Çdo ind abnormal që rritet brenda kafkës, quhet proces ekspanziv (që përhapet). Pjesë e këtyre veprave ekspanzive janë edhe tumoret në tru. Ndoshta do të befasoheni nga fakti se tumori në tru nuk do të thotë kancer. Prevalenca e tumoreve të trurit është 1-2% nga të gjitha llojet e tumoreve tek njeriu. Shkaku i shfaqjes së tyre ende nuk është konfirmuar dhe vërtetuar shkencërisht. Sipas Dr. Lulzim Agai, neurokirurg në Spitalin Klinik ‘Acibadem Sistina’, për të sqaruar natyrën e sëmundjes, është shumë e rëndësishme pamja klinike, ndërsa për të zbuluar se për çfarë lloj tumori bëhet fjalë, është e domosdoshme kryerja e disa kontrolleve të caktuara. Ekzistojnë tumore beninje të cilat nuk janë kancerogjene dhe rriten shumë ngadalë si dhe malinje të cilat progresojnë shumë shpejtë. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për tumor malinj apo beninj të trurit, ai shkakton problem për shkak të presionit që ushtron në tru dhe strukturave të tjera në kafkë. Statistikat tregojnë se disa lloje të tumoreve beninje janë më të shpeshta tek gratë.
Tek cilët pacientë shfaqen tumoret e trurit?
Nuk ka asnjë rregull të përgjithshëm, tumore të ndryshme shfaqen në mosha të ndryshme. Për fat të keq tumoret e trurit janë më të shpeshta tek fëmijët. Tek fëmijët kjo gjë është më e vështirë për tu zbuluar, sepse pacientët e vegjël nuk dinë ti shprehin dhimbjet dhe simptomat si të rriturit. Prindri duhet të kërkojë këshilla tek neuropediatri dhe sipas nevojës edhe tek neurokirurg nëse fëmija vjell vazhdimisht për ditë me rradhë apo me javë, ndërkohë që shkaku nuk mund të shpjegohet vetëm me një kontroll të zakonshëm pediatrik. Tumoret e trurit tek fëmijët shfaqen më tepër në pjesën e trurit të vogël (meduloblastoma). Këto tumore trajtohen kirurgjikisht, dhe pas mënjanimit, materiali dërgohet për analizë histopatologjike. Trajtimi i mëtejshëm varet nga lloji i tumorit. Trajtimi është më efektiv nëse fillohet më herët, që e thekson rëndësinë e zbulimit dhe përcaktimit të sëmundjes në kohë. Nëse tumori shfaqet përsëri, atëherë, përveç trajtimit kirurgjik, aplikohet edhe trajtimi onkologjik.
Gjetja e diagnozës
Për gjetjen e diagnozës, është e nevojshme që të merren të gjitha të dhënat përsa i përket simptomave të pacientit. Nëse pacienti nuk mund ti shpjegojë vetë shqetësimet që ka, atëherë këto inforrmacione do ti marrim nga ndonjë anëtar i familjes. Nëse bëhet fjalë për ndonjë devijim, atëhere kryhet ekzaminim neurologjik i pacientit. Me disa teknika të veçanta, shqyrtohet funksionimi i nervave, forca e lëvizjes së krahëve dhe këmbëve. Përveç filmimeve radiologjike, tomografisë kompjuterike dhe rezonancës magnetike, shqyrtohet edhe syri fundus (fundus eye), si dhe filmimi PET/CT i cili mund të zbulojë edhe metastaza të fshehura të tumoreve. Mënyra e trejtimit të pacientit varet nga mosha. Nëse bëhet fjalë për pacient 70-80 vjeçar, atëherë duhet të veprohet me shumë kujdes, dhe duhet parë se si është gjendja e ti e përgjithshme shëndetësore, me anë të kontrolleve të zemrës, të mushkërive dhe organeve të tjera, për të parë nëse pacienti është në gjendje për ta përballuar ndërhyrjen kirurgjike. Puna në grup është një nga hallkat më të rëndësishme për trajtimin e suksesshëm.
Si trajtohen tumoret beninje?
Trajtimi i tumorit varet nga lloji, madhësia dhe vendndodhja. Me rritjen e tumorit beninj, shkaktohet presion në zonat përreth trurit. Ato shumë rrallë mund të përhapen tek indet e tjera, gjithashtu ato mund të shfaqen përsëri nëse nuk mënjanohen plotësisht. Qëllimi i trajtimit të tumoreve beninje në tru është mënjanimi i sigurt i tyre kirurgjikal. Më pas tumori dërgohet për tu shqyrtuar.
Metastazat e trurit
Kanceret të cilat përhapen në tru, quhen metastaza të trurit. Metastazat e trurit janë të shpeshta tek pacientët. Në të kaluarën ato trajtoheshin shumë rrallë, ndërsa sot ato mund të operohen nëse janë të arritura për kryerjen e kirurgjisë dhe sigurisht nëse gjendja e përgjithshme e pacientit e lejon këtë gjë. Zakonisht, pas operacionit ,pacientët ndihen të lehtësuar nga simptomat. Më pas niqet gjendja e pacientit me anë të kontrolleve dhe filmimeve të trurit, zakonisht me rezonancë magnetike me kontrast (filmim i cili tregon më saktë nëse ka përsëritje tëtumorit).