Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

 HIPOTIROIDIZMI- SËMUNDJA E GJËNDRËS TIROIDE

Hipotiroidizmi është një sëmundje kur gjëndra tiroide nuk sekreton mjaftueshëm hormone tiroide. Femrat vuajnë nga hipotiroidizmi dy herë më shumë sesa meshkujt. Trajtimi është i suksesshëm nëse sëmundja diagnostikohet me kohë, thotë Dr. Liljana Muratovska, specialiste në mjekësinë nukleare në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”

“Hipotiroidizmi është një gjendje e mungesës së hormoneve të gjëndrës tiroide në organizëm ose mungesës së veprimit në qeliza. Pesha e sëmundjes varet nga shkalla e mungesës hormonale, por edhe nga gjendja e organizmit në momentin kur shfaqet sëmundja ”, thotë Dr. Muratovska.

Varësisht nga niveli i dëmtimit, shkaku për hipotiroidizëm mund të jetë primar – kur problemi është në gjëndrën tiroide dhe sekondar – kur problemi është në gjëndrën “komanduese” në qendrën e trurit (hipofizë) ose terciar – kur problemi është në një pjesë të trurit (hipotalamus). Shkaqet e rënies së funksionit të tiroides, rreth 95 për qind, ndodhen më shpesh në vetë gjëndrën.

“Në shumicën e rasteve, shkaku është një sëmundje autoimune e tiroides – tiroiditi Hashimoto. Një shkak i zakonshëm i hipotiroidizmit është heqja kirurgjikale e gjëndrës tiroide ose terapia me jod radioaktiv. Rrezatimi i qafës për shkak të sëmundjeve të tjera malinje gjithashtu mund të shkaktojë dëmtime në gjëndrën tiroide. Duhet të theksohet se në të kaluarën, kur në kripën e gatimit nuk kanë shtuar jod shpeshherë në disa pjesë të vendit u paraqit gjendja e strumës endemike e cila shpesh është shoqëruar me funksion të ulur të tiroides. Sot, kjo gjendje për fat të mirë, po bëhet më e rrallë,” tha Dr. Muratovska.

Hipotiroidizmi ndikon mbi metabolizmin

Funksioni i zvogëluar i tiroides, siç shpjegon Dr. Muratovska, manifestohet me çrregullime metabolike që çojnë deri në ngadalësim të përgjithshëm mendor dhe fizik të trupit. Sëmundja zakonisht përparon gradualisht. Në fillim për një kohë të gjatë simptomat shpesh nuk manifestohen, ndërsa shumë prej tyre u atribuohen sëmundjeve të tjera, siç janë menopauza ose plakja e organizmit. Në fazat e hershme të sëmundjes në mënyrë paradoksale ka tension, nervozizëm dhe pagjumësi.

Në fazën e mëvonshme të sëmundjes shfaqet l simptoma si lodhje, përgjumësi, përgjumësi, ngjirje e zërit, ndjesi të ftohti, kapsllëk, shtim në peshë (edhe pse nuk kanë oreksin!), djersitje të zvogëluar, ndjesi të mpirjes në lëkurë dhe shurdhim. Pacientët veprojnë në mënyrë të ngadaltë, harrojnë, janë të pavullnetshëm, me ënjtje të fytyrës, e cila është pa mimika. Lëkura bëhet e verdhë e zbehtë, e thatë, e ftohtë dhe me zbokth. Flokët dhe thonjtë bëhen “të ashpër” dhe të brishtë. Mund të ndodhin çrregullime në ciklin menstrual, infertilitet tek burrat dhe gratë, ndërsa tek fëmijët hipotiroidizmi mund të jetë shkaku i pubertetit të parakohshëm ose të vonuar.

Hipotiroidizmi i pazbuluar dhe i patrajtuar tek foshnjat shkakton kretinizëm. Verdhëza e zgjatur fiziologjike, letargjia, kapsllëku, përgjumësia, problemet e ngrënies dhe vonesat e zhvillimit me tipare të dukshme fizike të kretinizmit – shtatshkurtër, gjuhë të trashësuar, linja të ashpra të fytyrës, hundë të gjerë dhe të rrafshuar, flokë të rrallë, barkë të fryrë – hernie në kërthizë, distancë të madhe midis syve. Forma më e rëndë e hipotiroidizmit është e ashtuquajtura koma myxedema me një vdekshmëri prej rreth 80%.

Diagnostikim përmes analizave laboratorike

“Pavarësisht nga shkaktari i hipotiroidizmit, terapia zbatohet me marrjen e hormonit tiroksinë, i cili mungon. Trajtimi fillon me doza të vogla të ilaçit, veçanërisht tek të moshuarit dhe pacientët e sëmurë nga zemra. Doza e ilaçit është individuale dhe merret nga një dozë një herë në ditë (në mëngjes), 30 minuta para vaktit. Më së shpeshti, pacientët e tolerojnë mirë terapinë dhe për disa javë gjendja e përgjithshme përmirësohet, si dhe normalizohen analizat laboratorike”, thotë Dr. Muratovska.

Ajo shton se prognoza është e mirë kur diagnoza vendoset në kohë dhe trajtimi kryhet rregullisht dhe sipas rekomandimeve të mjekut. Prognoza për rastet e patrajtuara janë raste të rënda të miksedemës me ndryshime ateroskleotike. Pacientët me funksion të zvogëluar të tiroides monitorohen gjatë gjithë jetës.

 

Shpërndaj