Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Keni diabet? 5 këshilla për këmbë të lumtura

Ju e dini se nëse keni diabet, këmbët tuaja mund të dëmtohen shumë lehtë , madje pa e kuptuar. Një dëmtim i nervave për personat të cilët vuajnë nga diabeti, mund të shkaktojë mpirje të gjymtyrëve, dhe kur rritet niveli i sheqerit në gjak, zvogëlohet aftësia e trupit për të luftuar me infeksionin apo për të shëruar plagën. Nëse nuk jeni të vetëdijshëm për lëndimin që keni marrë dhe nuk e trajtoni atë në menjëherë, atëherë ky lëndim i marrë në këmbë për personat që vuajnë nga diabeti, mund të shkaktojë probleme mjekësore tepër serioze.

Ju e dini se nëse keni diabet, këmbët tuaja mund të dëmtohen shumë lehtë , madje pa e kuptuar. Një dëmtim i nervave për personat të cilët vuajnë nga diabeti, mund të shkaktojë mpirje të gjymtyrëve, dhe kur rritet niveli i sheqerit në gjak, zvogëlohet aftësia e trupit për të luftuar me infeksionin apo për të shëruar plagën. Nëse nuk jeni të vetëdijshëm për lëndimin që keni marrë dhe nuk e trajtoni atë në menjëherë, atëherë ky lëndim i marrë në këmbë për personat që vuajnë nga diabeti, mund të shkaktojë probleme mjekësore tepër serioze.

Këtu keni pesë mënyra për për të kujdesur këmbët tuaja, duke e reduktuar rrezikun e lëndimit si dhe , si të veproni nëse jeni lënduar.

1.       Kontrolloni çdo ditë lëkurën tuaj.

Prekni dhe kontrolloni këmbët tuaja çdo ditë. Sigurohuni që nuk keni shenja të prera, të mavjosura, apo pjesë të ënjtura dhe të lënduara. Nëse vëreni se keni shenja të prera në këmbë, përdorni ujë të pastër dhe sapun të thjeshtë dhe lidheni këmbën me fashë të thatë. Nëse keni probleme me shikimin dhe nuk mund të vëreni shenjat në këmbë, kërkoni ndihmë nga ndonjë pjestarë i familjes.

2.       Kujdesuni për higjenën personale dhe vishni këpucë të rahatshme

Lani këmbët tuaja çdo ditë me ujë të ngrohtë. Kujdesuni që ato të jenë të thata sidomos ndërmjet gishtërinjëve pasi aty ekziston mundësia për zgjerimin e lagështisë. Aplikoni locion, por gjithmonë duke u kujdesur që gishtërinjtë të jenë të thatë. Përdorni këpucë të rehatshme dhe çorape të pastra në mënyrë që të shmangni irritimin e lëkurës tuaj si dhe  ndjenja të parehatshme.

3.       Asnjëherë mos ecni këmbë zbathur

Gjatë muajve të nxehtë të verës, me siguri do të keni dëshirë të ecni zbathur, por nëse ju vuani nga diabeti, edhe lëndimi më i vogël siç mund të jetë një shpim i gishtit, më pas mund të zgjerot në plagë më të madhe e cila mund t’ju shkaktojë probleme më të mëdha për shëndetin tuaj. Gjithmonë mbani pantofla pranë shtratit tuaj dhe asnjëherë mos ecni zbathur.

4.      Kontrolloni sheqerin

Ndiqni gjithmonë këshillën e mjekut, dhe kontrolloni shpesh nivelin e sheqerit në gjak.Për të ruajtur nivelin e rekomanduar të sheqerit në gjak, ndiqni planin tuaj të të ushqyerit të rekomanduar nga doktori juaj, kujdesuni që të mos përdorni ushqim të pasuar me karbohidrate, dhe nëse përdorni ilaçe për diabetin, kujdesuni që ato ti merrni rregullisht.

5.      Trajtojini menjëherë lëndimet e marra në këmbë

Nëse keni marrë lëndime në këmbë, është shumë  e rëndësishme të kryhet ndërhyrje  e shpejtë dhe dhe në kohë. Menjëherë pastroni plagën me ujë të pastër dhe sapun, lidheni atë me fashë të thatë, dhe nëse nuk keni ndonjë përmirësim deri në ditën e nesërme, atëherë kontaktoni menjëherë mjekun tuaj. Asnjëherë mos u mundoni ta mjekoni vetë plagën e marrë, apo të përdorni ilaçe të cilat nuk ju ka rekomanduar mjeku, pasi ato mund t’ju shkaktojnë irritim dhe ndjesi djegie. Nëse infeksioni për pacientët të cilët vuajnë nga diabeti, nuk trajtohet menjëherë do të kenë nevojë të përdorin antibiotikë oral (nga goja) dhe nëse lëndimi është i rëndë, atëherë mund të jetë i nevojshëm mjekimi spitalor apo ndërhyrja kirurgjikale. Në rastin më të keq, infeksionet të cilat nuk janë trajtuar në kohë dhe siç duhet, mund të çojnë në amputim të këmbës.

Shpërndaj