Infeksioni urinar

Infeksioni urinar në fakt është infeksion bakterial në sistemin urinar i cili mund të prek fshikëzën e urinës, veshkat dhe kanalet urinare.

A jam e rrezikuar ndaj shfaqjes së infeksionit?

Tek secilit prej nesh në një periudhë të caktuar të jetës, mund të ndodhë që të shfaqet infeksion urinar, por disa gjendje dhe sëmundje të caktuara si diabeti, skleroza multiple dhe sëmundja e parkinsonit mund të jenë faktorë të rrezikut për shfaqjen e këtij lloj infeksioni. Di sa gjendje dhe sëmundje të tjera të cilat rrisin mundësinë e infektimit janë:

  • Dëmtimet në palcën kurrizore
  • Mosha e avancuar
  • Pacientët të cilët kanë çfarëdo lloj mbajtje apo ruajtje në kalimin e urinës si tumor, gurë në veshka apo prostatë të zmadhuar
  • Gratë shtatzëna
  • Gratë të cilat përdorin diafragmë si kontraceptivë
  • Pacientët që përdorin katetër urinare
  • Praktikimi i seksit anal (infeksioni HIV)

Shumica e faktorëve të rrezikut gjithashtu rrisin mundësinë e një infeksioni të thjeshtë që të shndërrohet në infeksion më serioz të veshkave, ose të shfaqet sepsë (kalimi i infeksionit në gjak). Gratë shtatzëna të cilat kanë infeksion urinar kanë rrezik më të madh për lindje të parakohshme. Prandaj çdo infeksion urinar, duhet të merret seriozisht dhe të trajtohet menjëherë.

Çfarë e shkakton infeksionin urinar?

Shkaku më i zakonshëm  i këtij infeksioni është Escherichia coli e cila gjendet në traktin gastrointestinal. Baktere të tjera të cilat shkaktojnë infeksion janë stafilokoki, proteus, klebsiella, eneterokok dhe pseudomonas. Disa infeksione të fshikëzës së urinës, mund të kenë lidhje edhe me shkaktarët e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme  Chlamydia dhe Mycoplasma. Simptoma të ngjashme  jep edhe seksualisht e transmetueshme  – Trichomonas.

Përse infeksioni urinar shfaqet më shpesh tek gratë?

Arsyeja është anatomia e sistemit urinar, ku kanali urinar tek gratë është më i shkurtër se tek meshkujt.  Një shkak tjetër është afërsia e fshikëzës dhe rektumit prandaj dhe mundësia e kalimit të baktereve nga feçja është e besueshme.  Infeksionet urinare janë të lidhura  edhe me sëmundjet seksualisht të transmetueshme  tek femrat. Tek meshkujt infeksioni mund të shfaqet si rezultat i kalimit të infeksionit në prostatë. Infeksioni kronik i veshkave tek fëmijët, shpesh shkaktohet nga probleme strukturore të cilat shkaktojnë kthimin e urinës nga fshikëza e urinës prapa në veshka, ose nga paaftësia e fshikëzës për tu zbrazur plotësisht. 

Shpërndaj