Hiqni celulitin me radio-frekuencë

Pushimet verore janë para neve, e ani është koha që ta tregoni trupin tuaj të përsosur. Nëse nuk kushtoni kohë të mjaftueshme për stërvitje dhe mendoni se celuliti është fajtor se nuk mund ta vishni fundin tuaj të shkurtë të preferuar, radio-frekuenca është shpëtimi që e kërkoni. Ballafaqohuni me sukses me “sëmundjen e njerëzve që rrinë ulur” – celuliti dhe shtresat lokale të yndyrta. Si funksionon radio-frekuenca, ku aplikohet dhe sa trajtime janë të mjaftueshme për ju, që të keni trup të përsosur, përgjigje kërkuam nga dr. Andrej Petrov, dermatolog në Spitalin e klinikës “Acibadem Sistina”.

Çfarë është radio-frekuenca?

Radio-frekuenca është teknologji e re, e cila viteve të fundit e mori primatin e trajtimit bartës joinvaziv në trajtimin e celulitit dhe shtresave lokale të yndyrta. Realizohet me ngrohje në thellësi dhe të kontrolluar të lëkurës me ndihmën e radio valëve. Trajtimi realizohet me sondë e cila rrëshqet nëpër pjesën ku ka celulit dhe arrihen efekte të tërheqjes së indit dhe rritja e qarkullimit të gjakut. Kështu shtresat e yndyrta drenohen përmes sistemit limfatik dhe ju thjesht liroheni nga celuliti. Temperatura në sipërfaqen e lëkurës arrin deri 40 gradë, derisa në shtresat më të thella mund të arrihet edhe deri në 60 gradë.

Cilat pjesë mund të trajtohen?

Radio-frekuenca shërben për rimodelimin dhe forcimin e të gjitha pjesëve të trupit. Me atë mund të trajtohen pjesët problematike ku ka celulit dhe shtresa yndyrore. Para se të fillojë trajtimi, pjesa që trajtohet, mund të lyhet me vaj ose gell që sonda të rrëshqasë më lehtë nëpër trup. Me këtë procedurë mund të trajtohen të gjitha pjesët e trupit të cilat janë dobësuar (si për shembull pas lindjes) dhe jep rezultate të shkëlqyeshme në rastet kur vjen deri te ulja e tonusit të gjinjve, kofshëve, barkut, duarve, këmbëve…

Sa trajtime janë të nevojshme dhe cilat janë efektet?

Kohëzgjatja e trajtimit është 40 minuta, por nëse trajtohet celuliti në pjesën e këmbëve, atëherë trajtimi realizohet nga 20 minuta te secila këmbë. Gjatë trajtimit muskujt janë aktiv sikur të jeni stërvitur në mënyrë efektive 3 orë në fitnes. Përparësia qëndron aty se punohet individualisht në çdo muskul, duke imituar aktivitet fizik. Efekti shihet pas trajtimit të parë, ndërsa vetëm me 5 trajtime vërehet zvogëlimi i dukshëm i celulitit, tërheqja dhe përmirësimi i tonusit dhe teskturës së lëkurës. Radio-frekuenca është pa dhimbje, e këndshme dhe relaksuese, por shumica e sqarojnë si masazh të ngrohtë. Edhe një efekt pozitiv, i cili arrihet është stimulimi i prodhimit të kolagjenit, i cili është përgjegjës për elasticitetin dhe rininë e lëkurës. Pas trajtimit lëkura bëhet e butë, e njomë dhe duket më e re.

Shpërndaj