Koliti ulcerativ është midis grupit të sëmundjeve inflamatore dhe traktit digjestiv. Koliti ulcerativ shfaqet vetëm në zorrën e trashë dhe në rektum dhe prek pjesën e brendshme të tij (mukozën) ku shfaqen ndryshime inflamatore të shoqëruara nga ulçëra (plagë të vogla apo të mëdha në mukozë). Ndryshe nga koliti ulçerativ, sëmundja Crohn mund të shfaqet në çdo pjesë të traktit digjestiv, por zakonisht shfaqet në zorrën e hollë dhe të trashë dhe prek shtresat e brendshme të murit të zorrës. Këto sëmundje inflamatore janë sëmundje me karakter kronik.
Shkaqet e kolitit ulçerativ
Nuk është qartë i përcaktuar shkaku, por mendohet se shkatërrimi i sistemit imunitar i organizmit gjatë ndryshimeve inflamatore në mukozë sëbashku me predispozicionin gjenetik (në një pjesë të rasteve) dhe ndikimi i faktorëve të mjedisit të cilat ndikojnë në fillimin dhe zhvillimin e sëmundjes.
Simptomat e kolitit ulçerativ
Diarrea e vazhdueshme me përgjakje (të cilat nuk reagojnë nga trajtimi i zakonshëm me antibiotik), dobësi e përgjithshme, ngërç dhe dhimbje barku, humbja e peshës janë simptomat më të zakonshme. Ato zhvillohen me kalimin e kohës, por ndonjëherë fillimi mund të jetë i shpejtë me shkatërrim akut të gjendjes së përgjithshme dhe të kërkohet shpëtimi i shpejtë i jetës me trajtim kirurgjik.
Vendosja e diagnozës
Kolonoskopia dhe biopsia është rruga e vetme për vendosjen e diagnozës.
Trajtimi
Trajtimi e pacientit dhe monitorimi i sëmundjes kryhet nga specialit gastroenterohepatolog. Sëmundja është kronike dhe trajtimi kryhet për një kohë të gjatë. Përveç marrjes së ilaçeve nën kontrollin e doktorit, në trajtim përfshihet edhe edukimi i pacientit, ndryshimi i stilit të jetesës, ndryshimi i ushqimit. Nëse trajtimi me ilaçe nuk i jep rezultatet e dëshiruara në një periudhë prej gjashtë muajsh, ose nëse gjendja e pacientit përkeqësohet, atëherë është i nevojshëm trajtimi kirurgjik. Pacienti duhet të informohet për mundësitë e trajtimit kirurgjik që në fillim të njohjes me sëmundjen.