Kjo ueb-faqe përdor biskota (cookies)

Ne i përdorim biskotat e nevojshme që janë të vendosura në aparatin tuaj për ta mundësuar funksionimin e drejtë të ueb- faqes. Përveç biskotave të nevojshme, nëse pajtoheni ne mund të vendosim edhe biskota për analitikë, funksionalitet dhe biskota për reklamim.

Biskotat që i përdor Spitali Klinik "Acibadem Sistina" nuk ruajnë informacione (të dhëna personale), që mundësojnë identifikimin e përdoruesit si person fizik.... 

Gjithmonë aktive

Ato janë të nevojshme për funksionim të drejtë të faqes dhe nuk mund të s’kyçen në sistemet tona. Zakonisht, ato vendosen vetëm si përgjigje të veprimeve të kryera nga ana juaj, që paraqet kërkesë për shërbime, siç janë vendosja e preferencave për privatësi ose plotësimin e formularëve në formën e kontaktit. Mund ta rregulloni shfletuesin që t’i bllokojë ose të japë paralajmërime për këto biskota, por me bllokimin e këtyre biskotave do të ndalohet puna e ueb-faqes. 

Këto biskota nuk ruajnë të dhënat personale.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që ndihmojnë të kryhen funksione si shpërndarja e përmbajtjes së ueb-faqes në mediumet sociale, mbledhja e informacioneve kthyese dhe karakteristikave të tjera nga anët e treta.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që përdoren për të kuptuar se si vizitorëve komunikojnë me ueb-faqen. Këto biskota ndihmojnë që të sigurohen informacionet për numrin e vizitorëve, burimin e qarkullimit etj.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Kukit e performancës përdoren për të kuptuar dhe analizuar indekset kryesore të performancës së faqes në internet, gjë që ndihmon në ofrimin e një eksperience më të mirë të përdoruesit për vizitorët.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

Biskota që u mundësojnë vizitorëve reklama relevante (pr.sh Facebook). Këto kompani mund t’i përdorin dhe për të ndërtuar profilin e interesave tuaja dhe t’ju tregojnë reklama relevante nga faqet e tjera. Ato nuk i ruajnë drejtpërdrejt të dhënat personale, por bazohen në identifikim unik të shfletuesin tuaj dhe aparatin e internetit. Nëse nuk i lejoni këto biskota, do të përjetoni reklama më pak të synuara.

Nuk ka biskota për t'i treguar.

KARCINOMI KOLOREKTAL (CRC)

Karcinomi i kolonit dhe i rektumit kryesisht zhvillohet nga polipët, të cilët gjenden në këto organe. Për çdo vit një milion njerëz në botë sëmuren nga karcinomi i kolonit dhe i rektumit.

Çfarë paraqet?

Emri tjetër i karcinomit të zorrës së trashë ose karcinomi i kolonit dhe i rektumit është karcinomi kolorektal. Për çdo vit rreth 1 milion njerëz në botë sëmuren nga kjo sëmundje malinje. Gjasat për paraqitjen e kësaj sëmundje janë më të mëdha te gjinia mashkullore 4,5%, për dallim nga femrat me 3,2%. Karcinomi kolorektal kryesisht zhvillohet nga adenomët (polipët). Këto tumore beninj, të cilët rrjedhin nga mukoza e rektumit, kryesisht nuk vërehen, pasiqë mund të jenë pasive me vite. Shkalla e paraqitjes së adenomave rritet me moshën. Megjithatë, edhe pse zhvillimi i karcinomit i lidhur me ad-enomët është vërtetuar para do kohe, faktorët e jashtëm që e shkaktojnë këtë proces akoma nuk janë definuar tërësisht. 

Cilat janë metodat për diagnozë?

Kontrollet të cilat janë të domosdoshme për evoluim të karcinomit kolorektal dhe caktimi i fazës së sëmundjes bëhet përmes metodave diagnostifikuese. Hulumtimet rentgenologjike të zorrës së trashë, kolonoskopia, tomografia kompjuterike e abdomenit, ultra zëri, incizimi me rezonancë magnetike, ultrasonografia endorektale dhe tomografia rrezatuese pozitronike (PET) mund të nevojiten varësisht nga gjendja e pacientit dhe nga karakteristikat e tumorit. Me ndihmën e tyre caktohet shkalla e çrregullimit, pas çka përgatitet plani për trajtimin e sëmundjes.

Cilat teste zbatohen?

Pas konsultimit me mjekun specialist dhe ekzaminimin e hollësishëm klinik, bëhen këto teste:

•Ekzaminimi i gjakut në feçe
•Ekzaminime radiologjike
•Ekzaminime laboratorike
•Ekzaminime endoskopike

Si mjekohet?

Karcinomi i kolonit dhe i rektumit trajtohen me metoda të ndryshme. Operacioni, hemoterapia (terapi me ilaçe) dhe radioterapia janë metodat më të shpeshta të përdorura për mjekim, Para planifikimit të trajtimit me rëndësi të madhe është informata për shkallën e çrregullimit, si dhe gjendja e përgjithshme e pacientit.

Fazat e karcinomit kolorektal

Karcinomi kolorektal është klasifikuar në katër faza:

Faza I: Kjo është faza më e hershme e sëmundjes. Qelizat kancerogjene i kanë përfshirë shtresat e brendshme dhe të mesme të zorrës. Nyejt limfatike dhe organet e largëta akoma nuk janë prekur.
Faza II: Qelizat kancerogjene i kanë përfshirë të gjitha shtresat e zorrës së trashë dhe mund të përhapen në organet fqinje. Nyejt limfatike dhe organet e largëta akoma nuk janë prekur.
Faza III: Ma marrë parasysh shkallën e përfshirjes në murin e kolonit, tumori përhapet në nyejt lim-fatike fqinje.
Faza IV: Kjo është faza më e vonshme e sëmundjes. Pavarësisht nga shkalla e përhapjes së tumorit në murin e zorrës së trashë ose nyejt limfatike, ekzistojnë metastaza të organeve si mëlçia, mushkëritë, peritoneumi, eshtrat dhe truri.

Si aplikohet trajtimi kirurgjik?

Në të gjitha fazat trajtimi primar te karcinomi kolorektal është operacioni. Megjithatë, forma e trajtimit kirurgjik mund të ndryshojë varësisht nga lokalizimi i tumorit në zorrën e trashë dhe në rektum, madhësia e tij, fazat dhe në rastet urgjente te pacientët, të cilët kanë komplikime (atrezioni, perforacioni, gjakderdhja etj.). Sot metodat laparoskopike mbeten mjaft të përfaqësuara në trajtimin kirurgjik. Në vijim janë përmendur teknikat primare:

•Te disa tumore të vogla rektale aplikohet ekscizioni lokal në kuptimin e prerjes dhe mënjanimit vetëm të pjesës me tumor përmes anusit.

•Resekcioni paraqet prerjen dhe mënjanimin e një pjese të zorrës së trashë (ose të tërë) dhe një pjesë të rektumit (ose në tërësi) varësisht nga lokalizimi i tumorit. Te këto teknika kirurgjike nyejt limfatike fqinje mënjanohen bashkë e zorrën. Nëse tumori është përhapur në organet fqinje, këto organe gjithashtu duhet të mënjanohen me operacion radikal. Pjesët e shëndosha nga zorra bashkohen (anastomoza).

• Konstruimi i anusit jo anatomik (ileostomia ose kolostomia) e cila lidhet me zorrën e hollë ose murin abdominal të zorrës së trashë. Kjo realizohet pasi të bëhet resekcioni i bërë i zorrës së trashë dhe të rektumit. Përmbajtja e zorrës së trashë zbrazet në qese plastike, e cila është e lidhur me murin e stomakut përmes anusit jo anatomik. Për disa pacientë gjendja e këtillë mund të jetë e përhershme. Te ata pacientë tek të cilët nuk ekziston shkaku mjekësor, anusi jo anatomik mbyllet dhe pacientët kanë jashtëqitje normale.

• Metastaza në mushkëri dhe në mëlçi mund të mënjanohen përmes teknikës kirurgjike, metastazektomia

• Kur sëmundja zbulohet në stadiumin e mëvonshëm, kur kirurgjia radikale nuk është opsion për trajtim, aplikohen intervenimet kirurgjike paliative, të cilat kanë për qëllim ta përmirësojnë jetën e pacientit.

• Hemoterapia dhe/ose radioterapia është e përfshirë në planin për trajtim para dhe/ose pas operacionit, varësisht nga stadiumi i sëmundjes.

Shpërndaj

Përmbajtjet e lidhura