Kanceri – diagnoza dhe trajtimi

Sëmundjet malinje janë një problem shëndetësor serioz. Duke pasur parasyshë faktin se tek një në tre persona mund të zhvillohet kancer, do të thotë se çdo familje mund të jetë e prekur nga kjo sëmundje. Disa lloje të kancerit mud të jenë shkak i shfaqjes së më shumë simptomave, siç është ndryshimi i lëkurës, ndryshimi i gjinjve, shfaqja e ndonjë gjendre apo kokërre në ndonjë pjesë të trupit, kolla e vazhdueshme e cila nuk ndalet për një kohë të gjatë, gjaku në urinë apo në jashtëqitje, humbja e peshës trupore në mënyrë të pashpjegueshme, probleme me ushimin, humbja e oreksit, dhimbje barku, ethe dhe djerësitje gjatë natës. Sipas Dr. Sllavica Kralevës, onkologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, këto simptoma jo gjithmonë lidhen me kancerin, pasi ato mund të shfaqen edhe gjatë sëmundjeve beninje.

Sëmundjet malinje janë një problem shëndetësor serioz. Duke pasur parasyshë faktin se tek një në tre persona mund të zhvillohet kancer, do të thotë se çdo familje mund të jetë e prekur nga kjo sëmundje. Disa lloje të kancerit mud të jenë shkak i shfaqjes së më shumë simptomave, siç është ndryshimi i lëkurës, ndryshimi i gjinjve, shfaqja e ndonjë gjendre apo kokërre në ndonjë pjesë të trupit, kolla e vazhdueshme e cila nuk ndalet për një kohë të gjatë, gjaku në urinë apo në jashtëqitje, humbja e peshës trupore në mënyrë të pashpjegueshme, probleme me ushimin, humbja e oreksit, dhimbje barku, ethe dhe djerësitje gjatë natës. Sipas Dr. Sllavica Kralevës, onkologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”, këto simptoma jo gjithmonë lidhen me kancerin, pasi ato mund të shfaqen edhe gjatë sëmundjeve beninje.

Nëse simptomat janë të pranishme për më tepër se disa javë, duhet patjetër të bisedoni me mjekun, me qëllim që të konfirmohet shkaku i simptomave të qëndrueshme dhe menjëherë të fillohet metrajtimin e duhur. Kanceri në fazat e para të tij nuk shkakton dhimbje, prandaj nuk duhet të prisni që ajo të shfaqet, por duhet menjëherë të kryeni kontroll tek mjeku në mënyrë që të reagohet menjëherë.  Në rast se marrim ndonjë rezultat pozitiv nga shqyrtimi i testeve ose  janë të pranishme disa simptoma, është e nevojshme kryerja e disa shqyrtimeve të tjera plus, me qëllim që të konfirmohet ose të përjashtohet diagnoza e sëmundjes malinje.

Si vendoset diagnoza?

Pas një ekzaminimi të plotë klinik apo fizik gjatë diagnostikimit të sëmundjeve malinje, përdoret tomografia  kompjuterike, rezonanca magnetike, PET/CT, ultratingulli, ose shqyrtime endoskopike, analiza biokimike të gjakut, analiza e urinës ose e feçes (jashtëqitjes) me qëllim për të përcaktuar saktësisht lokalizimin, madhësinë e tumorit ose ekzistencën e mundshme të tumorit.  Diagnoza përfundimtare bëhet me anë të ekzaminimit mikroskopik të indit dyshues të marrë nga biopsia nga ana e  mjekut patolog. Falë progresit të madh të biologjisë në dekadat e fundit, është i mundur jo vetëm përcaktimi i karakteristikave morfologjike të tumorit, por edhe analizat molekulare dhe gjenetike të tumorit, me përdorimin e teknikave imunohistokimike apo teknika të biologjisë molekulare. Qëllimi i këtyre shqyrtimeve është që pacientit ti ofrohet një trajtim individual i cili do të jetë i adaptuar sipas karakteristikave biologjike dhe biokimike të tumorit.

Trajtimi

Në trajtimin e kancerit nuk merr pjesë vetëm një mjek specialist, por një ekip mjekësh specialistë në fusha të ndryshme. Ky ekip zakonisht përbëhet nga kirurg, onkolog, radioterapeut, mjek specialist në varësi të organit të prekur (pulmolog, gastroenterohepatolog, gjinekolog…), si dhe psikolog dhe infermiere. Ky ekip mjekësh gjatë takimeve multidisiplinare shqyrtojnë çdo pacient të diagnostikuar me kancer  me qëllim për të realizuar një trajtim individual të sëmundjes malinje në varësi të lokalizimit të kancerit, përhapjes, përparimit të pritur të kancerit, gjendjes së përgjithshme të pacientit dhe moshës së pacientit. Në trajtimin e sëmundjeve malinje bën pjesë  trajtimi kirurgjik, kimioterapia, terapia hormonale, imunoterapia, terapia biologjike dhe radioterapia.  Trajtimi zakonisht është kompleks për shkak të kombinimit të tij me më shumë mundësi për terapi.  Cila do të jetë rradha e opsioneve të aplikimit të terapive varet nga vendimi i ekipit multidisiplinar të mjekëve specialist dhe nga shumë faktorë të tjerë të përmendur më lart.

Mbështetja e pacientëve të prekur nga kanceri

Trajtimet të cilat përdoren për shërimin e kancerit (kirurgjia, kimioterapia, radioterapia…) janë stresuese dhe mund të ndikojnë në gjendjen psikologjike dhe fizike të pacientit. Detyra e personelit mjekësor  në trajtimin e pacientëve me kancer është që të ofroj mbështetje të plotë për lehtësimin e procesit të shërimit.   E gjithë kjo arrihet me anë të menaxhimit të duhur të efekteve anësore të trajtimit duke ofruar mundësinë për një jetë më të mirë dhe më cilësore.

Kanceri dhe aktiviteti fizik

Pacientët e sëmurë me kancer, shpesh përballen me probleme të tilla si reduktimi i aktivitetit fizik, për shkak se i ndjejnë kyçet apo nyjet më pak fleksibël, reduktim të forcës së muskujve, koordinim të dobët, kufizim kogniktiv (njohës), më pak durim, si dhe janë më shumë të ndjeshëm ndaj dhimbjes. Shpesh kanë vështirësi gjatë aktiviteteve të përditshme, ose vuajnë nga pasiviteti profesional. Prandaj është mirë që të përfshihen në programet e rehabilitimit , programe këto të cilat kanë për qëllim rritjen e aktivitetit fizik nën moton: “Lëvizni në mënyrë që të ndiheni më mirë”. Aktiviteti i rregullt fizik, jo vetëm që ka efekt relaksues por edhe ndikon pozitivisht në shërimin e kancerit.

Ilaçet

Çdo pacient reagon ndryshe ndaj diagnozës së kancerit, kjo sëmundje është për çdokënd është një përvojë e vështirë dhe e dhimbshme si personalisht ashtu edhe për mjedisin përreth. Me kancerin lidhen pesë momente kyçe të gjendjeve emocionale: përballja me diagnozën,  periudha e trajtimit, intervali ndërmiet sesioneve të trajtimit, periudha në fund të trajtimit dhe pas trajtimit.  Nuk ekziston reagim i duhur apo i gabuar pasi kjo varet nga disa karakteristika të pacientit siç është gatishmëria për tu përballur me këtë diagnozë, ndjeshmëria e tij,  mënyra e transmetimit apo përjetimit të ngjarjeve, si dhe temperamenti i tij.  Por në të gjitha rastet është shumë e rëndësishme mbështetja emocionale ndaj pacientit dhe të afërmve të tij. Psikologu i cili është pjesë e ekipit multidisiplinar, gjatë trajtimit të kancerit ndihmon në stabilizimin e gjendjes emocionale të pacientit , duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të pacientit apo gjendjes së ankthit të pacientit duke i ofruar mbështetje jo vetëm pacientit por edhe familjes së tij. Këshillat individuale apo në grup, bëjnë të mundur që pacientët të përballen më lehtë me problemet emocionale që shkakton diagnoza e kancerit.

Ushqimi dhe zakonet

Disa studime tregojnë se ushqimi luan rol në parandalimin e kancerit. Konsumi i tepërt i mishit të kuq, alkolit dhe duhanit janë faktorë rreziku për shfaqjen e kancerit në zorrën e trashë dha kancerit në mushkëri. Prandaj është mirë që ta ndryshoni në kohë mënyrën e të ushqyerit dhe të hiqni dorë nga zakonet e këqija.

Mbështetja sociale

Mbështetja nga familja dhe nga miqtë mund të ndihmojë në trajtimin e depresionit , frikës dhe ankthit.  Në disa raste, ofrimi i mbështetjes së fortë ndaj pacientit mund të ndikojë në kohëzgjatjen e mbijetesës dhe  në realizimin e kontakteve sociale.  Shoqërimi nga të afërmit dhe miqtë mund ta reduktojë stresin  dhe të ofrojë qetësi dhe paqe  si dhe mund të luftojë kundër ankthit dhe depresionit.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura