Kanceri i fshikëzës së urinës

Fshikëza është organi i cili e ruan urinën nga veshkat deri në eliminimin e saj nga trupi. Sipërfaqja e brendshme e fshikëzës së urinës është e veshur me epitelin e njohur si epiteli  kalimtar, I cili ka për qëllim të mbrojë fshikëzën nga efektet e urinës. Tek kanceri I fshikëzës së urinës këto qeliza fillojnë të shumohen në mënyrë të pakontrolluar dhe prekin edhe qelizat e shëndetshme. Sipas Dr. Aleksandar Mickovski  kirurg specialist në urologji në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’kanceri në fshikëzën e urinës zakonisht shfaqet tek personat mbi moshën 55 vjeçare,dhe  i njohur si faktor rreziku është pirja e duhanit.

Fshikëza është organi i cili e ruan urinën nga veshkat deri në eliminimin e saj nga trupi. Sipërfaqja e brendshme e fshikëzës së urinës është e veshur me epitelin e njohur si epiteli  kalimtar, I cili ka për qëllim të mbrojë fshikëzën nga efektet e urinës. Tek kanceri I fshikëzës së urinës këto qeliza fillojnë të shumohen në mënyrë të pakontrolluar dhe prekin edhe qelizat e shëndetshme. Sipas Dr. Aleksandar Mickovski  kirurg specialist në urologji në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’kanceri në fshikëzën e urinës zakonisht shfaqet tek personat mbi moshën 55 vjeçare,dhe  i njohur si faktor rreziku është pirja e duhanit.

Cilat janë simptomat?

Kanceri i fshikëzës së urinës zakonisht shfaqet me gjakderdhje pa dhimbje në urinë. Kjo gjakderdhje mund të jetë e dukshme apo e detektueshme vetëm me mikroskop. Ndonjëherë mund të zbulohet në urinë me anë të disa ekzaminimeve te tjera. Shumë rrallë, megjithatë djegia gjatë urinimit mund të ketë të bëjë pikërisht me këtë sëmundje. Gjithësesi, nuk ekzistojnë teste të cilat përdoren për skriningun e kancerit në fshikëzën e urinës.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Pirja e duhanit:  Konsiderohet si faktori më i madh i rrezikut për zhvillimin e kancerit në fshikëzën e urinës.  Për duhanpirësit rreziku është dy herë më i madh se ata të cilët nuk konsumojnë duhan. Substancat kimike të cilat shkaktojnë kancer, gjenden në tymin e duhanit, absorbohen nëpërmjet mushkërive në gjak, nga këtu, filtrohen dhe arrijnë në fshikëzën e urinës. Këto kimikate përmbajnë efekte kancerogjene në fshikëzën e urinës.

Profesione të caktuara:Kanceri i fshikëzës së urinës zakonisht shfaqet tek personat të cilët punojnë në industri për bojëra, personat të cilët punojnë me kimikate si benzidinë dhe betanaftilamin si goma, lëkura, prodhuesit e tekstilit, punonjësit makanik, parukier, shoferët e kamionëve.Faktorët e rrezikut, sëbashku me rrezikun e pirjes së duhanit, tek disa profesione po rritet në mënyrë drastike.

Faktorë të tjerë të rrezikut: Zakonisht shfaqet në moshën mbi 65 vjeçare. 4 herë më shpesh tek meshujt sesa tek femrat.  Rreziqe të tjera janë infeksionet kronike të traktit urinar, gurët në veshka dhe në fshikëzën e urinës, mungesa e pirjes së lëngjeve, histori familjare me kancer në fshikëzën e urinës, pirja e ujit me arsenik.

Si diagnostikohet?

Kur ekziston gjakderdhje në urinë kryhen procedura bashkëkohore për diagnostikimin e fshikëzës së urinës. Gjithashtu për gjetjen e diagnozës mund të ndihmojë citopatologjia urinare. Megjithatë vlera diagnostikuese e këtyre studimeve në diagnostikimin e tumoreve të fshikëzës së urinës është më e ulët. Metoda më e mirë për këtë diagnozë është citoskopia. Citoskopi futet përmes kanalit të jashtëm të urinës drejtë fshikëzës së urinës. Ai është një instrument në formë tubi me ‘drita të ftohta’ dhe lente optike të montuara , nëse vërehen ndryshime abnormale, mjeku mund të marë një pjesë të indeve. Me anë të citoskopisë mundësohet diagnoza patologjike.

Si trajtohet?

Sipas rezultateve të patologjisë dhe ekzaminimeve radiologjike (tomografia kompjuterike në bark dhe pelvisit të vogël). Rezonanca magnetike përcakton fazën e sëmundjes, në bazë të së cilës përcaktohet metoda e trajtimit. Pa përparimin e indit muskulor të fshikëzës së urinës, është e mjaftueshme të kryhet mënjanimi i tumorit me metodën endoskopike. Më tej, pacientët kontrollohen me citoskopi në intervale të rregullta. Monitorimi i rregullt është i rëndësishëm pasi kanceri i fshikëzës së urinës përsëritet me 75% në dy vitet epara pas intervenimit. Tek tumoret me rrezik të lartë duhet të aplikohet ilaç në fshikëzën e urinës. Tumoret të cilët janë të përparuar në indet e muskujve, por që nuk janë të përhapur tek nyjet limfatike dhe organet e tjera, mënjanohen me cistektomi radikale. Gjatë trajtimit të fshikëzës së urinës, mënjanohet prostata dhe nyjet limfatike përreth.  Më pas krijohet fshikëz e re urine, në të cilën do të mbahet urina e pacientit ose përdoret tub i cili do të lidhet me qese dhe do të vendoset direkt në lëkurë. Tek disa pacientë, trajtimi përbëhet nga: intervenimi kirurgjik, terapia me rrezatim dhe kimioterapia. Përsa i përket metastazave (nëse janë përhapur në organe të tjera) trajtimi i sëmudjes bëhet me kimioterapi.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura