Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Jepini formë trupit tuaj

Çdo pranverë shumë gra vuajnë nga e njejta dilemë kur e shohin trupin e tyre në pasqyrë.  A ka ndonjë mënyrë për të shpëtuar nga celuliti para se të fillojnë me veshjet e verës? Celuliti I cili është një makth për çdo grua, i jep lëkurës një pamje  jo të rrafshtë dhe me vrima, zakonisht në pjesën e kofshëve dhe të mollaqeve. Mezoterapia, liposuksioni , kavitacioni dhe terapia me radiofrekuencë janë metodat më efektive për tu çliruar nga celuliti.Këto metoda nuk përjashtohen nga njëra-tjetra, shpesh është I domosdoshëm kombinimi I tyre për të arritur rezultatet e dëshiruara. Ekipi I ekspertëve në “Acibadem Sistina”  ju ofron zgjidhjet e mëposhtme:

Çdo pranverë shumë gra vuajnë nga e njejta dilemë kur e shohin trupin e tyre në pasqyrë.  A ka ndonjë mënyrë për të shpëtuar nga celuliti para se të fillojnë me veshjet e verës? Celuliti I cili është një makth për çdo grua, i jep lëkurës një pamje  jo të rrafshtë dhe me vrima, zakonisht në pjesën e kofshëve dhe të mollaqeve. Mezoterapia, liposuksioni , kavitacioni dhe terapia me radiofrekuencë janë metodat më efektive për tu çliruar nga celuliti.Këto metoda nuk përjashtohen nga njëra-tjetra, shpesh është I domosdoshëm kombinimi I tyre për të arritur rezultatet e dëshiruara. Ekipi I ekspertëve në “Acibadem Sistina”  ju ofron zgjidhjet e mëposhtme:

 Celuliti është pjesë e grupit të ndryshimeve degjenerative në dhjamin e indeve hypoderm nën lëkurë, dhe lëkura e prekur nga celuliti ngjan me lëkurën e portokallit. Është interesant fakti që celuliti mud të shfaqet edhe tek personat e dobët, për shkak të ushimit të keq dhe mënyrës së keqe të jetesës.  Kjo ndodh nën ndikimin e shumë faktorëve, gjenetikës, ndikimit të hormoneve, nga mos konsumimi I mjaftueshëm i ujit, të ushqyerit jo siç duhet dhe nga mungesa e aktivitetit fizik.

Liposuksioni është metoda më e njohur për zgjidhjen e problemit të mbipeshës dhe yndyrës.  Kirurgjia estetike mund ta zvogëlojë dhe ti jap përsëri formë trupit, në rast se ju nuk e keni  arritur këtë efekt me anë të dietës apo aktivitetit sportiv.  Me anë të kësaj metode, hiqet yndyra nga trupi. Intervenimi zakonisht bëhet në pjesën e barkut, në pjesën e sipërme të krahëve, në pjesën e kofshëve dhe në pjesën poshtë gjurit (pulpa e këmbës).  Në rast se pas intervenimit vazhdoni  ta mbani peshën tuaj në një formë normale, nuk keni përse të friksoheni apo të mendoni se mund  ti riktheheni peshës së mëparshme – këshilloi Dr. Sinisha  Kojiq, specialist në kirurgjinë plastike dhe rikonstruktive.

Mezoterapia është një metodë mjekësore efektive  e cila përdoret për të korrigjuar mangësitë e ndryshme të fytyrës dhe trupit. Substancat aktive, vitaminat, mineralet ose aminoacidet janë komponime të cilat sipas vendit I cili do të trajtohet , injektohen me anë të gjilpërave të vogla.  Nëse në këtë komponim shtohet edhe lipociti, substancat të cilat i shkatërrojnë qelizat e yndyrës, yndyra e tepërt në pjesën e barkut, kofshëve dhe mollaqeve do të zhduket gradualisht  -shpjegoi Dr, Vesna Plajakoska, dermatovenerologe.

Kaviteti me ultratingull është trajtim efektiv dhe pa dhimbje për formimin e përkryer të trupit.  Kaviteti përdor efektin  me frekuenca të ulëta të ultratingullit,  me ndikimin e të cilit arrihet ndarja e qelizave yndyrore ( lipocitet), domethënë, në këputjen e membranave të tyre dhe përhapjen në hapësirat brendaqelizore. Nën ndikimin e enzimave në organizëm, yndyrat  ndahen dhe me anë të rrugës limfatike eliminohen nga trupi ( në të njejtën mënyrë sikurse dhe yndyrat të cilat i marrim me anë të ushqimit).  Ajo çfarë këtë metodë e bën superior mbi të tjerat, është mundësia e humbjes së qelizave yndyrore në mënyrë të drejtpërdrejtë, Shpjegoi Dr. Vesna Pljakoska. Trajtimi është pa dhimbje dhe joinvaziv. Nuk keni nevojë ti fshihni pjesët e trupit ku është kryer kaviteti  për një arsye shumë të thjeshtë, sipërfaqja  e lëkurës pas trajtimit mbetet e paprekur. Lëkura është e butë dhe e ndjeshme, nuk ka shenja të nxira (mavjosje), dhimbje apo ënjtje  dhe kështu ju mund të vazhdoni me aktivitetet e përditshme. Rezultatet më të mira dhe të dukshme janë në pjesën e barkut, në anët e brendshme të kofshëve, në pjesën e ijeve, gjunjëve dhe duarve.  Pas një serie pas pesë trajtimesh, arrihet një reduktim prej 2-8 cm volum.  Rezultatet janë të përhershme në rast se kujdeseni për ruajtjen e peshës trupore.

Terapia me radiofrekuencë, bën ngrohjen e kontrolluar të indeve të cilat trajtohen, gjë që shkakton “dëmtim” të indit lidhës. Ky reagim ekziton tek të gjitha trajtimet me ngrohje.  Me ngrohjen e indeve arrihet tkurrja e fibrave të kolagjenit ekzistues, ndërkohë që me “dëmtim”të indit lidhës stimulohet inflamacion I cili  stimulon reaksion  për të krijuar kolagjen të ri dhe  për të forcuar atë ekzistues. Në të njejtën kohë, përshpejtohet qarkullimi dhe përmirësimi I oksigjenimit të indeve në zonësn e trajtuar. Kjo metodë mundëson thjeshtësi, komoditet, dhe në të njejtën kohë është krejtësisht pa dhimbje  – shpjegoi Dr. Vesna Plajkoska.

Shpërndaj