Tumoret malinje në lëkurën e kapakëve të syve përfaqësojnë një shfaqje shumë të shpeshtë me të cilën përballen kirurgët plastik dhe oftomologët. Tumori bazo-celular i cili prek qelizat bazë të qepallave është lloji i kancerit më të shpeshtë i cili përbën rreth 85% të këtyre tumoreve dhe për këtë arsye është klinikisht më i rëndësishëm. Bëhet fjalë për tumor malinj, i cili ka një potencial të ulët për metastaza por është shumë invaziv dhe kryen shkatërrimin e organeve dhe indeve përreth, u shpreh Dr. Ilija Mostrov, specialist në kirurgjinë plastike në Spitalin klinik ‘Acibadem Sistina’. Kanceri bazo-celular në lëkurë paraqet një nga format më të zakonshme të sëmundjeve malinje, por për shkak të potencialit të ulët të metastazave, si shkak për humbjen e jetës mund të shfaqet vetëm tek një numër i vogël i pacientëve.
Kur shfaqet?
Kanceri bazo – celular zakonisht shfaqet në atë pjesë të lëkurës e cila është e ekspozuar më gjatë ndaj rrezeve të diellit, supozohet se veprimi i rrezatimit UV është tepër i rëndësishëm për zhvillimin e këtyre kancereve. Përveç rrezeve të diellit, një rol të madh luajnë edhe disa lloje të traumave si dhe predispozicioni gjenetik.
Statistika
Të dhënat statistikore tregojnë se kanceri bazo-celular në lëkurë shfaqet tek të gjitha racat, por pak më pak shfaqet tek personat të cilët i përkasin racës së zezë. Ky lloj kanceri në krahasim me femrat shfaqet dy herë më tepër tek meshkujt . Ky ndryshim mund të shfaqet në çdo moshë, por më rrallë shfaqet tek personat më të rinj se 40 vjeç.
Si manifestohet kanceri bazo-celular në lëkurën e kapakut të syrit?
- Në shumicën e rasteve ky lloj tumori gjendet në pjesën e brendshme të kapakut të poshtëm të syrit.
- Nëse tumori gjendet në afërsi të dy cepave të kapakëve të syrit, mund të shkaktoj edhe rënien e qerpikëve.
- Ndryshimet nuk shkaktojnë dhimbje, nuk vërehen dhe rriten ngadalë.
- Diametri i tyre zakonisht është disa mm.
- Ndryshimet janë plagë në formë të rrumbullakët dhe me majë (ulqerim)
Diagnoza
Historia e rritjes së ngadalëshme të ndryshimeve me plagë në majë dhe me kontroll objektiv dramaturgjik janë të mjaftueshme për të vënë në pikëpyetje këtë ndryshim. Diagnoza përfundimtare vendoset në bazë të gjetjeve histopatologjike nga marrja e biopsisë ose pas trajtimit operativ.
Si trajtohet kanceri bazo-celular në lëkurën e kapakut të syrit?
Trajtimi i kancerit bazo-celular fillimisht është kirurgjikal , përfshin heqjen radikale të ndryshimit deri tek pjesa e shëndetshme. Meqenëse bëhet fjalë për tumore të cilat tregojnë infiltrim tepër agresiv, operacionet kërkojnë rikonstruktim të mëtejshëm. Tek ndryshimet tepër të mëdha dhe rastet e lëna pas dore edhe pas trajtimit operativ është e nevojshme të përfshihet terapia me rrezatim.