Infeksioni në vesh

Nëse vogëlushi juaj nuk fle i qetë, i mban veshët me duar apo e lëviz shpesh kokën gjatë fjetjes, zgjohet shpesh, ndonjëherë me ulërima, është e mundur që të bëhet fjalë për inflamacion në veshë.  Tek fëmijët më të rritur, prindërit ndonjëherë verejnë  disa vështirësi në komunikim – nuk përgjigjen kur ju drejtohesh, kanë vështirësi në ndjekjen e mësimdhënies, ngrejnë më tepër zërin e televizorit.  Të gjitha këto janë shenja të tërthorta/ indirekte  të disa problemeve të caktuara të veshëve të cilat kërkojnë vëmendje dhe duhet të ndiqen në mënyrë që të parandalohet mundësia për shfaqjen e komplikimeve me dëgjimin apo  humbjen e plotë të dëgjimit.

Nëse vogëlushi juaj nuk fle i qetë, i mban veshët me duar apo e lëviz shpesh kokën gjatë fjetjes, zgjohet shpesh, ndonjëherë me ulërima, është e mundur që të bëhet fjalë për inflamacion në veshë.  Tek fëmijët më të rritur, prindërit ndonjëherë verejnë  disa vështirësi në komunikim – nuk përgjigjen kur ju drejtohesh, kanë vështirësi në ndjekjen e mësimdhënies, ngrejnë më tepër zërin e televizorit.  Të gjitha këto janë shenja të tërthorta/ indirekte  të disa problemeve të caktuara të veshëve të cilat kërkojnë vëmendje dhe duhet të ndiqen në mënyrë që të parandalohet mundësia për shfaqjen e komplikimeve me dëgjimin apo  humbjen e plotë të dëgjimit.

  • Deri në moshën një vjeçare, 65-70% e fëmijëve kanë pasur të paktën një herë infeksion të veshit.
  • Deri në moshën 3 vjeçare pothuajse gjysma e fëmijëve kanë pasur tre ose më shumë raste të inflamacionit të veshit.

Rritja dramatike e rasteve të infeksioneve të veshit ndodh për shkak të:

  • Rritjes së ndotjes së mjedisit
  • Rritja gjithnjë dhe më tepër  e qëndrimit të fëmijëve nëpër qendra ditore (kopësht, shkollë, park lojrash, etj.).

Shkaqet e infeksionit

  • Zhvillimi i pamjaftueshëm i sistemit imunitar tek fëmijët
  • Tiparet anatomike të tubit Eustachian (tubi që lidh veshin e mesëm me harkun e ezofagut)
  • Prania e të ashtuquajturës bajamja e tretë e cila përveç vështirësive të frymëmarrjes  me hundë, mund të jetë një burim i baktereve përmes tubit Eustachian mund të kalojnë në veshin e mesëm.

Simptomat

Infeksioni i veshit mund të shfaqet edhe nëse fëmija ka grip apo irritim të fytit, dhe mund të ndiqet me simptomat e mëposhtme:

  • Dhimbje në vesh
  • Rritje të temperaturës në trup
  • Ndjenjën e bllokimit të veshit
  • Reduktim të dëgjimit
  • Ethe
  • Të përziera, të vjella apo diarre

Infeksioni i veshit nuk është një sëmundje naive, pasi nëse nuk trajtohet në kohë dhe siç duhet mund të shkaktojë komplikime – humbje të dëgjimit, përhapjen e infeksionit drejt strukturave anatomike përreth, por edhe në strukturat e trurit, gjë kjo e cila mund të shkaktoj komplikime shumë më serioze.

Kur duhet të paraqiteni tek otorinolaringologu?

Fëmijët të cilët janë shumë të vegjël, nuk  dinë ti shprehin shqetësimet që kanë, nuk dinë të tregojnë se çfarë dhe ku i dhemb, shpesh e mbështesin dorën tek veshët, janë nervozë dhe nuk mund të flenë. Nëse edhe fëmija juaj i ka këto simptoma, kërkoni këshilla nga mjeku juaj otorinolaringolog, si dhe në rastet nëse:

  • Fëmija juaj ka pasur tre infeksione për gjashtë muaj ose katër infeksione gjatë një periudhe një vjeçare.
  • Edhe pse keni marrë terapi, infeksioni nuk kalon
  • Ju ose mësuesit vëreni humbje të dëgjimit tek fëmijët

 Duhet të përdorni apo jo antibiotik?

Vlerësimi nëse duhet apo jo të jepet antibiotik, kryesisht varet nga vlerësimi i mirë i simptomave dhe gjetjes lokale. Nëse doktori do t’ju japë terapi me antibiotikë, atëherë terapia duhet të merret deri në fund dhe nuk duhet të ndërpritet menjëherë pasi të vëreni përmirësim të gjendjes shëndetësore të fëmijës. Në të njejtën kohë, për shkak se shumica e këtyre infeksioneve janë të lidhura me funksionin e zvogëluar të tubit Eustachian është i domosdoshëm  përdorimi i pikave në hundë.

Intervenimi kirurgjik

Nëse fëmija juaj ka rrjedhje në veshin e mesëm  e cila zgjatë për një kohë të gjatë dhe shkakton rënie të dëgjimit, është e nevojshme që të kryhet intervenim kirurgjik  për të reduktuar rrjedhjen nga veshi i mesëm. Procedura është e lehtë dhe e thjeshtë, nuk zgjat shumë dhe kryhet me anestezi. Me ndihmën e mikroskopit dhe një instrumenti të vogël (speculum veshi) kalohet nëpërmjet kanalit të veshit , bëhet një prerje e vogël në daullen e veshit, mënjanohet  rrjedhja në vesh  dhe më pas, në shumicën e rasteve  vendoset tub ventilues në pjesën ku është prerë daullja e veshit me qëllim për të  bërë të mundurt ventilimin më afatgjatë dhe drenimin e sekrecionit në veshin e mesëm. Ky intervenim praktikohet edhe në rastet e përsëritura të inflamacionit akut në veshin e mesëm, ose tek inflamacionet tek të cilat nuk përmirësohet gjendja edhe pse keni marë terapinë e duhur. Në rastet kur infeksioni  tashmë është përhapur drejt zgjerimit mastoid (kockave prapa veshit) ose nëse është shfaqur ndonjë tjetër komplikim, atëherë është e nevojshme kryerja e një kirurgjie më të gjërë. Për të gjitha problemet të cilat do ti identifikoni në këtë tekst, konsultohuni me mjekun tuaj otorinolaringolog. Diagnoza e gjetur në kohë, e lehtëson më tepër trajtimin e këtyre gjendjeve, dhe në të njejtën kohë parandalon rrezikun e shfaqjeve të komplikimeve të mundshme.

Shpërndaj