Jeta pas operacionit të gjendrës tiroide

Sëmundjet e gjendrës tiroide janë ndër sëmundjet më të shpeshta në nivel global. Ato janë më të shpeshta tek popullata femërore dhe raporti mashkull-femër është 1-7. Ato mund të ndahen në dy grupe: sëmundje të cilat mund të shfaqen si pasojë e çrregullimit morfologjik të gjendrës tiroide dhe sëmundje të cilat shfaqen si rezultat i dëmtimit apo çrregullimit të funksionit të gjendrës tiroide.

Kur është e nevojshme kryerja e operacionit?

Dr. Biljana Cërcareve, specialiste në mjekësinë nukleare, thotë se në rastin e sëmundjeve morfologjike të gjendrës tiroide një vend të rëndësishëm ka edhe shfaqja e nyjeve tiroide apo noduseve. Ato shfaqen shpesh dhe zakonisht nuk janë të rezikshme, por gjithësesi 4-5% e tyre mund të janë malinje. Në rast se zbulohet se janë malinje apo në rast se ato progresojnë gjatë kontrollit të tyre, atëherë është i nevojshëm trajtimi kirurgjik. Tek sëmundjet funksionale të hipertiroidizmit të cilat nuk japin rezultate të mira me anë të medikamenteve, gjithashtu është i nevojshëm trajtimi kirurgjik.

Çfarë duhet të prisni pas kryerjes së operacionit?

Disa ditë pas kryerjes së operacionit të gjendrës tiroide, pacientët mund të ndjejnë ndryshim të vogël të zërit, siklet në zonën në të cilën është kryer operacioni, dhe në varësi të faktit nëse është mënjanuar krejtësisht gjendra tiroide apo vetëm nyja , fillojnë të shfaqen simtomat e hipotiroidizmit, domethënë zvogëlim i funksionit të gjendrës tiroide (për shkak të mënjanimit të një pjese apo të të gjithë gjendrës tiroide). Pacientët mund të rrisin peshën e tyre trupore, të kenë kapsllëk, të ndjejnë lodhje, dëshirojnë të flenë më shumë se zakonisht, dhe ndonjëherë bëhen më të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Por, të gjithë pacientët para trajtimit kirurgjik duhet të njihen me këto simptoma, në mënyrë që të mund ti dallojnë ato dhe të konsultohen me mjekun e tyre.

Kontroll pas një muaji

Pacientët këshillohen që të paraqiten në kontrollin e parë një muaj pas operacionit. Gjatë kontrollit bëhet kontroll me eko, skanim me jod radioaktiv 131 në rast se ekziston natyrë malinje dhe në rast se kemi aplikuar terapi me jod, dhe shqyrtohen hormonet tiroide. Nëse ato janë në favor të gjendjes hipertiroide, nis me trajtim, domethënë me zëvendësim me hormone tiroide.

Kthimi në aktivitetet e përditshme

Vetëm disa ditë pas fillimit të mjekimit, edhe efekti i trajtimit fillon të jap rezultat, duke bërë që përsëri pacientët ti rikthehen aktiviteteve të përditshme. Në rast se bëhet fjalë për pacientë të cilët kanë kryer trajtim kirurgjik për shkak të kancerit të gjendrës tiroide, në varësi të llojit të kancerit, një muaj pas intervenimit marrin doza të larta të jodit  radioaktiv. Disa ditë pas aplikimit të tij, nis zëvendësimi me hormone tiroide. “kur të fillojë mjekimi me hormone tiroide, zakonisht ky trajtim zgjat deri në fund të jetës. Por kjo nuk duhet ti dekurajojë pacientët, pasi ata e vazhdojnë jetën e tyre sikurse personat e tjerë të shëndetshëm. Në fillim kryerja e kontrolleve është më e shpeshtë derisa të arrihet doza e duhur e ilaçit, dhe më pas për një periudhë sa më të gjatë kohore. Pacientët nuk janë të kufizuar nga asnjë aktivitet i tyre i përditshëm, ushqehen dhe punojnë në të njejtën mënyrë, e gëzojnë jetën sikurse para kryerjes së kirurgjisë, jetojnë si të gjithë personat e tjerë të shëndetshëm.” – shprehet Dr. Cërcareva.

Intervenimet kirurgjikale minimalisht invazive të gjendrës tiroide

Në spitalin klinik “Acibadem Sistina” kryhen të gjitha intervenimet kirurgjike të gjendrës tiroide, duke filluar nga intervenimet rutinë deri tek ato më të komplikuara. Të gjitha intervenimet kryhen me aplikimin e qasjes minimalisht invazive, e cila ka avantazhe të shumta, qëndrim më të shkurtër në spital, shërim dhe kthim më të shpejtë në aktivitetet e përditshme. Zakonisht intervenimet e kryera janë tiroidektomi totale (mënjanim i plotë i indit tiroid), tiroidektomi subtotale (duke lënë një pjesë të gjendrës, zakonisht një lob), pothuajse tiroidektomi totale ( duke lënë një pjesë të vogël të të dy lobeve tiroide).

Gjendra tiroide është një gjendër endokrine me peshë rreth 20-30 gramë , e cila ka formën e fluturës dhe gjendët në pjesën e mesme të qafës. Njihet për prodhimin e hormoneve të cilat ndikojnë në metabolizmin e përgjithshëm dhe proceset e energjisë në trup (T3 ose triiodothyronine dhe T4 ose thyroxine) dhe për këtë është e nevojshme që në organizëm të futet mikroelementi i jodit nëpërmjet ujit dhe ushqimit dhe kripës së jodizuar.

Shpërndaj