Vezoret janë dy organe të vogla të cilat ndodhen në të dyja anët e mitrës. Ato prodhojnë hormone të cilat janë përgjegjëse për shfaqjen e ciklit menstrual çdo muaj. Vetëm me anë të rritjes së ndërgjegjësimit dhe kryerjes së kontrolleve të rregullta, zbulohet në kohë kanceri ovarian (i vezoreve) dhe në këtë mënyrë rritet mundësia për shërimin e plotë, prandaj të nderuara gra, menjëherë rezervoni kontrollin tuaj gjinekologjik. Kanceri i vezoreve është kanceri i pestë për nga renditja, i cili shfaqet tek gratë dhe i dyti përsa i përket sëmundjeve gjinekologjike. Lidhur me faktorët e rrezikut, simptomat, diagnozën dhe trajtimin për shërim, biseduam me Dr. Daniela Jovanova, gjinekologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.
Cilët janë faktorët e rrezikut?
Në 5-10% të rasteve shkak është faktori trashëgues. Rreziku rritet në rast se dy apo më shumë anëtarë të familjes kanë kancer ovarian, në mitër, zorrën e trashë apo në gji. Të rrezikuara janë edhe gratë të cilat janë në moshë të rritur të cilat nuk kanë pasur anjë lindje, grate të cilat nuk kanë pasur mundësi për të mbetur shtatzënë për shkak të endometrioses (trashjes së murit të mitrës). Negativisht ndikon edhe pirja e duhanit, mbipesha trupore, si dhe marrja e terapisë hormonale tek pacientet të cilat duan të mbeten shtatzënë.
Simtomat
Kanceri i vezoreve nuk shfaq asnjë simptomë gjatë fazës fillestare, kjo është dhe arsyeja përse tek 2/3 e pacienteve kjo sëmundje zbulohet në fazë të përparuar. Për një periudhë të gjatë rritet në hapësirën abdominal (të barkut) duke mos dhënë simptoma dhe duke mos i shfaqur asnjë pengesë pacientes. Por fryerja dhe dhimbja e barkut, dhimbja e pelvisit, të ndjerit të ngopur shumë shpejtë, problemet me urinimin, dhimbjet gjatë aktit seksual, dhimbja gjatë menstruacioneve , të përziera, të vjella, humbja e peshës në mënyrë drastike, të gjitha këto janë simptomat të cilat duhet t’ju alarmojnë dhe ndaj të cilave duhet të tregoheni të kujdesshme.
Si diagnostikohet?
Kanceri i vezoreve diagnostikohet gjatë kontrollit gjinekologjik. Me ndihmën e kontrollit me ultratingull, gjinekologu mund të përcaktojë nëse bëhet fjalë për tumor malinje apo beninje. Në rast se ka dyshime për praninë e kancerit, atëherë bëhen shënues laboratorik të tumorit (tumor marker). Procedura të tjera diagnostikuese janë tomografia kompjuterike dhe rezonanca magnetike. Diagnoza përfundimtare jepet pas operacionit, pasi atëherë materiali I dyshuar dërgohet për tu shqyrtuar apo analizuar në mënyrë histopatologjike, ku dhe përcaktohet lloji dhe faza e sëmundjes nga e cila varet edhe terapia që do të ndjekë pacienti më tej.
Trajtimi dhe shërimi
Trajtimi I kancerit të vezoreve zakonisht bëhet në mënyrë kirurgjikale. Nëse tek pacientja është diagnostikuar në fazë të hershme, atëherë nuk ka nevojë për terapi të tjera përveç trajtimit kirurgjikal. Në raste të tjera, trajtimi postoperativ ndiqet nga kimioterapia, dhe në rast se bëhet fjalë për sëmundje lokale të avancuar, atëherë trajtimi mund të nisë me kimioterapi dhe më pas vijon trajtimi kirurgjikal. Kanceri metastatik i vezoreve trajtohet me kimioterapi e cila mund të kombininohet me terapi të synuar (që e lufton drejtpërdrejt kancerin) e cila është e disponueshme vetëm në spitalin klinik “Acibadem Sistina”.