Këmbë diabetike

Arteriet janë si një pemë. Aorta është trungu i cili degëzohet  dhe përfundon me degëzim të gjetheve. Arterioskleroza si një proces i depozitimit të substancave yndyrore  dhe kripërat e kalciumit pekin trungun, degët e mëdha dhe deri tek degët e gjetheve, ndërsa sëmundja e sheqerit i shkatërron degët e gjetheve.  Sipas Dr. Mitko Karagjozov, kirurg torakovaskular në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, tek pacientë me sëmundje shumëvjeçare të sheqerit ndodh shkatërrimi i enëve të gjakut, ose ndryshe shkatërrimi i degëve të vogla të gjetheve, kështu ndodh angiopatia diabetike. E gjithë kjo çon në reduktimin e ushqimit të indeve në periferi.

Arteriet janë si një pemë. Aorta është trungu i cili degëzohet  dhe përfundon me degëzim të gjetheve. Arterioskleroza si një proces i depozitimit të substancave yndyrore  dhe kripërat e kalciumit pekin trungun, degët e mëdha dhe deri tek degët e gjetheve, ndërsa sëmundja e sheqerit i shkatërron degët e gjetheve.  Sipas Dr. Mitko Karagjozov, kirurg torakovaskular në Spitalin klinik “Acibadem Sistina”, tek pacientë me sëmundje shumëvjeçare të sheqerit ndodh shkatërrimi i enëve të gjakut, ose ndryshe shkatërrimi i degëve të vogla të gjetheve, kështu ndodh angiopatia diabetike. E gjithë kjo çon në reduktimin e ushqimit të indeve në periferi.

Kirurgjia emergjente

Anatomia e gishtave dhe e këmbëve është po aq e vështirë sikurse edhe vetë trajtimi kirurgjik në mjekësi. Infeksioni përhapet shpejtë dhe kërkon ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme dhe doza të larta të terapisë me antibiotikë me një qëllim të vetëm për të ndaluar infeksionin në mënyrë që të mos arrijmë deri në humbjen e gishtave, një pjesë të këmbës, të gjithë këmbën madje dhe kokën. Këto infeksione çojnë në vdekjen e indeve – nekroza e  cila ngadalë shdërrohet në gangrenë në një pjesë të këmbës ose në pjesën e poshtme të gjurit . Këmba  diabetike është një sëmundje veçanërisht e rëndë sepse është sëmundje e pacientëve me arterie përgjithësisht të dëmtuara në të gjithë organizmin për shkak të sëmundjes së sheqerit dhe jo rrallë për shkak të arterieve të dëmtuara  nga arterioskleroza  dhe si sëmundje kërkon përqasje ekipore dhe trajtim nga endokrinologë, kardiologë, diagnostikues me eksperiencë  (doktorë të cilët merren me diagnostikimin radiologjik të sëmundjeve të arterieve) dhe kirurgë. 

Trajtimi në spitalin klinik “Acibadem Sistina”

Sëmundja është tepër serioze dhe kërkon  intervenim të menjëhershëm  dhe komplet sepse kjo sëmundje ka një zhvillim tepër të shpejtë. Spitali klinik “Acibadem Sistina” disponon një ekip profesionl  i cili është i përgatitur 24 orë për të pranuar të gjithë pacientët dhe për të kryer diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të arterieve me teknologji të lartë, me ekspertë të lartë në endokrinologji, kardiologji, neurologji, dietologji, kirurgë vaskularë. Ekipi i doktorëve me trajtimet kirurgjike të përditshme me mjekimin e plagëve të këmbëve bën që të parandalohet infeksioni  dhe vdekja e indeve me anë të zbulimit të sëmundjes në kohë, të rindërtimit të arterieve me anë të të cilës përmirësohet ushqimi i indeve dhe në këtë mënyrë parandalohet dhe shfaqja e diabetit në këmbë. Tek të gjithë pacientët me sëmundje sheqeri gjëja më e rëndësishme është marrëdhënia serioze me vetveten, gjë kjo e cila do t’ju ndihmojë që të parandaloni shfaqjen e diabetit në këmbë dhe duhet theksuar se kjo sëmundje është shumë e vështirë për tu shëruar.

Traumat në këmbë

Kur bëhet fjalë për këmbët, ato janë të ekspozuara ndaj shumë traumave, siç është  lëndimi gjatë prerjes së thonjve, bllokimi i thoit në mish, trauma e gishtave nga shtrëngimi i këpucëve për shkak të së cilës krijohen plagë tek gishtërinjtë dhe tek  këmbët. Shpesh shfaqen edhe djegie tek këmbët për shkak të reduktimit të ndjeshmërisë ndaj të nxehtit  për shkak të neuropatisë. Prandaj, pacientët me sëmundje sheqeri  duhet të tregojnë kujdes të veçantë gjatë prerjes së thonjve dhe gjatë larjes së këmbëve fillimisht duhet të provojnë me dorë nëse uji është shumë i nxehtë  dhe më pas t’i vendosin këmbët poshtë çeshmës. Në rast se ju shfaqet ndonjë plagë në këmbë, kjo do të thotë se në atë zonë ku është shfaqur plaga, ushqimi i indeve është i reduktuar për shkak të angiopatisë diabetike. Ajo është një plagë e hyrjes së infeksioneve e cila mund të progresojë jashtëzakonisht shpejtë për shkak se organizmi nuk mund të luftojë me infeksionin pasi  enët e gjakut nuk funksionojnë.

Shpërndaj