Shumë shpesh flitet për pasojat e presionit të lartë të gjakut, dhe pothuajse nuk flitet fare për presionin e ulët të gjakut. Kjo për shkak se nga presioni I ulët nuk mund të shkaktohet vdekja por vetëm mund të ndikojë në cilësinë e jetesës.
Ajo shfaqet shpesh tek moshat e reja dhe te ato më të vjetra, me plakjen enët e gjakut humbasin elasticitetin dhe vlerat e presionit të gjakut rriten gradualisht. Nëse presioni I ulët I gjakut është I shoqëruar me simptoma të caktuara, apo normalisht nëse presioni I gjakut është më I lartë se zakonisht dhe kjo ndodh shumë shpejt, dhe papritur, pra nëse keni ulje të vlerave më shumë se 20mmHg, atëherë ju duhet të ndërmerrni disa masa të caktuara. Kjo situate mund të tregojë rrjedhjen e pamjaftueshme të gjakut perms organeve vitale dhe mund të jetë shenjë e disa sëmundjeve të rënda.
Cilat janë simptomat e presionit të ulët të gjakut?
Simptomë e rëndësishme është shfaqja e marramendjes, dobësi, humbja e vetëdijes, dekoncentrimi, këputje në trup, pamje të paqartë, etj. Këta persona ndihen të pangopur me gjumë, dhe në mëngjes kanë nevojë për stimulus si pirja e kafes për të hapur sytë.
Çfarë mund t’a shkaktojë uljen e presionit të gjakut dhe shfaqjen e shqetësimeve?
- Të qëndruarit gjatë shtrirë në qetësi (si në rastin e disa sëmundjeve kronike të rënda)
- Sëmundjet e zemrës: rrahjet e ngadalshme dhe të rralla të zemrës (bradikardia), rrahjet e shpeshta të zemrës (takikardia), pa aftësia e zemrës për të pompuar mjaftueshëm gjak, etj.
- Endokrinologji ose çregullime hormonale: ulja e koncentrimit të sheqerit në gjak, sëmundja Addison (sëmundje e gjendrave të veshkave), hipotiroidismi (zvogëlim I funksionit të gjendrës mbrojtëse), etj.
- Çrregullime neurologjike: hypotension ortostatik si rezultat I dëmtimit të punës së qendrës për rregullimin e presionit të gjakut.
- Anemi, dehidratim, (rritje të temperaturës së trupit apo diarre për një kohë të gjatë) medikamente të caktuara (veçanërisht nëse merren të kombinuara), reaksione alergjike, dhe infeksione të rënda, etj.
Si mund ta dini nëse presioni juaj i ulët I gjakut është I rrezikshëm?
Nëse vlerat e ulëta të presionit të gjakut janë të shoqëruara me disa nga problemet e përmendura më lart, apo ka një rënie të papritur të tensionit të gjakut, duhet të konsultoheni me doktorin kardiolog, I cili do të shqyrtojë nëse ka ndonjë problem serioz shëndetësor I cili mund të shkaktojë këtë gjendje. Në varësi të historisë tuaj mjekësore të deritanishme, simptomat, mënyrat e shfaqjes së tyre dhe disa shqyrtime të duhura si: matja e tensionit të gjakut në pozicion të shtrirë apo në këmbë, EKG, stres test, eko të zemrës, incizim Holter 24 orë të norms së zemrës apo tensionit të gjakut, analizat laboratorike të gjakut, apo ekzaminime të tjera specifike.
Si trajtohet presioni I ulët I gjakut?
Mjekimi për këtë gjendje, ka të bëjë para së gjithash me trajtimin e sëmundjes bazë që shkakton uljen e presionit të gjakut dhe shqetësime të tjera. Nëse nuk ka ndonjë shkak të qartë dhe serioz, zakonisht është e mjaftueshme marrja e disa masave të thjeshta higjenike- dietike.
- Duke marrë një sasi të madhe të lëngjeve (më shumë se 8 gota ujë apo lëngje të tjera joalkoolike) veçanërisht gjatë stinës së verës, gjatë kohës që keni rritje të temperaturës së trupit, diarre, etj.
- Më tepër konsum të kripës me anë të ushqimit (ushqim I kripur)
- Aktivitet fizik të vazhdueshëm
- Mos qëndroni gjatë në këmbë, dhe gradualisht të ngriheni nga krevati pas fjetjes.
- Duhet të hani më shpesh, por me sasi të vogla dhe të pushoni pas ngrënies
- Mos qëndroni gjatë në dush me ujë të nxehtë
- Ndryshimi I ilaçeve apo dozave të cilat I merrni rregullisht, veçanërisht nëse jeni duke marrë ilaçe për presionin e ulët të gjakut. Të gjitha këto masa, veçanërisht ndryshimi I ilaçeve të cilat I merrni rregullisht, duhet të bëhet me konsultimin dhe nën kontrollin e doktorit.