Pankreasi është organ i cili gjendet prapa stomakut në pjesën e sipërme të barkut. Funksioni i tij është thelbësor për ndarjen e ushqimit dhe për rregullimin e metabolizmit të sheqerit në gjak. Kjo sëmundje mund të manifestohet si gjendje relativisht e lehtë klinike, deri në komplikime të rënda të cilat mund të vënë në rrezik jetën. Inflamacioni i pankreasit mund të jetë akut, i cili ndodh papritur dhe mund të zgjasë me ditë, mund të jetë kronike dhe mund të vazhdojë për një periudhë të gjatë.
Simptomat e pankreatit akut
- Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut
- Dhimbje e cila përhapet në pjesën e shpinës
- Dhimbje e cila intensifikohet pas ngrënies
- Të përziera dhe të vjella
- Dhimbje barku, rritje temperature
Simptomat e pankreasit kronik
- Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut
- Humbje e peshës trupore
- Diarre, jashqitje me erë shumë të keqe
Shkakqet më të shpeshta të pankreasit
- Alkolizimi
- Gurë në tëmth dhe në fshikëzën e tëmthit
- Vaktet e rënda dhe me tepër kalori
- Vlerat e rritura të yndyrës në gjak, disa lloje të ilaçeve, trauma, procedurat mjekësore
- Infeksioni, faktorët e trashëguar, kanceri pankreatik dhe shkaqe të tjera të rralla
Kur duhet të kontaktoni doktorin?
Kur keni dhimbje barku e cila ju mban për një kohë të gjatë e cila përhapet në pjesën e shpinës, të përziera, të vjella, humbje të peshës, diarre afatgjata yndyrore kërkoni këshillën e mjekut tuaj. Nëse dyshoni për pankreas, anomali laboratorike, simptoma klinike, duhet të konsultoheni me gastroenterohepatolog, I cili do t’ju bëjë analizat e nevojshme laboratorike dhe procedurat vizuale mjekësore për gjetjen e diagnozës , koordinimin e planit terapeutik, si dhe këshilla se sit ë veproni për ta parandaluar.