Histopatologjia

sistina

Analiza histopatologjike luan një rol të madh në diagnostikimin e sëmundjeve malinje, sepse 70% e sëmundjeve diagnostikohen në mënyrë mikroskopike. Përveç gjetjes së diagnozës, konstatimet histopatologjike japin një drejtim të qartë në zgjidhjen e trajtimit të mëtejshëm të pacientit

Biopsia punkcionale (biopsia e punkcionit)

Një nga metodat e cila mundëson diagnostikimin e shpejtë të sëmundjes është citologjia, domethënë biopsia e punkcionit). Kjo është një metodë orientuese e cila mundëson përcaktimin nëse ndryshimi i shfaqur i cili më parë është parë në eko, rëntgen apo është i dukshëm me sy të lirë, është beninje apo malinje. Punkcioni është një metodë e lehtë dhe pa dhimbje e cila heq qelizat nga ajo pjesë e ndryshimit, me anë të një gjilpëre të hollë nën vakum, dhe më pas testohet. Punksioni bëhet nën kontrollin e ekos, për të qenë të sigurt se mostra e marrë është pikërisht nga vendi i ndryshimit. Ajo që shikohet nën mikroskop, janë qelizat e ndryshimit, dhe në bazë të gjetjeve, të raportit citologjik, klasifikohen në pesë grupe:

  • Grupi i parë – ndryshimi është beninj;
  • Grupi i dytë – ndryshimi është beninj me karakter inflamator
  • Grupi i tretë – ndryshimi ka shumë mundësi që të jetë beninj, por që përmban qeliza anormale, të cilat mund të jenë rezultat i ndryshimeve reaktive në ind, ose janë vërtet qeliza tumori të diferencuara. Konstatime të tilla, duhet të demostrohen më tej me anë të biopsisë së indit, në mënyrë që të vërtetohet apo të refuzohet prania e tumorit për të cilin dyshohet.
  • Grupi i katërt – ndryshimi ka shumë mundësi të jetë malinj, tek shembulli i marrë, ka një numër të vogël qelizash të cilat nuk i plotësojnë kriteret për konfirmimin përfundimtar të
  • Grupi i pestë – ndryshimi i punktuar përmban qeliza malinje, dhe tumori duhet të mënjanohet

Biopsia

Biopsia e indit, është një procedurë e rëndësishme për vënien në dukje të tumorit ose të ndryshimeve në organe dhe inde, kjo nënkupton nxjerrjen e një pjese të indit, pjesë e cila duhet të kontrollohet me anë të mikroskopit. Zakonisht, gjatë biopsisë, për të konfirmuar dyshimet e pranisë së tumorit, bëhen ekzaminime shtesë të veçanta dhe imunohistokimike. Kjo procedurë quhet diagnostika imunohistokimike

Tek konstatimet bioptike ekzistojnë disa opsione të tjera:

–          Nëse materiali i biopsisë është i varfër, procedura duhet të përsëritet;

–          Nëse materiali është adekuat, në aspektin e përpunimit të mirë të biopsisë, atëherë rezultati do të tregojë nëse bëhet fjalë për tumor beninj apo malinj;

–          Nëse tumori është beninj, atëherë do të hiqet në mënyrë kirurgjike;

–          Nëse tumori është malinj, kirurgu do të përcaktojë nëse tumori mund të hiqet apo jo;

–          Nëse nuk mund të mënjanohet me anë të rrugës kirurgjike, pacienti duhet të kryej trajtim të mëtejshëm onkologjik (kimioterapi, radioterapi, etj.)

PËRCAKTIMI I FAZËS SË SËMUNDJËS

Një nga pikat më të rëndësishme në diagnostikimin e tumoreve malinje, është përcaktimi i shkallës/fazës së sëmundjes. Në varësi të fazës së zbuluar të këtij konstatimi, përcaktohet nëse pacienti ka nevojë për trajtim onkologjik. Për konfirmimin e diagnozës, bëhen ekzaminime imunohistokimike shtesë, por, këtë herë, me përcaktimin e ilaçit të përshtatshëm, i cili do t’i mundësojë onkologut që të japë terapinë e saktë. Kjo procedurë quhet terapi imunohistokimike.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura