Implanti koklear – udhëzues për prindërit

Çdo prind dëshiron që fëmija e tij të ketë një zhvillim normal dhe të rritet i shëndetshëm. Në momentin kur prindi zbulon se fëmija i tij ka problem me dëgjimin,  kjo gjendje ndikon negativisht duke shkaktuar tek prindi shqetësim. Por, një lajm i mirë është fakti se ekziston zgjidhje për këtë problem. Me trajtimin e duhur gjatë viteve të para të jetës, shumica e fëmijëve të cilët kanë problem me dëgjimin, kanë mundësi për të dëgjuar dhe për tu zhvilluar normalisht. Madje edhe fëmijët të cilët kanë humbur plotësisht dëgjimin, mund të përfshihen në shoqërinë e personave që dëgjojnë, mund të shkojnë normalisht në shkollë, të lexojnë, të flasin, të përdorin telefon dhe ta shijojnë muzikën.

Çdo prind dëshiron që fëmija e tij të ketë një zhvillim normal dhe të rritet i shëndetshëm. Në momentin kur prindi zbulon se fëmija i tij ka problem me dëgjimin,  kjo gjendje ndikon negativisht duke shkaktuar tek prindi shqetësim. Por, një lajm i mirë është fakti se ekziston zgjidhje për këtë problem. Me trajtimin e duhur gjatë viteve të para të jetës, shumica e fëmijëve të cilët kanë problem me dëgjimin, kanë mundësi për të dëgjuar dhe për tu zhvilluar normalisht. Madje edhe fëmijët të cilët kanë humbur plotësisht dëgjimin, mund të përfshihen në shoqërinë e personave që dëgjojnë, mund të shkojnë normalisht në shkollë, të lexojnë, të flasin, të përdorin telefon dhe ta shijojnë muzikën.

Dëgjimi është i rëndësishëm për zhvillimin e fëmijës

Kryerja e intervenimit të hershëm (në kohë) është gjëja më e rëndësishme që mund të bëni për fëmijën që ka problem me dëgjimin. Dëgjimi është vendimtarë për zhvillimin dhe aftësinë e të folurit. Madje edhe humbja minimale e dëgjimit mund të shkaktojë probleme me sjelljen dhe të mësuarit të cilat mund ta limitojnë fëmijën. Sa më shpejtë fëmija të fillojë të dëgjojë dhe të flasë, aq më i madh është probabiliteti për ti kapërcyer pengesat e shkaktuara nga humbja e dëgjimit. Me ndërtimin e implantit koklear, fëmija menjëherë do ti ndjejë avantazhet. Studimet tregojnë se sa më të vegjël të jenë fëmijët, aq më të mira do të jenë rezultatet. Mënyra më e mirë për vendosjen e implantit është deri në moshën 2 vjeçare, në mënyrë që fëmija të mund të zhvillojë të folurin. Dr. Makedonka Garvanlieva Nikollova, otorinolaringologe, këshillon që të reagohet dhe të merret vendimi sa më herët për vendosjen e implantit koklear.

Si funksionon implantin koklear?

Për të kuptuar si funksionon implanti koklear , duhet të kuptohet mënyra e funksionimit të dëgjimit.

  1. Dëgjimi udhëton si një vale zanore, e cila lëviz nëpër kanalin e veshit dhe prek apo godet daullen e veshit.
  2. Valet e zërit shkaktojnë dridhje të daulles së veshit, e cila nga ana tjetër vë në lëvizje kockëzat e dëgjimit të veshit të mesëm.
  3. Këto lëvizje vënë në lëvizje lëngun në brendësi të veshit, dhe stimulojnë qelizat shqisore të guaskës së veshit. Guacka e veshit, është pjesë e brendshme e veshit, e cila dallon frekuenca të ndryshme të tingullit apo zërit.
  4. Qelizat ndijore kokleare (të guackës së veshit), i shndërrojnë vibrimet mekanike në impulse elektrike, të cilat nëpërmjet nervit të dëgjimit, mbërrijnë në tru, i cili i percepton ato si zë.

Shkaqet e humbjes së dëgjimit

 Dr. Makedonka Garvanlieva Nikollova shpjegon se ka lloje të ndryshme të dëmtimit të dëgjimit, duke filluar nga humbje e lehtë deri tek humbja e plotë e dëgjimit, humbje dëgjimi konduktive apo senzoneurale. Implantet kokleare janë të dizajnuara për trajtimin e dëmtimit të rëndë apo të plotë të qelizave ndijore. Nervi i dëgjimit duhet të jetë i paprekur. Shkaqet e humbjes së dëgjimit mund të jenë të lindura apo të fituara – gjenetike, lindje e parakohëshme, trauma gjatë lindjes, infeksione, trauma të shkaktuara nga tinguj të fortë…  “Duke filluar që nga momenti i lindjes, në spitalin klinik “Acibadem Sistina” ekziston programi skrining i dëgjimit, gjatë të cilit shqyrtohen emetime otoakoustike, si kontroll apo shqyrtim i parë, dhe sipas nevojës, nëse shfaqen rezultate negative, bëhen kontrolle potenciale  akustike për të vërtetuar dhe përcaktuar shkallën e humbjes së dëgjimit.

Çfarë janë implantet kokleare?

Implanti koklear është një pajisje elektronike mjekësore e cila zëvendëson funksionin e dëmitimit të dëgjimit. Ndryshe nga aparatët e dëgjimit të cilët rrisin volumin e zërit, implanti koklear zëvendëson funksionin e guackës së veshit dhe sinjaleve të përpunuara në tru. Tek disa fëmijë mund të implantohet tek të dy veshët, sepse dëgjimi tek të dy veshët, përmirëson funksionin e lokalizimit të zërit apo tingullit, dhe dëgjimi në një mjedis të zhurmshëm është shumë më i mirë. Përbëhet nga dy pjesë – pjesa kirurgjikale e implantueshme  e jashtme dhe e brendshme. Pjesa e jashtme nëpërmjet mikrofonit dhe procesorit i mbledh dhe i selekton tingujt dhe i transferon në pjesën e brendshme, duke i shndërruar në sinjale elektrike nëpërmjet elektrodës e cila stimulon nervin e dëgjimit, të cilat më pas transmetohen në tru, i cili i percepton ato si tinguj – shpjegon Dr. Makedonka Garvanlieva Nikollova.

Rezultate të përkryera tek fëmijët më të vegjël

Sipas të dhënave, fëmijët të cilët kanë të ndërtuar implant koklear në moshë më të vogël, kanë zhvillim më të mirë të të folurit, lexojnë dhe mësojnë më mirë se fëmijët të cilët implantimin e kanë bërë në moshë më të vonë.

Si vendosen implantet kokleare?

Ekzistojnë 4 faza në të cilat duhet të kalojë fëmija:

  1. Vlerësimi nëse fëmija është kandidat për implant koklear
  2. Intervenim kirurgjik për vendosjen e implantit
  3. Programim i procesorit të tingullit dhe dëgjimit gjatë shfaqjes së tingullit
  4. Përshtatje me tingullin dhe rehabilitim

Faza 1

Vlerësimi bëhet nga ekip specialistësh – otorinolaringolog, audiolog, neurolog pediatër, logoped surdolog, të cilët do të bëjnë:

  • Vlerësimin e detajuar të dëgjimit
  • Shqyrtimin apo kontrollin me ndihmues për dëgjim
  • Tomografi kompjuterike dhe rezonancë magnetike
  • Vlerësimin e të folurit

“Nëse ekipi i mjekëve merr vendimin se fëmija është kandidat për instalimin e implantit koklear, atëherë do të fillohet me përgatitjen e intervenimit. Nuk duhet harruar se e gjithë periudha e vlerësimit zgjat disa muaj” – shpjegon Dr. Makedonka Garvanlieva Nikollova.

Faza 2

Intervenimi për vendosjen e implantit koklear, është një operacion rutinë i cili zgjat 2-3 orë. Implanti vendoset pas veshit, ndërsa elektroda vendoset në pjesën e guackës së veshit. Elektroda është një tel i vogël fleksibël, i projektuar në atë mënyrë që të mund të vendoset lehtë në pjesën apo zonën e dëgjimit. Pasi të jetë vendosur elektroda, kjo pajisje testohet për të konfirmuar nëse funksionon në mënyrë efikase, nëse fibrat nervore përshtaten me stimulimin e elektrodës.

Faza 3

Pas intervenimit, plaga ka nevojë për një periudhë 4-6 javore për tu shëruar plotësisht. Pas kësaj, procesori i tingullit duhet të përshtatet me nevojat e fëmijës, me ndihmën e një programi të veçantë i cili programon procesorin. Në këtë periudhë fëmija do të dëgjojë tingujt e parë.

Faza 4

Pas vendosjes së implantit, truri ka nevojë që të mësohet për të dëgjuar. Kjo është një pjesë e rehabilitimit, për të cilin është e nevojshme një periudhë më e gjatë që truri të adaptohet me sinjalet të cilat merren nga elektroda e implantit koklear.

Shpërndaj