Intoleranca në ushqim

Reagimi i organizmit ndaj disa llojeve të caktuara të ushqimit,  mund të ndodhë në çdo moshë, kjo është një karakteristikë që pothuajse shfaqet tek ushqimet të cilat konsumohen shpesh apo  çdo ditë.

Sipas studimeve mjekësore, intoleranca ushqimore është një problem në rritje dhe prej saj vuajnë rreth 20% e popullsisë në botë. Reagimet si pasojë e mbindjeshmërisë ndaj ushqimit dhe përbërësve të tij, mund të manifestohen si intolerancë në ushqim  apo si alergji ndaj ushqimit. Intensiteti mund të jetë nga ai i butë deri tek ai intenzivisht i fortë, madje dhe i rrezikshëm për jetën.

Reagimi i organizmit ndaj disa llojeve të caktuara të ushqimit,  mund të ndodhë në çdo moshë, kjo është një karakteristikë që pothuajse shfaqet tek ushqimet të cilat konsumohen shpesh apo  çdo ditë.

Sipas studimeve mjekësore, intoleranca ushqimore është një problem në rritje dhe prej saj vuajnë rreth 20% e popullsisë në botë. Reagimet si pasojë e mbindjeshmërisë ndaj ushqimit dhe përbërësve të tij, mund të manifestohen si intolerancë në ushqim  apo si alergji ndaj ushqimit. Intensiteti mund të jetë nga ai i butë deri tek ai intenzivisht i fortë, madje dhe i rrezikshëm për jetën.

Intoleranca ushqimore është një reagim joalergjik i organizmit gjatë konsumimit të ushqimeve të caktuara apo përbërësve ushqimorë, veçanërisht gjatë rritjes së sasisë së tyre. Zakonisht manifestohet me një intesitet të lehtë, pa çrregullime, pa asnjë gjendje të rrezikshme për jetën,  por që ndikojnë në cilësinë e jetës me simptoma të cilat ndikojnë në punën e përditshme apo në cilësinë e pushimit (dhimbje koke,  dhimbje të kyçeve, fryerje, dhimbje barku dhe humor të keq).

Llojet

Intoleranca enzimatike në ushqim shfaqet për shkak të mungesës së disa enzimave tretëse , në këtë mënyrë ushqimi nuk tretet plotësisht. Kjo është një nga format më të zakonshme të intolerancës në të cilën përfshihen: intoleranca e laktozës, fruktozës, alkoolit dhe glutenit. Intoleranca farmako-kimike shfaqet nga aminet biogjenike dhe substanca të tjera të pranishme në ushqim të cilat kanë disa veti farmakologjike dhe veprimtaria e tyre shpesh shfaqet si pasojë e dozës së marrë. Ekziston dhe intoleranca e papërcaktuar në ushqim, duke krijuar antitrupa kundër molekulave të ushqimit të patretur. Teoria thotë se kjo ndodh atëherë kur molekulat e ushqimit të cilat nuk janë tretur mjaftueshëm,  e kalojnë rritjen përshkueshmërisë së mukozës së zorrëve  e cila është shkaktuar nga diçka tjetër (nga rrezatimi, infeksioni i zorrëve apo nga përdorimi i antibiotikëve).

Simptomat

Simptomat e intolerancës ushqimore mund të shfaqen  pothuajse nga  të gjitha sistemet dhe organet,  dhe realisht  njerëzit shumë rrallë e lidhin këtë me ushqim. Shumë rrallë ndodh që njerëzit ta lidhin me ushqimin e konsumuar faktin që kanë dhimbje koke, migrenë, pagjumësi, lodhje, humor jo të mirë, egzemë, psoriazë, etj. Në këtë rast , këtu nuk bëhet fjalë për reagim të fortë dhe të menjëhershëm, simptomat mund të shfaqen ngadalë dhe në mënyrë kronike. Shpesh kjo simptomë mund të shfaqet edhe me dhimbje dhe fryerje të kyçeve. Ajo mund të manifestohet edhe  nëpërmjet problemeve të ndryshme të tretjes së ushqimit, siç është fryerja e barkut, kapsllëku, jashtëqitje e hollë, irritim i zorrëve, të gjitha këto, përbëjnë  një fakt për të cilin shpesh njerëzit nuk mendojnë se mund të ndodhë për shkak të ushqimit të gabuar.

Testet dhe plani i të ushqyerit

Pacienti  nuk duhet të konsumoj asnjë ushqim  të paktën 3-4 orë para kryerjes së testit. Ky test nuk është rutin dhe nuk mund të kryhet shpesh, por është një mjet i rëndësishëm për hartimin e një plani individual të ushqimit, duke ndihmuar kështu edhe përsa i përket humbjes së tepërt të peshës trupore.  Sipas rezultatit të testit, hartohet me kujdes plani i balancimit të ushqimit, duke përjashtuar disa lloje ushqimesh për një kohë të caktuar, arrihet eleminimi i antitrupave duke desensibilizuar organizmin. Bëni testin e intolerancës së ushqimit nëse vërtetë jeni të përgatitur ti pranoni rezultatet  dhe të filloni të merreni me ndryshimin e stilit tuaj të jetesës, dhe të bëni një jetë më cilësore, të humbisni peshën e tepërt trupore dhe njëkohësisht të liroheni nga disa simptoma të bezdisshme për të cilat nuk jeni të vetëdijshëm se prejardhja e tyre është nga ushqimi.

Shpërndaj