Aparati i ri dhe modern PET / CT, Discovery IQ është në dispozicion në Qendrën PET të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. Bëhet fjalë për një kamerë PET / CT më moderne dhe më precize nga prodhuesi GE. Bëhet fjalë për një aparat inteligjent të serisë Discovery në të cilin janë integruar zgjidhje softuerike dhe protokolle dhe sistem më modern për kuantifikim QClear me një harduerë të fuqishëm.
“Për dallim nga skaneri i mëparshëm PET / CT, i cili ishte gjithashtu i fuqishëm, Discovery IQ tejkaloi pritjet tona. Me një dizajn të bukur dhe performanca të larta jo vetëm në marrjen e një imazhi cilësor me një dozë më të ulët, por edhe me kuantifikim të saktë të shkëlqyeshme. Është efikas me PET teknologji të re detektuese që shkurton kohën e skanimit dhe përgjysmon dozën e radiofarmaceutikut, gjë që e veçon atë nga aparatet e tjera PET. Merret pasqyrë më cilësore me informacione të sakta kuantitative. Është bërë me një detektor me tre unaza, me mundësi për përmirësimin e tyre dhe me një mbulim më të madh të fushës vizuale aksiale. Në këtë mënyrë, mund të shihen lezionet më të vogla,” tha Dr. Liljana Muratovska, shefe e Departamentit të Mjekësisë nukleare në “Acibadem Sistina”.
Dr. Muratovska shpjegon se kjo teknologji inovative për zbulim është e lidhur me një sistem CT me 32 slice të dizajnuar për të përmbushur nevojat rutinë të incizimit. Performancat e shkëlqyeshme sigurojnë një imazh cilësor në regjionet si shpatullat, kërdhokullat, zonat me metal dhe tek pacientët më të mëdhenj. Përveç kësaj, rikonstruksioni i avancuar CT ul dozën e rrezeve X edhe për 20x nëdersa shpejtësia nga 0,5 sek. e rrotullimit në kombinim me mbulimin nga 20 mm lejon ekzaminime të shpejta me mbajtje më të shkurtër të frymëmarrjes. Përveç kësaj, Discovery IQ mundëson përzgjedhjen e kV të ulët që mundëson skanimin e pacientëve të vegjël në 80kV.
“Me teknologjinë e re QClear tani mund të bëhen matje të qëndrueshme dhe të sakta të SUV, gjë që është shumë e rëndësishme në monitorimin e efektit të terapisë. QClear siguron jo vetëm 2x përmirësim në saktësinë e kuantifikimit PET, por edhe 2x përmirësim deri në cilësinë e imazhit. Q SUV është një mjet shumë i rëndësishëm, veçanërisht tek pacientët onkologjike. Për shkak se është më e saktë dhe më e qëndrueshme se metodat konvencionale, bëhet më shumë se një numër, bëhet një mjet për komunikim midis onkologëve, specialistëve të mjekësisë nukleare dhe pacientëve”, thotë Dr. Muratovska, specialiste në mjekësi bërthamore e cila ishte e para që filloi praktikën klinike të aparatit PET/ CT.
Më shumë komfor, incizim i sigurt dhe pa dhimbje me rrezatim minimal
Aparati PET/CT Discovery IQ është komfor për pacientin me mundësi për ndryshimin e tavolinave, tavolina për PEC/CT incizim standard (nga mesi i kokës deri në mesin e mbigjunjëve) dhe tavolina e gjatë për incizimin e tërë trupit (nga koka deri në thembrat). Tavolina për peshë deri në 227 kg, ndërsa hapja e unazës është e gjerë 70cm me çka mundësohet incizimi i pacientëve me peshë të madhe. Incizimi me aparatin PEC/CT është i sigurt dhe pa dhimbje me rrezatim minimal. Preparati radiofarmacetiuk dhe aparati PET/CT nuk kanë efekte anësore negative, ndërsa i vetmi kontraindikim për kryerjen e këtij ekzaminimi është periudha e shtatzënisë.
“Përparësi të shumta për pacientët dhe personeli që punon, veçanërisht për ne mjekët, që mund t’i vërejmë edhe ndryshimet më të vogla. Më shumë komfor, doza më e ulet dhe koha më e shkurtër për incizim. Sipas nevojës incizimi mund të bëhet me anestezion. Ky aparat mundëson uljen e dozës së radiofarmaceutikut nga 30 deri 50%, shkurtimin e kohës për kryerjen e imazhit për 40-50% me çka ulet niveli i rrezatimit ndaj pacientëve dhe stafit që punon, ndërsa shkurtohet edhe procedura për kryerjen që është e rëndësishme për pacientët e rëndë dhe pacientët klaustrofobike”, thekson Dr. Muratovska.
Skanimi i tërë trupit me këtë aparat nuk zgjat më shumë se 15-20 minuta. Rezultatet në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” merren për 48 orë.
Me aparatin e mëparshëm PET/CT janë kryer mbi 4.000 incizime
Në vitin 2014 në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” në Departamentin e mjekësisë nukleare filloi me punë Qendra e parë privat dmth. Qendra e parë PET (Qendra për tomografi të emisionit pozitron) në Maqedoni. Dr. Liljana Muratovska, thekson se në të kohë bëhej fjalë për PET/CT më moderne (tomografia e emisionit pozitron/ tomografia kompjuterike) me çka pacientët e vendit tonë dhe regjionit morën këtë shërbim për të cilin kanë udhëtuar në shtete të tjera.
“Skanimi PET/CT më shpesh bëhet tek pacientët onkologjike. Shumica e pacientëve sipas natyrës së tyre janë pacientë me gjendje të rëndë që nuk mund të udhëtojnë arsyeton ekzistimin e kësaj qendre. Gjatë këtyre 6 viteve janë kryer mbi 4.000 incizime në aparatin PET/CT, pra bëhet fjalë për një numër të madh duke pasur parasysh faktin se shërbimi nuk mbulohet nga Fondi dhe është shumë i shtrenjtë”, thekson Dr. Muratovska.
Spitali klinik “Acibadem Sistina” gjithmonë ka ndjekur përparimet në teknologjinë mjekësore, si dhe përparimet në mjekësinë nukleare. Pas gjashtë vitesh instalohet aparati i ri dhe më modern PET / CT Discovery IQ në PET- qendrën e spitalit tonë.