Çfarë nënkupton hipospadia dhe përse gjatë viteve të fundit ka një rritje të kushme tek fëmijët meshkuj?
Hipospadia është një nga anomalitë më të shpeshta kongjenitale dhe shfaqet mesatarisht tek një nga 200 fëmijë të lindur meshkuj. Është një anomali shumë e shpeshtë tek fëmijët dhe ajo çfarë është për tu bërë e ditur është fakti që nëse kjo anomali nuk trajtohet në kohë dhe siç duhet, më vonë mund të shkaktojë komplikime të shumta. Kjo gjendje nuk është në rritje të madhe pasi prindërit sot janë të informuar mirë. Prindërit, madje edhe në mjediset më të largëta, në ato zona ku nuk ka asnjë mjek për fëmijë, ato vetë arrijnë të dallojnë nëse diçka nuk është në rregull me fëmijën e tyre dhe janë pikërisht ata që kërkojnë vetë ndihmë. Në të kaluarën nuk ishte kështu. Dikur, gjendje të tilla fshiheshin pasi ishte diçka e turpshme, dhe pacientët shkonin shumë vonë tek mjeku. Një arsye tjetër përse kjo gjendje shfaqet shpesh tek fëmijët meshkuj, janë kushtet në të cilat jetojmë. Mënyra moderne e jetesës, teknologjitë e reja dhe shumë lëndë kimike të cilat përdoren në ushqim, tek frutat dhe perimet, kanë shkaktuar rritjen e të gjitha anomalive tek fëmijët. Sot mund të themi se pesticidet janë një nga substancat më të përgjegjshme të cilat shkaktojnë rritjen e këtyre anomalive tek fëmijët.
Cila është shenja e parë që duhet ti tërheqë vëmendje pridërve për ta njohur apo dalluar këtë gjendje?
Sot, falë mjekësisë bashkëkohore, të gjithë pediatrët, gjinekologët, dhe të gjithë ata të cilët përfshihen në procesin e lindjes dhe monitorimit të fëmijës gjatë gjithë jetës, mund ta dallojnë këtë anomaly tek fëmijët. Automatikisht, këta fëmijë i drejtohen urologut për fëmijë. Kjo anomaly mund të dallohet shumë lehtë, dhe sot 90% e fëmijëve të lindur me këtë anomali, paraqiten në kohën e duhur tek mjeku urolog për fëmijë, i cili do të merret më tej me trajtimin e tyre.
Cili është një rast i lehtë dhe një rast i komplikuar i hipospadisë?
Hipospadia (hypospady) në vetvete është një anomali në të cilën hapja e kanalit urinar nuk gjendet në vendin e duhur, por në kokën e penisit. Kjo hapje mund të gjendet nën trupin e penisit, madje dhe poshtë pranë hapjes (aperturës) anale. Në varësi të nivelit në të cilin gjendet kjo hapje, të gjitha këto hipospadi ndahen në forma të lehta dhe të rënda. Forma të lehta janë ato të cilat gjenden pranë kokës së penisit, ndërsa forma të rënda janë të gjitha ato të cilat gjenden nga testiset (skrotumi) deri pranë hapjes anale.
Si zgjidhen problemet e shkaktuara nga kjo anomali?
Një urolog për fëmijë me përvojë, pas ekzaminimit të pacientit e di shumë mirë se cilën teknikë operative duhet të përdorë për të zgjidhur problemin dhe si këtë sëmundje do të mund ta përfundonte me një ndërhyrje operative. Fatkeqësisht, sot shumë doktorë përpiqen që ta trajtojnë zgjidhjen e këtij problemi megjithatë pa pasur eksperiencën e mjaftueshme. Ajo çfarë është tendencë botërore në trajtimin e kësaj anomalie është se çdo mjek i cili ka operuar të paktën 50 çdo vit, mund të regjistrohet dhe të bëhet përgjegjës për trajtimin e kësaj sëmundje. Doktorët të cilët këtë sëmundje e trajtojnë në mënyrë periodike, domethënë 3-4 raste në vit, nuk kanë përvojën e mjaftueshme dhe në këto raste mund të ndodhë që të shfaqen komplikime. Prandaj, rekomandohet që për probleme të tilla të drejtoheni mjek urolog kirurg për fëmijë me përvojë, i cili kryen të paktën 50 operacione të tilla në vit.
Cila është përvoja në maqedoni?
Në Maqedoni përvojat janë pozitive, falë bashkëpunimit tonë me spitalin klinik “Acibadem Sistina” i cili ka filluar që para 7 vitesh, si dhe bashkëpunimi që kemi pasur me disa qendra në Maqedoni. Sëbashku kemi arritur suksesin e këtyre anomalive duke arritur një nivel të lakmueshëm. Kemi gjithnjë dhe më pak raste të komplikuara, dhe gjithnjë më tepër kemi pacientë të cilët pas një operacioni janë në gjendje që të fillojnë normalisht me jetën e tyre fuknsionale dhe estetike, si meshkuj normalë. Kjo është tendenca dhe qëllimi ynë, si dhe arsyeja përse unë vij këtu dhe përse përpiqem që ti ndihmoj fëmijët në Maqedoni. Mendoj se kolegët të cilët punojnë me mua, në një fare mënyre do të perfeksionohen dhe në të ardhmen këto intervenime do të arrijnë ti kryejnë edhe vetë. Është e vështirë që të shpërngulesh nga vendi yt, megjitahtë për mu aka qenë një kënaqësi e madhe për arsye se e dua këtë vend, dhe gjendem i rrethuar nga shumë miq, dhe i shijoj të gjitha bukuritë që mi ofron Maqedonia.
Kush ka qenë pacienti juaj më i vogël?
Kjo anomaly zakonisht operohet gjatë vitit të parë të lindjes tek fëmijët, domethënë nga 7-8 muaj dhe më tej. Gjithçka varet nga forma e anomalisë. Nëse forma është e rëndë, atëherë ne fillojmë ta trajtojmë shumë më herët, në mënyrë që penisi i fëmijës të zhvillohet në mënyrën e duhur.