Kardiokirurgjia minimalisht invazive

Shpëtim i zemrës me hapje 5 cm Kardiokirurgjia minimalisht invazive zvogëlon në mënyrë drastike efektet anësore të kirurgjisë tradicionale. Pacientët, me ndihmën e kësaj procedure moderne, e marrin veten më shpejtë dhe i kthehen më shpejtë jetës normale. Periudha e shërimit është më e shkurtër, pacienti ka më pak dhimbje, si dhe ka përmirësim të funksionit të mushkërive. Me operacionin minimalisht invaziv e gjithë procedura kryhet nëpërmjet një hapje të vogël prej 5 cm, ndryshe nga operacioni kirurgjikal tradicional me hapje të zemrës, ku është e nevojshme hapja e kraharorit.

Avantazhet e shumta

Kirurgjia minimalisht invazive, sot mundëson ndërhyrjen kirurgjike të të gjitha organeve duke përfshirë këtu edhe zemrën. Intervenimi bëhet me anë të pajisjeve optike endoskopike, me prerje të vogël, me qëllim për të reduktuar traumën tek pacienti, dhe në të njejtën kohë për të ruajtur cilësinë e operacionit.

Me kirurgji minimalisht invazive, e gjithë procedura kryhet nëpërmjet një hapje të vogël prej 5 cm, ndryshe nga operacioni kirurgjikal tradicional me hapje të zemrës, ku është e nevojshme hapja e kraharorit. Me ndihmën e instrumentave specialë, dhe me ndihmën e kamerës endoskopike, mjeku kardiokirurg mund të kryej korrigjimet e nevojshme të zemrës.

Kjo metodë e zvogëlon rrezikun e gjakderdhjes duke reduktuar në këtë mënyrë edhe nevojën për dhënien e gjakut shtesë ndaj pacientit. Periudha e shërimit është më e shkurtër, pacienti ka më pak dhimbje, si dhe ka përmirësim të funksionit të mushkërive.

Një moment tjetër i rëndësishëm në këtë intervenim është efekti kozmetik. Në vend të shenjës së gjatë përgjatë kraharorit, me këtë intervenim pacienti do të ketë një shenjë prej 5 cm. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për gratë pasi kjo shenjë gjendet pikërisht poshtë gjirit dhe është pothuajse e mbuluar krejtësisht.

Kirurgjia e valvulave mitrale

Kirurgjia minimalisht invazive kryesisht bëhet tek pacientët të cilët kanë nevojë për zëvendësimin apo kirrigjimin e valvulës mitrale. Në rast se gjatë intervenimit zbulohet se pacienti ka sëmundje koronare, merret vendimi për mënyrën e vazhdimit të trajtimit. Opsioni i parë i trajtimit është kryerja e operacionit klasik gjatë të cilit do të vendoset bajpasi koronar dhe do të bëhet korrigjimi i valvulës mitrale. Opsioni i dytë është qasja hibride, ku në marrëveshje me kardiologun intervent, fillimisht bëhet stentimi i arteres koronare, ndërkohë që në fazën e dytë bëhet korrigjimi i valvulës mitrale me anë të kirurgjisë minimalisht invazive.

Metoda minimalisht invazive në korrigjimin e artereve të zemrës

Me kirurgjinë minimalisht invazive, mundësohet edhe kryerja e bajpasit koronar tek disa arterie të caktuara.

Problemet e lindura të zemrës tek fëmijët

Një nga anomalitë më të shpeshta tek fëmijët është defekti në pjesën e ndarjes së atriumeve (para barkusheve) e cila shpesh ndodh që të mos dallohet. Ekzistojnë disa mundësi për trajtimin e kësaj gjendje. Një nga mënyrat është metoda klasike e cila ka një efekt jo të mirë kozmetik tek pacientët e rinj, sigurisht këtu futet edhe trauma e hapjes së kraharorit. Alternativa tjetër është kryerja e procedurës kardiologjike invazive, duke mbyllur defektin me anë të vendosjes së një çadre, në disa raste mund të zgjidhet edhe me anë të kardiokirurgjisë minimalisht invazive e cila jep rezultate të shkëlqyera.

Departamenti i kardiokirurgjisë në “Acibadem Sistina”

Departamenti i kardiokirurgjisë “Sv. Ilija” / “Shën Ilija” është ndërtuar sipas standardeve më moderne botërore, ofron një spektër të plotë të intervenimeve kardiokirurgjike. Departamenti përbëhet nga ekip profesional kirurgësh, anesteziologësh, kardioperfuzionistësh, infermieresh, fiziterapistësh dhe ndihmësmjekësh, të trajnuar posaçërisht dhe të udhëhequr nga Prof. Dr. Salis Taxher, shef dhe themelues i repartit me më shumë se 30 vjet përvojë.

Shpërndaj