– Probleme kardio-vaskulare
– Verdhëza për shkak të mëlçisë jo të zhvilluar
– Probleme me ushqimin (pamundësia që ta koordinojë thithjen, vëllimin e zvogëluar, konvulsione)
– Çrregullime në enët e gjakut
– Prirje ndaj infektimeve
Si duket foshnja e lindur para kohe?
Karakteristikat themelore të foshnjës së lindur para kohe me jo pjekuri të përgjithshme të organeve dhe sistemeve të cilat janë të rëndësishme për jetën. Lëkura te foshnjat është e hollë dhe e mbuluar me qime të vogla, ndërsa enët e gjakut janë të dukshme. Muskujt dhe indi yndyror nën lëkurë janë të zhvilluara dobët, e foshnjat e lindura para kohe duken të imtë dhe të dobët. Të qarit mezi dëgjohet, ndërsa organet seksuale janë të pazhvilluar. Me kalimin e kohës foshnja do të zhvillohet, përparojë, rritet dhe do të fitojë pamjen e foshnjës së lindur në termin.
Të gjitha foshnjat e lindura para kohe a duhet të futen në inkubator?
Në ditët e para të jetës foshnjat e lindura para kohe kanë sistem të pazhvilluar për rregullimin e temperaturës trupore, e pa ndihmën e rregullimit të temperaturës nuk mund ta mbajnë ngrohtësinë normale trupore. Në inkubator lehtë rregullohet temperatura dhe lagështia e ajrit. Gjithashtu, inkubatori paraqet mjedis të izoluar dhe në këtë mënyrë e mbron foshnjën nga infektimet.
Kur foshnja und të dale nga inkubatori?
Kryesisht inkubatori përdoret që të arrihet temperatura te foshnjat e lindura para kohe dhe prandaj një nga parakushtet e rëndësishme për transferimin e foshnjës nga inkubatori në krevat është aftësia e foshnjës që ta ruajë temperaturën trupore. Foshnja nxirret nga inkubatori atëherë kur gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe ka peshë trupore mbi 1.700 gramë.
Sa gjatë qëndron në spital foshnja e lindur para kohe?
Foshnjat e lindura para kohe mbeten në spital varësisht nga ajo sa kanë lindur para kohe, si dhe gjendja e tyre shëndetësore. Nëse janë të pazhvilluar, me peshë të vogël trupore, foshnjat mbeten një periudhë të gjatë kohore, pasiqë u nevojitet kujdes dhe vëzhgim nga personat mjekësor.
Si të kujdeseni për foshnjat e lindura para kohe?
Foshnjës sonë të lindur para kohe i nevojitet vëmendje dhe kujdes i madhe, prandaj vizitojeni shpesh dhe realizoni kontakt me atë. Prekeni, flisni atij, jepjani dashurinë. Foshnja do t’i mbajë mend prekjet dhe ngjyrat e zërit tuaj. Pas daljes nga spitali, janë të nevojshme kontrolle dhe skrining të rregullt, të cilët janë rekomanduar nga mjeku.
Foshnjat e lindura para kohe a mund të ushqehen normalisht me gji?
Çdo pikë e qumështit tuaj ka rëndësi të madhe për foshnjën e porsalindur, veçanërisht kur kjo foshnjë ka lindur para kohe ose, nëse është e sëmurë. Pasiqë bëhet fjalë për foshnjë të parakohshme, shpesh ato kanë problem me thithjen, derisa nuk forcohen dhe nuk zhvillohen sa duhet. Prandaj më së miri është ta shtrydhni qumështin tuaj me ndihmën e pompës dhe t’ia jepni foshnjës suaj përmes sondës.
Sa duhet të përparojë foshnja gjatë muajit?
Sa do të avancojë në peshën trupore gjatë muajit, varet nga gjendja e tij shëndetësore. Nëse është stabile, derisa është në spital ai duhet të fitojë prej 20 deri 30 gram në ditë.
Kur foshnja e lindur para kohe do t’i arrijë moshatarët e vet?
Kur foshnjat e lindur para kohe do t’i arrijë moshatarët e vet varet nga faktorët gjenetik, mjedisi, nëse ka sëmundje kronike, probleme neurologjike. Nëse nuk ka kurrfarë komplikimesh, foshnjat e lindura para kohe deri në tre vjet mund t’i arrijë moshatarët e vet.