IMUNOTERAPIA, SHPRESA E RE NË TRAJTIMIN E SËMUNDJEVE MALINJE

Deri në kohët e fundit, trajtimet më të shpeshta në trajtimin e sëmundjeve malinje ishin kirurgjia, hemoterapia dhe radioterapia. Por, shumë shpeshtë gjate përdorimit të hemoterapisë si zgjedhje për trajtim jemi dëshmitarë të efekteve të padëshiruara sekondare në nivel të qelizave të shëndosha ose me paraqitjen e rezistencës ndaj hemoterapisë. Duke pasur parasysh këtë, Dr. Sllavica Kraleva, mjek onkolog, shpjegon se hulumtimet e fundit drejtohen në gjetjen e metodave më specifike që do të jenë efikase pa të shkaktojnë dëmtimin e qelizave të shëndosha. Për këtë shkak imunoterapia është një metoda specifike në trajtimin e sëmundjeve malinje që mund t’u përgjigje këtyre kërkesave.

SI MBROHET ORGANIZMI YNË?

Sistemi imun ka rol në mbrojtjen e organizmit tanë, ndërsa përbëhet nga organet, indet, qelizat specifike dhe substancat që së bashku veprojnë në mbrojtjen e trupit nga infeksionet dhe sëmundjet e  shkaktuara nga bakteri, viruse dhe qeliza anormale që shkaktojnë sëmundjet malinje. Qelizat malinje në sipërfaqen e tyre kanë molekula që quhen antigjene që iniciojnë sistemin imun t’i njohë dhe t’i shkatërrojë. Por, jo gjithmonë sistemi ynë imun është në gjendje t’i njohë qelizat malinje sepse shumë prej tyre kanë aftësi të fshihen duke e përdorur aftësinë të ngjajnë qelizave normale. Imunoterapia e përforcon sistemin imun dhe mundëson efikasitetin e tij më të madh në njohjen dhe shkatërrimin e qelizave malinje. Si imunoterapi përdoren substancat që krijohen me rrugë natyrore në organizmin tone ose prodhohen në laboratorit dhe kanë për qëllim:

  • Ta ngadalësojnë ose ta ndalojnë rritjen e qelizave malinje
  • Ta ndalojnë përhapjen e qelizave malinje të pjesëve të tjera të trupit
  • T’i ndihmojë sistemin imun që të jetë më efikase në shkatërrimin e qelizave malinje
  • Të ndihmojnë në efikasitetin e radioterapisë dhe kimioterapisë në trajtimin e sëmundjeve malinje

EFIKASITETI I IMUNOTERAPISË

Problemi aktual gjatë përdorimit të imunoterapisë te pacientet me sëmundje malinje është se edhe për shkak të arritjes së rezultateve spektakulare, mbetet pyetja e pa përgjigjur pse te disa pacientë nuk arrihet përgjigja e pritur. Në varësi të tipit të karcinomit, te 50-80 përqindje të pacientëve nuk arrihet përgjigja e pritur. Duhet të jemi më të kujdesshëm sepse mjekësia ende nuk ka përgjigje pse ndodhet kjo. Pse te disa pacientë kemi përgjigje habitese me imunoterapi, te tjerët arrijmë vetëm ndonjë efekt, ndërsa te shumica e pacienteve  kjo terapi është pa efekt. Për shkak të kësaj qëllimi i hulumtimeve më të reja në onkologji është gjetja e bombardueseve predikative që do të na mundësojnë paraprakisht të përcaktohet përgjigja e pritur nga imunoterapia gjatë trajtimit të sëmundjeve malinje.

LLOJET E IMUNOTERAPISË

Ekzistojnë disa lloje të imunoterapisë, si antitrupa monolonale, Checkpoint inhibitorë, Terapi T- qelizore, terapi onkolitike virusale dhe imunoterapi jospecifike, BSG vaksina

  • Antitrupat monoklonale janë targetuar ndaj proteinave specifike të qelizës malinje
  • Inhibitorët Checkpoint mundësojnë që sistemi imun t’i shkatërrojë qelizat malinje
  • Vaksinat janë në faze të ekzaminimit, ndërsa bazohen për ta eksponuar sistemin imun ndaj antigjenit

CILAT JANË EFEKTET E PADËSHIRUARA NGA IMUNOTERAPIA?

Llojet e ndryshme të imunoterapisë shkaktojnë reagime të ndryshme të padëshiruara, ndërsa varen nga lloji i lokacionit të karcinoimit dhe doza të përshkruar terapike, si dhe gjendja e përgjithshme të pacientit. Të parandalohen dhe kontrollohen efektet e padëshiruara të imunoterapisë së shfrytëzuar në trajtimin e sëmundjeve malinje është detyra më e rëndësishme të ekipit që merr pjesë në trajtimin e sëmundjes malinje. Para se të gjithash më e rëndësishme është që pacientëve t’u shpjegohen të gjitha reagime të mundshme të padëshiruara që ndonjë herë mund të jenë në një numër më të madh dhe të kërkojnë përballim me efektet e padëshiruara me kyçjen e ekipit të plotë të specialisteve. Shumë efekte të padëshiruara mbeten të pranishme edhe pas mbarimit me imunoterapinë dhe mund të janë prezentë  disa muaj bile edhe vite.

SI MUND TË JEPET IMUNOTERAPIA?

  • Aplikohet në mënyrë intavenoze drejtpërdrejt në venë
  • Me pirjen e tabletave ose kapsulave
  • Lokalisht me krem për trajtimin e karcinomeve të lëkurës në fazën më të hershme
  • Në mënyrë intravezikale me aplikim të vaksinës BSG

SA SHPESH DHE DERI KUR MUND TË MERRET IMUNOTERAPIA VARET NGA:

  • Lloji i sëmundjes malinje
  • Stadiumi i sëmundjes
  • Lloji i imunoterapisë që merr pacienti
  • Si pacienti reagon ndaj imunoterapisë

Imunoterapia mund të merret çdo ditë, gjatë javës dhe gjatë muajit. Disa imunoterapi jepen në cikle, që do të thotë se ka periudhë për trajtim dhe pastaj vjen pauza. Pauza ka për qëllim shërimin e trupit, për të arritur përgjigjen, për të arritur përgjigja e imunoterapisë dhe krijimi i qelizave të reja të shëndosha.

CILAT SËMUNDJE MALINJE MUND TË TRAJTOHEN ME IMUNOTERAPI DHE KUR?

Duke i pasur parasysh rezultate e fundit të prezantuara në kongreset më të mëdha onkologjike ASCO dhe ESMO, mund të merret përfundimi se zbatimi i imunoterapisë në trajtimin e sëmundjeve malinje ka një zbatim gjithnjë e më të madh në trajtimin e llojeve të ndryshme të sëmundjeve malinje. Si trajtim adjuvant në stadiumet më të larta, si linja e parë e sëmundjes metastatike, ose kur terapia standarde me linjën e parë të trajtimit është e pasuksesshme. Roli i biomarkerëve predictive është i rëndësishëm në trajtimin e imunoterpisë, siç është antitrupi PD – 1 dhe për herë  të pare kemi terapi të miratuar për trajtim të sëmundjes malinje mbi bazën e biomarkërit, jo sipas origjinës së tumorit. Megjithatë, nuk mund të tregojmë se imunoterapia paraqet trajtim magjik  për sëmundjet malinje sepse ka shumë pyetje që mbeten të papërgjigjura, ndërsa janë të lidhura me një numër të madh të specifikimeve gjenetike të qelizave tumorale.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura