Kanceri tiroid shfaqet atëherë kur qelizat tiroide pësojnë ndryshime gjenetike (mutacione). Zakonisht shfaqen nyje, të cilat mund të ndihen gjatë prekjes nnëpërmjet lëkurës së qafës, por mund edhe të mos preket nëse shfaqet në dimenzione të vogla. Madhësia e nyjes mund të ndryshojë, ajo është e përbërë nga qeliza të cilat i ndryshojnë karakteristikat e tyre. Është e nevojshme që të kryhen diagnostikime të tjera, siç është kontrolli ultrasonografik i gjendrës tiroide, më tej skanimi i gjendrës tiroide, si dhe biopsia me gjilpërë të hollë nën kontrollin e ultratingullit. Nyjet mund të klasifikohen në të nxehta dhe të ftohta. Më seriozisht duhet të veprohet ndaj nyjeve të ftohta pasi 15% e tyre mund të jenë kancerogjene. Specialistët e mjekësisë bërthamore Dr. Liljana Muratovska dhe Biljana Crcareva në spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’, me rastin e muajit të kancerit të gjendrës tiroide, këshillojnë që pacientët të cilët kanë nyje skenografike të ftohta të bëjnë biopsinë me anë të gjilpërës së hollë, me qëllim për të përcaktuar nëse nyja është kancerogjene apo jo.
Llojet e kancerit tiroid dhe trajtimi i tyre
Lloji papilar i gjendrës tiroide është lloji më i përgjithshëm. ~80% nga llojet e përgjithshme të rasteve të diagnostikuara. Zakonisht diagnostikohet tek pacientët të cilës i përkasin moshës 20 deri në 50 vjeçare dhe shfaqet tre herë më shumë tek gratë. Kanceri mund të mos shfaqë simptoma për vite të tëra (ndonjëherë mund të kalojnë edhe 30 vjet)pasi zakonisht mbetet në madhësinë nën 1 cm dhe ndodh që të mos rritet asnjëherë. Mund të vërehet rastësisht gjatë mënjanimit kirurgjikal të gjendrës. Përcaktimi i këtyre nyjeve gjatë ekzaminimeve parandaluese është përmirësuar gjatë viteve të fundit falë pajisjes tepër të ndjeshëm me ultratingull. Ky lloj kanceri trajtohet në mënyrë operative. Nëse bëhet fjalë për mikrokancer, më të vogël se 10 mm, pas operacionit, pacienti mund të vazhdojë vetëm me marrjen e ilaçeve me hormone tiroide. Por, në ras se kanceri është me dimenzione më të mëdha apo ndoshta është përhapur tek nyjet limfatike apo në organe të tjera, atëherë pacienti i nënshtrohet trajtimit me jod radioaktiv, zakonisht gjashtë javë pas operacionit.
Kanceri tiroid folikular – Ky lloj kanceri zakonisht shfaqet tek gratë e moshës 40 deri në 60 vjeçare dhe paraqet ~10% të totalit të llojeve të kancerit. Ndër kanceret tiroide, kanceri tiroid folekular diagnostikohet më me vështirësi. Për të marrë vendimin nëse bëhet fjalë për sëmundje malinje, fillimisht është e nevojshme që të vëzhgohet nëse qelizat hyjnë në kapsulën e cila e rrethon nyjen e përbërë nga qeliza normale. Në rastet kur kapsula është e shkatërruar, bëhet fjalë për tumor folikular, ndryshe diagnostikohet si formim folikular beninj. Trajtimi i këtij tomori është i njejtë me trajtimin e tumorit papilar dhe kjo është një tiroidektomi e plotë. Pavarësisht nga madhësia e këtij lloj kanceri, pas operacionit pacienti trajtohet me jod radioaktiv.
Tumoret medulare numërohen me 5% nga të gjitha kanceret tiroide të diagnostikuara. Lloji i trashëguar i tumorit medular zakonisht shfaqet nga mosha 1 deri në 20 vjeçare, ndërkohë që lloji i cili nuk është i trashëguar, zakonisht shfaqet në formën e metastazave të gjendrave limfatike. Trajtimi është përsëri i njejtë, dhe kjo është tiroidektomia e plotë me autopsinë e nyjeve limfatike. Pas operacionit, pacienti nuk trajtohet me jod radioaktiv, sepse qeliza e cila është ndryshe nga qelizat e tjera tiroide, nuk është e ndjeshme ndaj jodit radioaktiv. Pacienti ndiqet me anë të kontrollit të nivelit të kalcitoninit në gjak dhe me anë të tumor markerit CEA.
Kanceri tiroid anaplastik – Ky lloj i kancerit shfaqet ~5% nga të gjitha kanceret tiroide. Shfaqja e tij është më e shpeshtë tek personat më të mëshuar ( që i përkasin mesatarisht moshës 60 vjeçare). Kanceret papilare apo folikulare të cilat prej shumë vitesh nuk kanë qenë trajtuar, papritur e ndryshojnë sjelljen e tyre biologjike duke u rritur shpejtë në kancer tiroid anaplastik. Në raste të tilla operacioni nuk opsion për trajtim. Megjithatë, vazhdon trajtimi me terapi radio-onkologjike për shkak të përmirësimit të cilësisë së jetës së pacientit.