Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

KARCINOMI I MUSHKËRIVE

Karcinomi i mushkërive është përgjegjës për numrin më të madh të rasteve të shkaktuar nga kanceri. Llogaritet se një ndër faktorët kryesor me rrezik për paraqitjen e tij është pirja e duhanit. Nëse zbulohet në fazën e hershme, rastet për mjekim janë më të mëdha.

Çfarë paraqet?

Karcinomi i mushkërive paraqitet kur qelizat e indit të shëndoshë të mushkërive fillojnë me proliferacion strukturor të pakontrolluar, gjatë së cilës formohen formacione të tumorit në mushkëri. Së pari rritet masa e tu¬morit në rrethinën e saj të afërt, para se të përhapet dhe t’i dëmtojë indet fqinje ose organet e largëta (mëlçinë, eshtrat, trurin, etj.). Karcinomi i mushkërive përfshinë 12-16% nga përqindja e përgjithshme e sëmundjeve malinje. Krahas kësaj, ky tip i karcinomit është përgjegjës për numrin më të madh të rasteve vdekjeprurëse lidhur me sëmundjet malinje te meshkujt dhe femrat.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Pirja e duhanit është një nga faktorët e rrezikut më të rëndësishëm dhe të dëshmuar për paraqitjen e karcinomit të mushkërive. Njerëzit të cilët pinë nga një kuti cigare në ditë në periudhë prej 30 viteve kanë 20 herë raste më të mëdha të sëmuren nga karcinomi i mushkërive se sa ata që nuk pinë. Ekziston faktor rreziku i lartë edhe te njerëzit që kanë filluar të pinë duhan para moshës së tyre njëzetvjeçare, për duhanpirësit pasiv të ekspozuar ndaj tymit të cigareve. Edhe krahas asaj që rreziku zvogëlohet pas pesë vjet nga heqja dorë nga cigaret, megjithatë, ai është prezent. Faktorë plotësues të cilët e rritin rrezikun janë ndotja e ajrit, sëmundje paraprake e mushkërive, si dhe anëtar i familjes i sëmurë nga karcinomi i mushkërive.

Cilat janë simptomat?

Sëmundja mund të mos manifestojë simptoma deri në stadiumet e ardhshme. Progresi i qetë është ajo që e bën karcinomin e mushkërive aq të rrezikshëm. Simptomat që mund të flasin për prezencën e karcinomit janë këto: kollitja sezonale dhe qitja e jargëve të vazhdueshëm te duhanpirësit me bronkit kronik, kollitje me gjak, frymëmarrje e vështirësuar, therje në kraharor i cili shtrohet pas shpatullave ose supeve. Megjithatë, në stadiumet e hershme të karcinomit, para se të ndjehen simptomat e përmendura, paraqiten vetëm simptoma si humbja e oreksit, dobësi, humbja në peshë dhe të djersiturit. Në disa raste karcinomi mund të identifikohet me simptoma lidhur me organet e largëta si mëlçia, truri, gjëndrat mbiveshkore ose eshtrat.

Si diagnostifikohet?

Ka disa metoda prë diagnostifikimin e karcinomit të mushkërive: hulumtimet radiologjike (rëntgeno-grafia native e mushkërive, test për funksionimin pulmonar, tomografi kompjuterike, incizimi me rezonancë magnetike, PET/CT), si dhe analiza e shembullit të gëlbazës, evaluacion endoskopi i bronkeve (bronkoskopi), biopsi bronkonale ose biopsi i plevitit, mediastinoskopi për kontrollin e nyejve limfatike në mediastinum dhe operacion torakoskopik me video asistencë.

A është i mundur diagnostifikimi i hershëm?

Diagnoza e hershme është e mundur te 15% të pacientëve për shkak të faktit se karcinomi i mushkërive rrallë tregon simptoma para se të përhapet te nyejt limfatike në indet fqinje ose në or-ganet tjera. Diagnostifikimi i hershëm i karcinomit të mushkërive më së shpeshti është i rastësishëm dhe vërtetohet gjatë kontrolleve, të cilat bëhen për ndonjë çrregullim tjetër. Për shembull, sëmundja e diagnostifikuar gjatë testit për funksionalitet pulmonal, tomografi të mushkërive, bronkoskopi ose hulumtime citologjike të gëlbazës (kontroll i qelizave të gëlbazës nën mikroskop).

Si mjekohet?

Pasiqë të jepet diagnoza, më me rëndësi është të vërtetohet përhapja e sëmundjes ose stadiumi i tij. Karcinomi i mushkërive ka katër stadiume. Njënga faktorët më të rëndësishëm prej të cilit varet edhe rezultati nga sëmundja është shkalla e përfshirjes së nyejve limfatike dhe dëmtimi në indet dhe organet përreth. Metoda e njohur anembanë për trajtim të karcinomit në stadiumet e tij të hershme (stadiumi 1 dhe 2) është intervenimi kirurgjik. Kur diagnostifikohet në stadiumin e tretë ose të katërt aplikohet radioterapia, hemoterapia ose hemoradioterapia. Në raste të caktuara aplikohet intervenimi kirurgjik dhe kur sëmundja zbulohet në fazën e tretë ose të katërt, me qëllim që të sigurohet kualiteti më i mirë i jetës së pacientit dhe të mënjanohen simptoma të caktuar të sëmundjes.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura